LIVE UPDATES
Bota

Gjermania ashpërson masat, miraton rregulloret e reja për emigrantët pa leje qëndrimi, pr.ligji pritet me kritika brenda koalicionit

Dëbimet më të shpejta dhe më shumë të azilkërkuesve të refuzuar shërbejnë për të krijuar “kapacitete të mjaftueshme” për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje të vërtetë në Gjermani. Shoqata humanitare “Pro Asyl” e kritikoi vendimin e qeverisë gjermane për “ashpërsim të diskutueshëm të masave nga ana ligjore”.

25 Tetor 2023, 17:56 Nga a.l
Gjermania ashpërson masat, miraton rregulloret e reja për
Foto ilustruese

GJERMANI- Megjithë kritikat nga radhët e partisë Të Gjelbrit, partnere e koalicionit qeverisës në Gjermani, të mërkurën (25.10.) kabineti qeveritar miratoi rregulloret e reja të ashpërsuara për dëbimin e personave pa leje qëndrimi që duhet të largohen nga Gjermania. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser tha se “kjo paketë masash restriktive” është e nevojshme për të “kufizuar ndjeshëm” migracionin ilegal në Gjermani. Dëbimet më të shpejta dhe më shumë të azilkërkuesve të refuzuar shërbejnë për të krijuar “kapacitete të mjaftueshme” për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje të vërtetë në Gjermani. Shoqata humanitare “Pro Asyl” e kritikoi vendimin e qeverisë gjermane për “ashpërsim të diskutueshëm të masave nga ana ligjore”.

Që në shkurt kancelari gjerman, Olaf Scholz kishte folur për dëbime konsekuente, kur tha në Bundestag se “kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, ai duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet. Së fundmi në Gjermanijetonin rreth 280.000 vetë që nuk kanë leje qëndrimi dhe duhet të largohen nga Gjermania. Por në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar. Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shembull për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet. Nga ana tjetër shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen fshihen.

“Kjo do të ndihmojë”

Në verë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser paraqiti idetë e para se si mund të bëhen më efektive dëbimet. Para dy javësh politikanja socialdemokrate prezantoi draftin e projektiligjit që u miratua të mërkurën. Në të parashikohen një sërë masash: Më shumë kompetenca për policinë dhe më shumë kohë për autoritetet për përgatitjen e dëbimeve. Kështu ata që duhet të dëbohen nga Gjermania mund të mbahen më gjatë në të ashtuquajturin “Abschiebehaft” -burgim për një kohë të caktuar, që nuk nënkupton dënim të personit, por përgatitjen e dëbimit -në 28 ditë jo 10 ditë si deri më tani. “Nga njëra anë kemi zgjatur ndalimin për shkaqe dëbimi, kjo është sigurisht një pikë”, tha Faeser. Nga ana tjetër kontrabandistët do të dëbohen më shpejt.

Përveç kësaj policia merr të drejtën të kërkojë personat që janë të detyruar të largohen nga Gjermania në strehimoret e përbashkëta edhe në dhomat e bashkëbanorëve. Dhe në fund dëbimet e personave me detyrim largimi nuk do të paralajmërohen më, përveç rasteve të familjeve me fëmijë nën 12 vjeç. Ministrja Faeser shpreson që të arrijë në këtë mënyre uljen e migracionit ilegal. “Kjo do të ndihmojë”, tha Faeser.

Koalicioni i dyzuar

Brenda partive të koalicionit qeverisës në Gjermani masat e parashikuara nuk kanë gjetur gjithmonë mbështetje. Kritika kanë ardhur nga disa pjesë të Partisë Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbrit, si politikanja Filiz Polat. “Sipas pikëpamjes sonë këto janë ndërhyrje masive në të drejtat themelore.E drejta e dëbimit duhet të ashpërsohet -sipas qëndrimit tim kjo është jo-proporcionale dhe shumë e rëndë.”

Nga ana e partneres të vogël të koalicionit, Partisë Demokratët e Lirë, FDP dëgjohen tone miratuese. Për drejtuesin ekzekutiv të grupit parlamentar liberal, Stephan Thomae është e qartë. “Shteti duhet të krijojë edhe kushtet, që vendimet e tij të zbatohen.”

Olaf Scholz kërkoi mbështetjen e opozitës

Pas vendimit të qeverisë projektligji kalon në Bundestag. Ndoshta edhe për shkak të devijuesve brenda radhëve të koalicionit, kancelari kërkoi mbështetjen e opozitës duke i drejtuar letër kreut të Partisë Kristiandemokrate, CDU, Friedrich Merz për të mbështetur këtë projektligj. Nga opozita janë dhënë sinjale të përmbajtura miratuese. “Ky është një hap i vogël në drejtimin e duhur”, është shprehur drejtuesi ekzekutiv i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Thorsten Frei.

AfD shikon konfirmim të politikës së saj, E Majta kritikon

Drejtuesja e AfD, Alice Weidel i cilësoi planet e ministres së Brendshme si kopje të kërkesave të partisë së saj. “Nga një panik i qartë natyrisht merren tani edhe kërkesat e AfD-së.” Kurse E Majta kritikon marrjen e narrativave të djathta në politikën e refugjatëve. Zëdhënësja për politikën e migrimit në partinë E Majta, Clara Bünger shikon në këtë projektligj shkelje të proporcionalitetit dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor veçanërisht tek “dëbimet e palajmëruara pas qëndrimit të gjatë.”. Për shkak se shumë vende refuzojnë të marrin të dëbuarit dhe marrëveshjet e ripranimit kërkojnë kohë të gjatë, nuk dihet ende, se çfare efekti do të kenë masat e ashpërsuara./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri