LIVE UPDATES
Bota

Gjermania do t'u bashkohet liderëve në automobilët elektrikë

Automobili elektrik e ka tronditur shtetin e madh të automobilëve. Por gara për gjermanët nuk ka përfunduar, shkruan Auron Dodi.

9 Shtator 2023, 12:48 Nga k.m.
Gjermania do t'u bashkohet liderëve në automobilët
Foto ilustruese

Me deklarata të vendosura liderët politikë të Gjermanisë po përpiqen ta mbajnë në shina një diskutim që ka nisur në Gjermani për të ardhmen e industrisë automobilistike gjermane. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz mbrojti në panairin e automobilëve IAA 2023, që po mbahet në Mynih aftësinë konkurruese të automobilëve gjermanë.

"Aftësia konkurruese ndërkombëtare e industrisë automobilistike gjermane as diskutohet", tha Scholz. Nuk është rastësi tha ai që pionieri i automobilëve elektrikë, Tesla, e ndërtoi në Brandenburg fabrikën e tij. Ndërsa kryeministri bavarez Markus Söder tha se landi i tij federal ndihet i përkushtuar ndaj automobilëve.

"Bavaria është një land automobilëve", automobili është "pjesë e ADN-së sonë bavareze", tha ai.

Deklaratat bëhen në sfondin e diskutimeve që zhvillohen këto kohë në publik me të cilat industrisë gjermane të automobilëve i parashikohet rrënimi. Sipas disa kritikëve ajo ka një prapambetje të pariparueshme te automobilët elektrikë. Shfaqja me vetëbesim të madh, për herë të parë masivisht, në Panairin e Automobilëve në Mynih e prodhuesve kinezë të automobilëve elektrikë (me 70 firma) i ka nxitur kritikët. Shoqatat e automobilistëve kërkojnë çmime energjie të përballueshme, më pak taksa e burokraci, që puna t'ia vlejë.

Motorit me djegie të brendshme i kanë vënë datë skadence

Diskutimi është i kuptueshëm, pasi Evropa dhe në këtë kuadër Gjermania po ndeshen me një konkurrencë me agresive se pritej nga industria kineze e automobilëve. Për Gjermaninë është në lojë e ardhmja e njërës nga industritë kyçe të vendit: pothuajse 1 milion vende pune në Gjermani varen sot drejtpërdrejt nga industria automobilistike. Mbi 3 milionë vetura (3.096.165) u prodhuan në Gjermani, sipas të dhënave të fundit në dispozicion (2021) (për krahasim Franca (918.000), Britania e Madhe (859.575) prodhuan në të njëjtën kohë më pak se një milionë vetura secila). Kjo shifër për Gjermaninë është megjithate larg shifrës rekord të vitit 2016, kur u prodhuan pothuajse 6 milionë vetura (5.746.808).

Prodhimi zotërohet nga koncernet e Volkswagenit- koncerni më i madh automobilistik në botë - nga Daimler e nga BMW, si dhe shoqëritë bija amerikane dhe franceze, Ford dhe Opel.

Gjermanët dhe evropianët e tjerë e shohin veten nën presion edhe sepse motorit me djegie të brendshme i kanë vënë datë skadence. Automjete të reja, thjesht me motor me djegie mund të shiten në BE vetëm deri në vitin 2035, pra edhe 12 vjet. (Me këmbënguljen e Gjermanisë dhe Italisë KE pritet ta zgjasë këtë afat për automjetet që funksionojnë me karburante të prodhuara me karbon të kapur nga atmosfera dhe hidrogjen të kapur nga energjia elektrike e rinovueshme).

Tre sfidat e industrisë automobilistike gjermane

Industria automobilistike në Gjermani ndodhet para tre sfidave: ndryshimit të klimës, që solli vendimin për automjetet elektrike; ndryshimit teknologjik dhe rritjes së konkurrencës së përbotshme.

Është fakt që shpikësja e automobilit, Gjermania i konstatoi me vonesë përparësitë e automjeteve elektrike. Sukseset e jashtëzakonshme në shitjen e automjeteve me motorë me djegie të brendshme ndoshta i përkundën në siguri të gabuar prodhuesit gjermanë të automobilëve. Me guxim Tesla amerikane hapi rrugë të reja me automjetet e saj elektrike. Prodhuesit kinezë të automobilëve shfrytëzuan gjithashtu shansin që u ofroi ndryshimi teknologjik.

Në automjetet me motor me djegie, për të cilat janë të famshëm inxhinierët gjermanë, kinezët nuk u bënë asnjëherë konkurrentë seriozë. Automjetet elektrike nga ana tjetër janë teknikisht më të thjeshta. Me sponsorizim të madh nga qeveria, ndërtuesit kinezë investuan herët në teknikën e automjeteve elektrike dhe në rrjetëzimin e tyre. Në prill të këtij viti, në panairin e automjeteve në Shangai, gjermanët panë me admirim sa kishte përparuar Kina në tre vitet e mbylljes së pandemisë.

Gara për gjermanët nuk ka përfunduar

Megjithë presionin nga konkurrenca, gara për industrinë gjermane të automobilëve nuk është e humbur. Dhe kjo për shumë arsye.

Industria gjermane e automobilëve ka kapërcyer tashmë disa kriza në 100 vitet e fundit. Në vitet '70-'80 ajo reagoi ndaj krizës së naftës duke ndërtuar automjete më kursimtare; krizën ekonomike në fillim të viteve '90 koncernet gjermane si VW e përballuan me model të ri të kohës së punës (javë me katër ditë); krizën financiare të 2008-ës, koncernet automobilistike e pëballuan me ndihmë nga shteti: kompensim për punë me orar të reduktuar, kompensim për blerjen e një automjeti të ri dhe për dërgimin për skrap të automjeteve të vjetra.

Sfidat aktuale konsiderohen prej disave ekzistenciale. Aftësitë e inxhinierëve gjermanë tradicionalisht janë veçanërisht të shquara në ndërtimin e motorëve me djegie, të karoserive, në mekanikën e automjetit dhe në lehtësinë e përdorimit të automobilëve.

Zemra e automjetit sot megjithatë është programi kompjuterik që e drejton automjetin, software. Automjetet e sotme elektrike janë „platforma të dhënash me rrota." Pjesët kryesorë të automjetit elektrik sot janë bateria, motori elektrik, elektronika e energjisë së automjetit, karikuesi i automjetit elektrik.

Automobili elektrik e ka tronditur shtetin e madh të automobilëve. Por gara për gjermanët nuk ka përfunduar, shkruan Auron Dodi.Automobili elektrik e ka tronditur shtetin e madh të automobilëve. Por gara për gjermanët nuk ka përfunduar, shkruan Auron Dodi.
Mercedes-Benz Vision One-ElevenFotografi: Sven Hoppe/dpa/picture alliance
Përparësitë e Gjermanisë si vend i prodhimit të automobilëve

Prodhuesit gjermanë të automobilëve, megjithë vonesën, ka vite që e kanë nisur kursin për të kapur liderët botërorë, Teslan dhe të tjerët: Volkswagen dhe Audi, Daimler dhe BMW kanë investuar prej vitesh me miliarda euro për tranzicionin në elektromobilitet.

Gjermaninë e mbështesin në tranzicion tradita e gjatë e ndërtimit të automjeteve, rrjeti i furnizuesve kompetentë dhe mbi të gjitha, formimi profesional i shkëlqyer i punonjësve. Prej fundit të shekullit të 19-të, Gjermania është gjithashtu lidere botërore në prodhimin dhe eksportin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Ende Gjermania është një vend i madh automobilësh, për ta shprehur me fjalët e një përfaqësuesi kinez në panairin e Mynihut. Të paktën 64% të automjeteve që prodhon Gjermania i eksporton.

Shifrat e prodhimit të automobilëve elektrikë janë gjithashtu domethënëse: gjysma e automjeteve elektrike që shiten sot në Evropë prodhohen në Gjermani (këtu përfshihet edhe prodhimi i Teslas). Për sa i përket automjeteve elektrike të regjistruara në Gjermani, në gusht Volkswageni ia kaloi Teslas (mbi 41.000 automjete përballë 38.000 automjete).

Automobili elektrik e ka tronditur shtetin e madh të automobilëve. Por gara për gjermanët nuk ka përfunduar, shkruan Auron Dodi.Automobili elektrik e ka tronditur shtetin e madh të automobilëve. Por gara për gjermanët nuk ka përfunduar, shkruan Auron Dodi.

Pozicioni teknologjik i industrisë automobilistike gjermane

Studime të ndryshme kanë konstatuar se deri pak vite më parë (2017) ndërtuesit gjermanë të automobilëve kanë zotëruar 20% të tregut për shitjen e automjeteve elektrike, ashtu si me automjetet konvencionale. Kurse në automjetet hibride, pra në automjetet elektrike si me bateri, ashtu edhe me motor me djegie, gjermanët kanë zotëruar 40% të tregut.

Në patentat për bateritë për automjetet elektrike, Gjermania është nga lojtarët kryesorë globalë, 10-15% e patentave për këto bateri i kanë gjermanët. Dobësi ka në prodhimin e celulave të baterive, për shkak të lëndëve të para. Për këto gjermanët kanë nisur bashkëpunime me amerikanët.

Gjermanët zotërojnë shumë patenta edhe për elektronikën e energjisë së automjetit dhe për karikuesit e automjetit elektrik. Edhe për sa i përket prodhimit dhe eksportit të motorëve elektrikë gjermanët kanë pozicion të mirë.

Disa modele automjetesh elektrike gjermane konkurrojnë tashmë me sukses në tregun botëror. Audi e-Tron, Mercedes EQS, Porsche Taycan, Volkswageni me Enyaq të Skodas, janë modelet më të suksesshme. Në shifra: në vitin 2023, 20% e automjeteve që eksporton Gjermania janë automjete elektrike.

Për sa i përket software-s së automjetit, BMW ka ndërtuar programin e saj BMW OS7, Daimler MB. OS kurse VW sistemin VW.OS. Pritet të shihet sa shpejt do ta përballojnë sistemet gjermane konkurrencën e TESLA-s, por edhe të sistemeve kineze.

Aftësi krijuese konkurruese të inxhinierëve gjermanë

Inxhinierët gjermanë shquhen për kreativitet. Në një vlerësim sasior dhe cilësor të 29 koncerneve botërore automobilistike dhe 90 markave, që u bë sivjet nga Center of Automotive Management (CAM), si koncerne kryesojnë gjermanët për risitë, të pasuar nga kinezët. Është fjala për risi teknike në automjet që përmirësojnë ndjeshëm përfitimin e klientit në krahasim me të kaluarën, risi në motorët elektrikë, në udhëtimet autonome, në konektivitet.

Grupi i Volkswagenit dhe Daimler zënë vendin e parë e të dytë, me përkatësisht 160 dhe 145 risi teknike. Pasohen nga dy koncerne kineze. BMW vjen në vend të 7-të me 90 risi.

Platforma të përbashkëta prodhimi me amerikanët dhe kinezët

Veç aftësivë që zotërojnë, për të konkuruar në këtë fushë, inxhinierët gjermanë të koncerneve po ndërtojnë platforma të përbashkëta prodhimi me amerikanët dhe kinezët.

Për të prodhuar bateritë e automjeteve, BMW ka planifikuar të ngrejë në Gjermani një fabrikë me zhvilluesen amerikane të baterive, Solid Power. Volkswageni është sponsori kryesor i startup-it të Silicon Valley-t QuantumScape, që po ndërton prototipe baterish moderne për koncernin gjerman.

Koncerni i Volkswagenit do të përdorë platformat e automjeteve të prodhuesit kinez të automobilëve Xpeng për produktet e tij. BMW po zhvillon me koncernin kinez Muri i Madh platformën për automjetet më të vogla elektrike Mini Cooper S. Daimler prodhimin e automjetit më të vogël SMART ia ka lënë koncernit kinez Geely.

Automjetet elektrike pak të përhapura

Infrastruktura për ngarkimin e automjeteve elektrike është vendimtare që automjetet elektrike të përhapen më shpejt në Gjermani dhe në Evropë. Elementi i dytë është shpejtësia e ngarkimit të automjetit elektrik. Të dyja këto probleme qeveria gjermane ka vendosur t'i mënjanojë.

Javët e ardhshme Gjermania do të miratojë një ligj, që i detyron pronarët e pikave të karburantit të instalojnë ngarkues të shpejtë për automjetet elektrike, me të paktën 150 kilovat. 1 milionë pika ngarkimi do të ngrihen deri në vitin 2030. Aktualisht në Gjermani ka mbi 90.000 pika ngarkimi publike dhe 700.000 private. Banka Gjermane për Zhvillimin do t'i subvencionojë me kredi pikat private të ngarkimit, në kombinim me panelet djellore dhe ruajtësit e energjisë.

Edhe koncernet automobilistike vetë, VW, Mercedes-Benz, BMW, Ford dhe Hyundai me një operator të posaçëm (Ionity) do të ndërtojnë pika të ngarkimit të shpejtë për automjetet elektrike.

Gjermanët po tregojnë interes edhe për përdorimin e hidrogjenit në industrinë automobilistike. Ata janë bashkuar me evropianë të tjerë dhe eksperimentet e para janë premtuese.

Marrëdhënia e veçantë e gjermanëve me automobilin

Në botë, automobilët gjermanë i çmojnë lart për fuqinë, për shpejtësinë dhe rezistencën e tyre. Epiteti "dragoj fluturues” i ka shoqëruar rregullisht këto vepra arti të inxhinierëve gjermanë.

Kurse në Gjermani, për vendasit automobili është një mit, ai është simbol i lirisë, i pavarësisë. Këto përcaktime gjermanët i lidhin me automobilët konvencionalë dhe jo me ata elektrikë.

Automobili është për gjermanët më tej një objekt i çmuar me vlerë, jo thjesht një objekt përdorimi, si shihet ai p.sh. nga fqinjët francezë. Me markën dhe klasën e automobilit shumë gjermanë lidhin edhe statusin shoqëror.

Ndonëse kjo traditë po lëkundet disi në brezin më të ri, që preferon për lëvizshmëri edhe mjete më miqësore ndaj ambjentit, si biçikletat (elektrike), skuterat elektrikë, gjermanët janë larg braktisjes së automobilit.

Gara për çmimin

Gara sot bëhet për çmimin e automjeteve elektrike. Përparësi e automjeteve kineze është çmimi i tyre i ulët (edhe në sajë të sponsorizimit të prodhimit nga qeveria kineze): ato kushtojnë mesatarisht rreth 40% më pak se automjetet gjermane. Kjo lidhet edhe me faktin se kinezët ofrojnë mjaft automjete të vogla dhe të mesme. Automjetet elektrike gjermane janë kryesisht luksoze, megjithëse portofoli i prodhuesve gjermanë po zgjerohet me modele të reja.

Industria automobilistike gjermane ka arritur gjëra të jashtëzakonshme në 100 vitet e fundit. Baza që gjermanët ta vazhdojnë edhe në këtë fushë këtë histori suksesi teknologjik ekziston. Në epokën e individualistëve, në segmentin e automjeteve luksoze elektrike gjermanët kanë një pozicion të fortë, përballë "brumit uniformë" të gjithë të tjerëve./DW

gjermani

Sondazh

Poll
Bota 9 Shtator 2023, 09:35 A.B

Pse Putin nuk mori pjesë në Samitin G-20?

Vladimir Putin RUSI- Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin, du...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion