Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke folur për ndikimet ruse në rajon, Baerbock tha se ka nga ata që duan të dobësojnë shtetet demokratike.
MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka treguar qartë se është e përkushtuar për të punuar drejt reformave që do ta sjellin atë në Bashkimin Evropian, tha Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Bearbock, në një konferencë për media me homologun malazez Filip Ivanoviç të hënën në Podgoricë.
"Qeveria po bën një punë të shkëlqyer për zgjidhjen e çështjeve të hapura në fushën e drejtësisë. Zbatimi i reformave kërkon aftësi udhëheqëse dhe tani ka vetëm një rrugë për qeverinë, që është rruga drejt BE-së. Kushtet e përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 duhet të arrihet deri në verën e këtij viti”, tha zonja Baerbock.
Ajo theksoi se zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri, veçanërisht pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
"Në procesin e anëtarësimit në BE, Mali i Zi i ka vendosur vetes synime shumë të mëdha. Por krah për krah ne po shkojmë drejt Bashkimit Evropian," tha zonja Baerbock.
Duke folur për ndikimet ruse në rajon, Baerbock tha se ka nga ata që duan të dobësojnë shtetet demokratike.
"Një nga shtyllat e rëndësishme në kohë të vështira është forcimi i sigurisë juridike. Sigurimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe BE dhe për ne është e rëndësishme që Mali i Zi t'i ketë të dyja këto sigurime. Ne po punojmë intensivisht dhe po e forcojmë atë rrugë." tha Berbok.
Ministri i jashtëm i Malit të Zi, Filip Ivanoviç shprehu vullnetin e fortë drejt integrimit evropian.
"Ne besojmë se procesi i zgjerimit është real dhe i realizueshëm dhe për këtë kemi vendosur që të gjitha kapacitetet tona t'i vëmë në shërbim të integrimit evropian të Malit të Zi. Ky është qëllimi ynë kryesor", tha ministri Ivanoviç.
Zoti Ivanoviç theksoi se vizita e ministres gjermane vjen në momentin e "reformave të mëdha" të Malit të Zi në rrugën e tij evropiane./ VOA
Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi KOSOVA- I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, d...
Foto ilustruese KOSOVA- Banka Qendrore e Kosovës përmes komunikimit elektronik (SMS) u ka bërë thirrje qytetarëve të që ...
Dmitry Peskov RUSI- Kremlini dënoi sot "ndërhyrjen e drejtpërdrejtë" të Perëndimit në Ukrainë pasi mediat...
orteku ITALI- Një ortek u shkëput nga një shpat mali në verilindje të Italisë pranë kufirit me Austrinë, ...
Jack Teixeira SHBA- Një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore është deklaruar fajtor për postimin e dhjetëra dokumentev...
Foto Ilustrim TURQI- Një tërmet me magnitudë 4.9 ka rënë në rajonin Yenice të prefekturës Daradanellia (Canakkale) ...
foto ilustruese GAZA- Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) raportoi se fëmijët po vdesin nga uria n&...
Lufthansa GJERMANI- Organizata sindikale Verdi po thërret stafin tokësor të Lufthansa -s për një mobilizim t&e...
Foto Ilustrim HAITI- Qeveria e Haitit shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 72-orëshe të dielën pasi bandat e armatosur...
Barbara Balzerani ROMË- Barbara Balzerani ish-anëtarja e Brigadave të Kuqe ka vdekur në Romë në moshën 75-vje&...