Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Brukseli “dështoi të marrë në konsideratë të gjitha rrethanat relevante në shqyrtimin e kohëzgjatjes së klauzolave të kontratave që Komisioni i kishte cilësuar abuzive”, tha gjykata.
BRUKSEL- Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka anuluar një gjobë prej 1.49 miliard eurosh të vënë nga Brukseli kundër gjigantit teknologjik amerikan, Google, për abuzim të dominimit në fushën e reklamave online.
“Gjykata e Përgjithshme anulon vendimin e Komisionit [Evropian] në tërësinë e tij”, tha gjykata me seli në Luksemburg, nëpërmjet një komunikate, duke shtuar se “institucioni kreu gabime gjatë shqyrtimeve”.
Brukseli “dështoi të marrë në konsideratë të gjitha rrethanat relevante në shqyrtimin e kohëzgjatjes së klauzolave të kontratave që Komisioni i kishte cilësuar abuzive”, tha gjykata.
Komisioni Evropian, rregullator me ndikim i konkurrencës në BE, tha se “do të studiojë me kujdes gjykimin dhe do të reflektojë për hapat e mundshëm të radhës” që mund të përfshijnë edhe apelin.
Gjykimi do të lehtësojë Google, pasi gjykata më e lartë e BE-së javën e kaluar konfirmoi një gjobë të vënë ndaj kompanisë më 2017, me vlerë prej 2.42 miliardë eurosh, për abuzim të dominimit përmes favorizimit të shërbimit të saj për krahasimin e ofertave.
Si pjesë e një nisme të madhe për të luftuar abuzimet e gjigantëve të teknologjisë, BE-ja ndëshkoi Google me gjoba që kapin vlerën e përgjithshme të 8.2 miliardë eurove, ndërmjet viteve 2017 dhe 2019, për shkak të shkeljeve të ligjeve të konkurrencës.
Gjoba prej 1.49 miliard eurosh është e treta nga këto ndëshkime, e fokusuar ndaj shërbimit AdSense të Google.
Por, betejat e gjata ligjore ndërmjet Google dhe BE-së nuk përfundojë këtu.
Google është duke sfiduar edhe një gjobë prej 4.3 miliardë eurosh që Brukseli ia ka shqiptuar për shkak të vënies së kufizimeve në telefonat me sistemin Android, për të favorizuar biznesin e saj të kërkimeve në internet.
Gjoba e 2018-tës mbetet më e larta e shqiptuar ndonjëherë nga BE-ja për shkelje të ligjeve të konkurrencës./REL
Foto ilustruese AUSTRALIA- Policia australiane ka njoftuar se depërtuar në aplikacionin 'Ghost', një program i koduar komunikimi global i nd...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan ka falënderuar gruan që pikasi autorin që dyshohet se po planif...
foto ilustruese SPANJË- Një turiste gjermane vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen të hënën, rreth 500 kilometra larg arkipela...
Kate Middleton UELLS- Princesha e Uellsit Kate Middleton është kthyer në punë për herë të parë...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Votuesit në SHBA shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presi...
foto ilustruese EVROPA QËNDRORE- Vullnetarë dhe punonjës të shërbimeve emergjente punuan gjatë natës ndërmjet t&eum...
ITALI- Disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore janë goditur nga përmbytjet shkatërruese gjatë ditëve të fundit pasi...
Hëna SHBA- Një superhëna ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjes...
liderët evropianë EVROPË- Vlerësimet e popullaritetit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz janë ndër më të ul&e...
Antony Blinken KARJO- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet sot në Kajro për të diskutuar për armëpushim midis Izra...