11 Tetor 2024, 17:45
Nga N.F
Foto ilustruese
BOSNJE- Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka pezulluar të premten një pjesë të kurrikulës së arsimit fillor në entitetin serb të Bosnjës, Republika Sërpska, e cila paraqet si heronj të dënuarit serbë për krime lufte gjatë luftës së viteve 1992/1995.
Ministria e Arsimit e Republikës Sërpska e solli një modul rreth luftës në Bosnjë dhe shkaktarët e saj nga këndvështrimi serb për nxënësit e klasës së nëntë. Sipas këtij moduli, ish-lideri politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiç– portretizohen si figura historike që mundësuan krijimin e Republikës Sërpska.
Karaxhiç dhe Mlladiç janë dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë. Lufta shkatërruese në Bosnje, gjatë të cilës u vranë mbi 100.000 njerëz dhe rreth dy milionë të tjerë u zhvendosën, përfundoi pas një marrëveshje për paqe të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit.
Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, Bosnja është ndarë në dy entitete autonome - Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska - plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion.
Në një seancë të premten, gjykata vendosi ta pezullojë me efekt të menjëhershëm pjesën e kurrikulës që merret me luftën dhe krijimin e entitetit serb, pas kërkesës së 13 anëtarëve të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës.
Duke e shpjeguar pezullimin e përkohshëm deri në marrjen e një vendimi final, gjykata tha se zbatimi i atij moduli të kurrikulës rrezikon shkaktimin e përçarjeve dhe ndarjeve shtesë në mesin e nxënësve të etnive të ndryshme. Në praktikë, gjykata shumetnike ka pushtet të kufizuar për ta bërë të detyrueshëm zbatimin e vendimeve të saj.
Republika Sërpska i ka tërhequr gjykatësit serbë në shenjë proteste kundër pranisë së vazhdueshme të gjykatësve të huaj që shërbejnë në bazë të marrëveshjes për paqe. Liderët serbë thonë se nuk e respektojnë vendimet e gjykatës dhe i kanë shpërfillur ato në të kaluarën.
Lideri i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili është i sanksionuar nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara për shkeljen e provizioneve të Marrëveshjes së Dejtonit, ka bërë thirrje vazhdimisht për ndarjen e entitetit serb nga Bosnja dhe bashkimin e tij me Serbinë./REL
bosnje gjykata e bosnjës te denuar per krime lufte
Bota
11 Tetor 2024, 17:26
E. D
pamje nga permbytjet
SHBA- Pamjet me dron zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Siesta Key, Florida, ku shtëpitë janë p&eum...
Bota
11 Tetor 2024, 17:11
E. D
pamje nga vendngjarja
GAZA- Pamje të rënda janë poblikuar në rrjete sociale pas sulmeve izraelite në një shkollë të...
Bota
11 Tetor 2024, 16:57
E. D
fotot ilustruese
EUROPË- Mbetjet e uraganit Kirk kërcënuan Evropën Perëndimore, me pemë të rrëzuara në Spanj&e...
Bota
11 Tetor 2024, 16:39
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe i forcave të NATO-s me seli në Napoli, admirali amerik...
Bota
11 Tetor 2024, 15:59
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Florida ka filluar pastrimin e rrugëve nga pemët e rrëzuara dhe rregullimin e linjave të energjisë el...
Bota
11 Tetor 2024, 16:25
N.F
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është zotuar të premten se vendi i tij do ta mbështesë Kievin me një pa...
Bota
11 Tetor 2024, 15:49
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Kur filloi operacionin e tij tokësor në Liban, Izraeli tha se qëllimi ishte të largonte grupin militant libanez...
Bota
11 Tetor 2024, 15:44
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Një ekuipazh helikopteri i Stacionit Ajror të Rojës Bregdetare në Miami shpëtoi një burr&eu...
Bota
11 Tetor 2024, 15:36
E. D
Antony Blinken
SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha të premten se kishte shqetësim të thellë në Azi rreth perspekt...
Bota
11 Tetor 2024, 15:32
N.F
Viktoria Roshchyna
UKRAINË- Ukraina njoftoi të premten se po heton vdekjen e gazetares ukrainase Viktoria Roshchyna e cila ishte në burg n&...