LIVE UPDATES
Bota

Google po i merr OpenAI fronin e IA-së për konsumatorët

Punonjësit lëvizin vrullshëm me biçikletat shumëngjyrëshe të kompanisë teknologjike. Kudo ka stenda dhe shfaqje anësore.

22 Qershor 2026, 07:45 Nga E.d
Google po i merr OpenAI fronin e IA-së për konsumatorët
Foto ilustruse

Kompleksi i amfiteatrit ku Google organizon konferencën e saj vjetore për zhvilluesit e software të ngjan më shumë me një panair sesa me një event teknologjik elegant. Në zonë janë parkuar automjete kampingu. Punonjësit lëvizin vrullshëm me biçikletat shumëngjyrëshe të kompanisë teknologjike. Kudo ka stenda dhe shfaqje anësore.

Në skenë, Sundar Pichai, drejtuesi i kompanisë, bën një shaka të lehtë për çipat e mbingarkuar të Google, të njohur si TPU, duke thënë se po “bien për të fjetur nga teraflops-at” (shakaja lidhet me faktin që çipat e Google po punojnë aq shumë sa “bien në shtrat” të lodhur nga llogaritjet).

Kur bëhet fjalë për Inteligjencën Artificiale, Google e ka lënë prej kohësh në hije krijuesin e iPhone, modelet e saj do të fuqizojnë shumë prej funksioneve të ardhshme të IA-së së Apple. Dhe tani duket se mund t’i rrëmbejë edhe OpenAI, krijueses së ChatGPT, fronin e IA-së për konsumatorët.

Më 19 maj, Google prezantoi një linjë të re agjentësh të IA-së, të fuqizuar nga modeli i saj më i fundit Gemini 3.5 Flash. Kjo përfshinte mjete për programim që rivalizojnë ato të OpenAI dhe Anthropic, por edhe agjentë të projektuar për të kryer detyra të ndryshme për përdoruesit e zakonshëm në jetën e përditshme.

Disa prej tyre do të shfaqen në aplikacionin Gemini, që përdoret nga 900 milionë njerëz çdo muaj. Të tjerë do të integrohen drejtpërdrejt në Google Search, që përdoret nga më shumë se 3 miliardë persona. Me pak fjalë, kompania po sjell agjentët e IA-së drejt masave.

Siç ndodh shpesh në Silicon Valley, shembujt që drejtuesit përdorën në skenë ngritën jo pak pikëpyetje. Sa shpesh do t’i duhej dikujt një agjent IA-je për të krijuar një prezantim për një festë fëmijësh me kështjella me ajër? Megjithatë, mjetet e prezantuara tregojnë potencial.

Një agjent i quajtur Gemini Spark do të mund të kontrollojë email-et ose të organizojë udhëtime në grup edhe pasi përdoruesi të ketë mbyllur laptopin apo të ketë lënë telefonin. Ndërkohë, “agjentët e informacionit” në Google Search do të jenë në gjendje të ndjekin turne sportive, ulje çmimesh në dyqane apo lëvizjet e bursës.

E gjithë kjo duket veçanërisht shqetësuese për OpenAI, që deri tani ka qenë lider në IA-në për konsumatorët. Pak pasi Google prezantoi familjen Gemini 3 të modeleve në nëntor, Sam Altman, drejtuesi i OpenAI, shpalli një “Code Red” për të nxitur punonjësit të përshpejtonin përmirësimet e ChatGPT.

Që atëherë, fokusi i laboratorit është zhvendosur drejt agjentit të tij për programim.

Por publikimi i Gemini 3.5 Flash, që Google thotë se është katër herë më i shpejtë se modelet e tjera më të avancuara, si dhe paketa e re e agjentëve, ka të ngjarë të ngrejë pyetje të reja mbi drejtimin që po merr chatbot-i kryesor i OpenAI. 

Investitorët janë qartazi optimistë për perspektivën e Google. Vlera në treg e Alphabet, kompania mëmë e saj, ndodhet tashmë shumë pranë 5 trilionë dollarëve, pasi kaloi 4 trilionë dollarë vetëm në janar (shih grafikun).

Megjithatë, suksesi i Google në IA po krijon edhe probleme. Sipas Pichai, numri i “tokens” (njësitë bazë që përdorin modelet e Inteligjencës Artificiale për të lexuar dhe prodhuar tekst), matësi i preferuar i Silicon Valley për përdorimin e IA-së, i konsumuar nga shërbimet e saj është rritur në 3.2 kuadrilionë në muaj, nga 480 trilionë një vit më parë.

Çdo “token” kërkon fuqi kompjuterike dhe për rrjedhojë para për t’u gjeneruar, ndaj shpenzimet kapitale të Google këtë vit do të arrijnë deri në 190 miliardë dollarë, gjashtë herë më shumë se katër vite më parë.

Për më tepër, këto para nuk vlejnë më sa dikur, sepse gjithçka, nga çipat tek energjia, është bërë më e shtrenjtë. Edhe për Google, ka kufij se sa mund të shpenzojë.

Ka disa zgjidhje të mundshme. Njëra është ulja e kostos për “token” duke e bërë teknologjinë më efikase, gjë që Google me siguri do ta bëjë. Një tjetër është vendosja e kufizimeve për përdorimin e IA-së.

Kufizime të tilla nuk u njoftuan gjatë eventit, por abonentët e Gemini u njoftuan më pas se ato do të zbatoheshin, megjithëse me kufij më të lartë se për përdoruesit joabonentë, sipas Richard Windsor nga Radio Free Mobile, një kompani kërkimore. Kufizimet e përdorimit mund të nxisin gjithashtu më shumë njerëz të paguajnë për abonim.

Një zgjidhje e tretë është mbështetja më e madhe te reklamat. Google beson se detajet më të shumta në pyetjet e IA-së do të jenë tërheqëse për reklamuesit.

Edhe pse kompania nuk ka integruar ende reklama në aplikacionin Gemini, ajo ka filluar t’i ndërthurë ato në përgjigjet me IA që jep shërbimi i kërkimit dhe së shpejti do të shtojë edhe shpjegime produktesh të gjeneruara nga IA pranë reklamave.

Pichai vuri në dukje gjatë konferencës se disa kompani “po konsumojnë tashmë të gjithë buxhetin vjetor të ‘tokens’ dhe jemi vetëm në maj”.

Konsumatorët nuk po e shtyjnë përdorimin në të njëjtën masë. Por sa më shumë të përdorin agjentët, aq më shumë kompanitë e IA-së do të duhet të gjejnë mënyra të reja për të fituar para prej tyre./ The Economist

google konsumatorët openai

Sondazh

Poll

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030