Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil u kërkoi kompanive ajrore të anulonin 40 për qind të fluturimeve të së premtes në aeroportet Charles de Gaulle, Orly dhe Beauvais që shërbejnë Parisin, gjysmën e fluturimeve në Nice dhe 30 për qind të fluturimeve në Marseille, Lyon dhe disa qytete të tjera.
FRANCË- Rreth 40 për qind e fluturimeve u anuluan të premten në të gjitha aeroportet e Parisit dhe dhjetëra mijëra pasagjerë u detyruan të riorganizojnë planet në kulmin e sezonit veror të udhëtimeve, për shkak të një greve të kontrollorëve francezë të trafikut ajror që po kërkojnë kushte më të mira pune.
Ndërprerjet nisën të prekin aeroportet në të gjithë Francën që të enjten dhe u intensifikuan të premten. Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil u kërkoi kompanive ajrore të anulonin 40 për qind të fluturimeve të së premtes në aeroportet Charles de Gaulle, Orly dhe Beauvais që shërbejnë Parisin, gjysmën e fluturimeve në Nice dhe 30 për qind të fluturimeve në Marseille, Lyon dhe disa qytete të tjera.
Pavarësisht anulimeve parandaluese, autoriteti paralajmëroi në një deklaratë se “priten ndërprerje dhe vonesa të gjata në të gjitha aeroportet franceze”.
Ryanair ishte mes kompanive ajrore që njoftuan ndërprerje të gjera, duke thënë në një deklaratë se kishte anuluar mbi 400 fluturime, duke prekur 70,000 pasagjerë. Kompania tha se greva ndikon në të gjitha fluturimet e saj mbi hapësirën ajrore franceze, si dhe në trafikun që hyn dhe del nga aeroportet franceze, dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian të reformojë rregullat e trafikut ajror.
Një nga dy sindikatat që po udhëheqin grevën, UNSA-ICNA, tha në një deklaratë se nuk ka mjaftueshëm punonjës për të përballuar rritjen e trafikut ajror dhe se inflacioni po gërryen pagat. Sindikatat po ashtu po kundërshtojnë masat e reja të reformës që synojnë mbikëqyrje më të rreptë të punës së tyre, të nxitura nga një pothuajse përplasje që ndodhi në aeroportin e Bordeaux-it.
Ministri i Transportit, Philippe Tabarot, e quajti të “papranueshme” kërkesat e sindikatës, dhe vendimin e tyre për të hyrë në grevë pikërisht kur mbyllen shkollat në Francë dhe shumë familje nisen për pushime./ REL
Foto SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë të ngushtë pro paketës së taksave dhe të shpenzimeve të Pres...
Foto SERBI- Studentët në Serbi kanë njoftuar një bllokadë të plotë të Beogradit dhe qyteteve të tjera t&e...
ahmed al sharaa SIRI- Simboli i ri kombëtar i Sirisë u zbulua të enjten nga qeveria Al-Sharaa në një ceremoni ...
foto ilustruese MOSKË- Rusia është bërë vendi i parë që njeh zyrtarisht sundimin e talebanëve, me Ministrin e Jasht...
donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve herët të martën se ishte i zhgënjyer me Pre...
Keir Starmer BRITANI- Keir Starmer mund të largohet nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Dy deputetë m...
foto ilustruese GJERMNI- Katër persona u plagosën në Gjermani në një tren që ishte nisur nga Hamburgu në drejtim të...
pamje nga vendngjarja GREQI- Një aksident ka ndodhur në pasditen e sotme në qendër të Heraklionit. Siç shihet ed...
Mikhail Gudkov RUSI- Ushtria ruse ka konfirmuar se gjeneralmajori Mikhail Gudkov, është vrarë pranë kufirit me Ukrainën. ...
Lucy Banks SHBA- Ish-ylli i OnlyFans, Lucy Banks, ka zbuluar momentin tronditës kur djali i saj 11-vjeçar mësoi për punën e n&e...