LIVE UPDATES
Bota

Grupi rus “Wagner” do t’i dërgojë Kievit trupat e ushtarëve të vrarë në Soledar

Grupi “Wagner” njoftoi më 11 janar se kishte kapur qytetin Soledar, dhe autoritetet e emëruara nga Rusia në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, thanë këtë javë se kanë nën kontroll qytetin e gjendur pranë minierave të kripës ku pati luftime intensive.

21 Janar 2023, 21:20 Nga k.m.
Grupi rus “Wagner” do t’i dërgojë Kievit trupat e
Foto ilustruese

Grupi privat ushtarak rus “Wagner” do të dërgojë trupat e ushtarëve ukrainas, të vrarë gjatë luftimeve në qytetin Soledar, drejt territorit që kontrollohet nga Ukraina, njoftoi të shtunën një faqe në internet e lidhur me themeluesin e këtij grupi, Yevgeny Prigozhin. Grupi “Wagner” njoftoi më 11 janar se kishte kapur qytetin Soledar, dhe autoritetet e emëruara nga Rusia në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, thanë këtë javë se kanë nën kontroll qytetin e gjendur pranë minierave të kripës ku pati luftime intensive.

Faqja në internet RIA FAN, pjesë e mediave të Prigozhin, citoi një komandant të grupit “Wagner” të thotë se një kompani mercenarësh do t’i dërgojë trupat nga Soledari drejt territorit të mbajtur nga ukrainasit, nëpërmjet katër apo pesë autokolonash me gjithsej 20 kamionë.

Njoftimi i së shtunës nuk informon se sa trupa do t’i riktheheshin autoriteteve ukrainase, por në të thuhet se forcat ukrainase kishin pësuar humbje të rënda në Soledar. Njoftimi thotë se Prigozhin kishte bërë të qartë se trupat e ushtarëve duhet t’i ktheheshin Ukrainës në një mënyrë “dinjitoze”, por nuk dha detaje të mëtejshme për operacionin e planifikuar.

Autoritetet ukrainase thanë gjatë luftimeve për Soledarin se forcat ruse kishin pësuar humbje të mëdha.

Prigozhin, i cili më parë qëndronte larg vëmendjes së mediave dhe mohonte lidhjet me grupin Wagner, pranoi në shtator se ai e ka themeluar këtë ushtri mercenarësh, që ka luajtur një rol kryesor në konflikt. Ai e përshkroi grupin “Wagner”, si një forcë plotësisht të pavarur, që ka avionë, tanke, raketa dhe artileri të vetat.

Të premten Shtetet e Bashkuara njoftuan se të vendosin javën e ardhshme sanksione shtesë kundër kompanisë ushtarake private ruse Wagner Group, për të cilën zyrtarët amerikanë thonë se ka ndihmuar ushtrinë ruse në luftën ndaj Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë të premten.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Departamenti i Thesarit do ta përcaktojë grupin Wagner, si një Organizatë Kriminale Ndërkombëtare.

Përcaktimi i grupit mercenar Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare sipas urdhrit ekzekutiv 13581 të SHBA-së ngrin çdo pasuri të tij në SHBA dhe u ndalon amerikanëve të japin fonde, mallra ose shërbime për grupin.

Muajin e kaluar Shtëpia e Bardhë tha se Grupi Wagner kishte marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut për të ndihmuar forcat ruse në Ukrainë, një tregues i rolit në rritje të atij grupi në konflikt.

"Ndërsa vlerësojmë se sasia e materialit që iu dha grupit Wagner nuk ka ndryshuar dinamikën e fushëbetejës në Ukrainë, ne parashikojmë që ajo të vazhdojë të marrë sisteme armësh nga Koreja e Veriut,"- tha ai. Kirby tha se presidenti rus Vladimir Putin është mbështetur gjithnjë e më shumë tek Wagner për mbështetje ushtarake, duke shkaktuar disa tensione në Moskë.

"Ne po shohim shenja, përfshirë të dhëna zbulimi, se tensionet midis Wagner-it dhe Ministrisë së Mbrojtjes ruse po rriten,"- tha ai.

"Wagner po bëhet një qendër fuqie rivale për ushtrinë ruse dhe ministritë e tjera ruse."

Ai tha se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se grupi Wagner ka aktualisht rreth 50,000 pjesëtarë të tij të dislokuar në Ukrainë, përfshirë 10,000 kontraktorë dhe 40,000 të dënuar të rekrutuar nga burgjet ruse.

"Informacionet tona tregojnë se Ministria ruse e Mbrojtjes ka rezerva në lidhje me metodat e rekrutimit të (grupit) Wagner. Pavarësisht kësaj, ne vlerësojmë se ka të ngjarë që Wagner të vazhdojë të rekrutojë të burgosur rusë,"- tha ai.

Grupi Wagner nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi komentet e Kirby-t./VOA

grupi wagner wagner

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet