LIVE UPDATES
Bota

Hamasi liron edhe një grup pengjesh dhe kërkon zgjatjen e armëpushimit

Në mesin e pengjeve që u lirua ishte Abigail Edan, një vajzë katërvjeçare me shtetësi izraelite dhe amerikane, prindërit e së cilës u vranë gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor, që nxitën luftën.

27 Nëntor 2023, 13:49 Nga a.l
Hamasi liron edhe një grup pengjesh dhe kërkon zgjatjen e
Izrael

IZRAEL- Armëpushimi i brishtë midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka vazhduar, përderisa grupi radikal të dielën ka liruar edhe 17 pengje, përfshirë 14 izraelitë dhe një amerikan. Në këmbim, Izraeli ka liruar 39 të burgosur palestinezë.

Në mesin e pengjeve që u lirua ishte Abigail Edan, një vajzë katërvjeçare me shtetësi izraelite dhe amerikane, prindërit e së cilës u vranë gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor, që nxitën luftën.

“Ajo ka përjetuar gjëra të paimagjinueshme”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, lidhur me pengun e parë amerikan që u lirua në bazë të armëpushimit katërditor. Biden tha se qëllimi i tij ishte që të zgjatej armëpushimi sa më shumë që të mundej.

Në përgjithësi janë nëntë fëmijë nga 17 vjeç dhe më të vegjë që janë në listën e pengjeve që pritet të lirohen, sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Në mesin e pengjeve të liruara ishin edhe tre shtetas të tjerë tajlandez. Ndaras, Hamasi tha se ka liruar një peng rus “në përgjigje të përpjekjeve të presidentit rus, Vladimir Putin”.

Ministria e Jashtme e Tajlandës tha se me shtetasit e fundit të liruar, numri i pengjeve tajlandeze të liruar deri më tani ishte 17. Kjo ministri tha se edhe 15 shtetas të tjerë janë ende duke u mbajtur peng. 

Ndërkaq, të burgosurit palestinezë të liruar ishin fëmijë dhe djem të rinj të moshave 15 deri 19 vjeç, të cilët ishin akuzuar për prishje të rendit publik, dëmtim të pronave dhe disa akuza të tjera që kishin të bëni me kërcënim fizik ndaj zyrtarëve izraelitë përmes hedhjes së gurëve dhe koktejve të molotovit.

Të hënën, më 27 nëntor pritet të lirohet grupi i katërt i pengjeve. Kjo do të jetë dita e fundit e armëpushimit, ku pritet që në total 50 pengje të lirohen dhe 150 të burgosur palestinezë. Shumica e tyre janë gra dhe të mitur. Ndërmjetësit ndërkombëtarë të udhëhequr nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari po tentojnë të zgjasin armëpushimin që nisi të premten.

Për herë të parë, Hamasi tha se po synon që të zgjasë marrëveshjen, duke synuar që të lirojë numër më të madh të pengjeve. Netanyahu lëshoi një deklaratë duke thënë se ka biseduar me Bidenin dhe ka ripërsëritur ofertën e tij për të zgjatur armëpushimin për një ditë më shumë për çdo dhjetë pengje që lirohen nga Hamasi. Por, ai tha se Izraeli do të riniste ofensivën e tij “me gjithë forcën që ka” sapo të mbaronte armëpushimi. Para se të lirohej grupi i fundit i pengjeve, Netanyahu vizitoi Rripin e Gazës, ku u takua me trupat izraelite.

“Në fund të ditës, ne do të kthejmë të gjithë”, tha ai duke iu referuar pengjeve. Ai shtoi se “ne do të vazhdojmë deri në fund, deri në fitore. Asgjë nuk do të na ndalë”. Nuk është e qartë nëse lideri izraelit është futur brenda Gazës.

Kjo është pauza e parë e luftimeve gjatë shtatë javëve luftë, që shënon dhunën më vdekjeprurëse midis Izraelit dhe palestinezëve në dekada.

Mbi 13.300 palestinezë janë vrarë – dy e treta gra dhe të mitur – sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallim midis civilëve të vrarë dhe luftëtarëve. Në sulmin e parë të Hamasit në jug të Izraelit janë vrarë mbi 1.200 persona, shumica civilë. Hamasi po ashtu ka marrë peng afër 240 persona.

Pauza në luftime po ashtu ka mundësuar dërgimin e ndihmës për 2.3 milionë banorët në Gazë, të cilët janë përballur me sulme të pareshtura izraelite, që kanë detyruar tri të katërtën e popullsisë që të zhvendosen nga shtëpitë./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës