LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Rreth 2.000 raste të dhunës në familje të raportuara gjatë këtij viti

Në Kosovë, më 27 nëntor ka nisur fushta “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me baza gjinore”. Në aktivitetin e parë të quajtur “Ato janë ne”, Haxhiu tha se dhuna në familje është shndërruar në fenomen në Kosovë.

27 Nëntor 2023, 13:43 Nga a.l
Kosovë/ Rreth 2.000 raste të dhunës në familje të
Protestë

KOSOVË-  Që nga janari e deri këtë muaj, në Kosovë janë raportuar rreth 2.000 raste të dhunës në familje. Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, 90 për qind e viktimave të kësaj dhune kanë qenë gratë dhe vajzat.

Në Kosovë, më 27 nëntor ka nisur fushta “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me baza gjinore”. Në aktivitetin e parë të quajtur “Ato janë ne”, Haxhiu tha se dhuna në familje është shndërruar në fenomen në Kosovë.

“Në kuadër të kësaj fushate kemi paraparë mbi 80 aktivitete në secilën komunë të Republikës sepse e konsiderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të punojmë me të gjithë. Aktiviteti i sotëm ‘Ato janë ne’, është një thirrje për sensibilizim për dhunën mbi baza gjinore dhe dhunës në familje, është një thirrje për policinë, prokurorinë dhe gjykatat që rastet dhunës mbi baza gjinore dhe dhunës në familje, të mos i injorojnë të mos i neglizhojnë, të mos i paragjykojnë, por të marrin veprime serioze dhe përgjegjësit, pra dhunuesit t’i vendosin para përgjegjësisë penale. Po ashtu është thirrje që qytetarët ku do dhe kur do që janë në dijeni të dhunës, të mos heshtin, por ta ndihmojmë vikimën, edhe viktimat të mos i lënë pa raportuar rastet e dhunës”, tha Haxhiu.

Ajo tha se institucionet po punojnë që t’u ofrojnë ndihmë falas juridike për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Osmani tha se fenomeni i dhunës mbi baza gjinore dhe dhunës në familje është “jashtëzakonisht i dëmshëm” për shoqërinë e Kosovës. Ajo kërkoi nga institucionet që të bëjnë më shumë për të adresuar këto raste dhe që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Në Kosovë ka pasur raste të shumta të dhunës mbi baza gjinore dhe bashkë me ministren e Drejtësisë kemi punuar gjatë këtij viti, që jo vetëm të ashpërsohen dënimet ndaj atyre që kryejnë këto vepra të tmerrshme penale, por që kemi edhe parandalim të këtij krimi. Iu bëjmë thirrje të gjitha vajzave e grave që mos ta ngrisin zërin kundër dhunës. Dua t’iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që ta luftojnë patriarkatin, t’iu japin prioritet luftimit të këtij fenomeni dhe të dënojnë kryesit. Një prej prioritet tona duhet të jenë që institucionet të jenë sa më efikase në luftimin e dhunës mbi baza gjinore”, tha presidentja Osmani.

Fushata “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me baza gjinore” do të përfshijë edhe aktivitete vetëdijesuese në shkollat e Kosovës, tha ministrja Nagavci, duke shtuar se nxënësit do të informohen për të drejtat e tyre, por edhe do të informohen që të adresojnë shkeljet.

“Kemi përgatitur dhe shpërndarë informatorë edhe për mësimdhënësit tanë që do të ndihmojë ata në identifikimin e shenjave te nxënësit që mund të kenë përjetuar dhunë, por edhe adresimin e këtyre raste”, tha ajo.

Kosova ka bazë ligjore që synon që të parandalojë dhe të ndëshkojë kryesit e veprave penale që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën mbi baza gjinore. Më 2020, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Konventën e Stambollit, marrëveshje ndërkombëtare e Këshillit të Evropës që synon parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, por edhe dhunën në familje. Kjo konventë parasheh zero tolerancë ndaj dhunës.

Në Kosovë po ashtu ka disa shtëpi të sigurta që strehojnë gratë që kanë qenë viktimë e dhunës në familje.

Në protesta të shoqërisë civile dhe të qytetarëve, shpesh janë kritikuar institucionet e drejtësisë lidhur me mënyrën se si i trajtojnë rastet e dhunës.

Sipas të dhënave, nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./ REL

dhuna ne familje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet