LIVE UPDATES
Bota

Hetimet ndaj Trump për zgjedhjet në Xhorxhia, juria beson se disa dëshmitarë kanë gënjyer

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Robert McBurney, i cili mbikëqyri jurinë speciale dha urdhër për publikimin e pjesshëm të raportit.

16 Shkurt 2023, 23:37 Nga k.m.
Hetimet ndaj Trump për zgjedhjet në Xhorxhia, juria beson se disa
Prokurorja e Qarkut Fulton Fani Willis (në qendër) dhe ekipi i saj

Një juri e posaçme, që hetoi përpjekjet e Presidentit të atëhershëm Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhias, beson se disa dëshmitarë kanë gënjyer ndaj po i kërkon prokurorisë të ngrejë aktakuza. Juria rekomandoi që prokurori i qarkut të “ngrejë akuza penale për ato raste ku provat për dëshmi të rreme janë bindëse”. Përveç seksionit mbi dëshmitë e rreme, të enjten u publikua edhe parathënia dhe konkluzioni i raportit. Megjithatë, çdo rekomandim për akuza të mundshme penale për persona të caktuar për momentin, do të mbahet i fshehtë.

Ndërsa raporti nuk jep detaje të rëndësishme, përfshirë se kush besohet se ka ofruar dëshmi të rreme dhe nëse duhet të ngrihen aktakuza të tjera, kjo shënon rastin e parë të publikimit të rekomandimeve të jurisë së madhe, për akuza penale të lidhura me rastin në fjalë.

Ky është një prej hetimeve që mund të ketë pasoja të rënda ligjore për ish-presidentin, ndërsa ai vazhdon fushatën e tretë për Shtëpinë e Bardhë.

Pavarësisht pretendimeve të vazhdueshme të Trump për manipulim në zgjedhje, anëtarët e jurisë përmes një votimi unanim, u shprehën se gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Xhorxhia, parregullsitë nuk ishin të atij niveli që mund të çonin në ndryshimin e rezultatit.

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Robert McBurney, i cili mbikëqyri jurinë speciale dha urdhër për publikimin e pjesshëm të raportit.

Gjatë një seance dëgjimore muajin e kaluar, prokurorët i kërkuan atij që të mos publikonte raportin derisa të vendosin për akuzat, ndërsa një grup organizatash mediatike bënë thirrje që i gjithë raporti të bëhej publik menjëherë.

Gjykatësi McBurney shkroi në urdhrin e tij se aktualisht nuk ishte e përshtatshme të publikohej raporti i plotë, pasi sipas tij ishte e rëndësishme mbrojtja e të drejtave ligjore te atyre njerëzve, për të cilët juria e madhe rekomandoi ngritjen e akuzave penale.

Juria e madhe e posaçme, e cila u kërkua nga prokurorja e Qarkut Fulton Fani Willis, për të ndihmuar hetimet që po kryente zyra e saj, filloi punën në maj dhe ia dorëzoi raportin anëtarit të Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton Robert McBurney, më 15 dhjetor. Trupi gjykues nuk ka fuqinë për të ngritur aktakuza. Por raporti përmban rekomandime për zonjën Willis, së cilës i takon fjala e fundit për të vendosur nëse do të kërkojë ngritjen e një ose më shumë aktakuzave, nga një juri e madhe e rregullt.

Gjatë rreth shtatë muajve, anëtarët e jurisë të posaçme dëgjuan dëshmi nga 75 persona, mes tyre aleatë të ish-Presidentit Trump, duke përfshirë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut dhe avokatin e Trump, Rudy Giuliani, si dhe senatorin Lindsey Graham nga Karolina e Jugut. Zyrtarë të lartë të shtetit të Xhorxhias, si Raffensperger dhe Kemp, u paraqitën gjithashtu para jurisë.

Senatori Graham u tha gazetarëve të enjten se ai nuk është kontaktuar nga autoritetet në lidhje me dëshminë e tij.

“Jam i sigurt se dëshmova hapur dhe sinqerisht,”- tha ai.

Lëshimi i pjesshëm i raportit të jurisë së madhe u bë me urdhër nga McBurney të hënën, i cili mbikëqyri jurinë e madhe speciale. Gjatë një seance dëgjimore muajin e kaluar, prokurorët i kërkuan atij të mos e publikonte raportin derisa të vendosin për akuzat, ndërsa një koalicion organizatash mediatike kërkuan që i gjithë raporti të bëhej publik menjëherë.

McBurney shkroi në urdhrin e tij të së hënës se nuk është e përshtatshme të publikohet raporti i plotë tani, sepse është e rëndësishme të mbrohen të drejtat e procesit të rregullt ligjor të njerëzve për të cilët juria e madhe rekomandoi akuza.

Ndërsa ofronte relativisht pak detaje, raporti ofron një pasqyrë të procesit të ndjekur nga juria. Në hyrje të tij thuhet se “shumica dërrmuese” e informacionit që mori juria e madhe “u dorëzua personalisht dhe nën betim”. Ai gjithashtu vuri në dukje se askush në juri nuk ishte ekspert i ligjit zgjedhor ose avokat penal.

“Shumica e anëtarëve kësaj jurie bën përpjekjet më të mira për të marrë pjesë në çdo seancë, për të dëgjuar çdo dëshmitar dhe për të për të kuptuar faktet ashtu siç janë paraqitur”, thuhet në raport.

Bazuar në njerëzit e thirrur për të dëshmuar para jurisë së madhe të posaçme, është e qartë se zonja Willis po përqëndrohet në disa fusha, mes tyre.

— Bisedat telefonike të Trump dhe të tjerë personave, me zyrtarë të Xhorxhias në prag të zgjedhjeve të vitit 2020.

— Një dokument nënshkruar në dhjetor të vitit 2020 nga një grup prej 16 republikanësh të Xhorxhias ku deklaronin në mënyrë të rreme se Trump kishte fituar zgjedhjet në këtë shtet dhe se ata ishin elektorët “e zgjedhur e të kualifikuar” të shtetit.

— Akuzat e rreme për manipulime në zgjedhje të bëra gjatë takimeve të ligjvënësve të shtetit në organin legjislativ të Xhorxhias, në dhjetor 2020.

— Kopjimi i të dhënave dhe programit kompjuterik nga pajisjet zgjedhore në zonat rurale të qarkut Coffee nga një ekip ekspertësh kompjuterik, të punësuar nga aleatët e Trump.

— Përpjekjet e dyshuara për të ushtruar trysni ndaj një komisionereje, të kontesë Fulton, Ruby Freeman, për ta detyruar atë që të bëjë deklarata të rreme për manipulime në zgjedhje./VOA

donald trump xhorxhia

Sondazh

Poll
Bota 16 Shkurt 2023, 21:00 k.m.

Rusia sulmon me raketa Ukrainën

Foto ilustruese MOSKË- Forcat ruse goditën sot me raketa një sërë objektivash në të gjithë Ukrainën. Zyrtar&eu...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen