Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas ambasadorit Hill, një fazë e rëndësishme e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar, dhe se befasitë dhe çështjet që nuk janë në interes të përbashkët duhet të shmangen, raportoi Radio Televizioni i Serbisë.
SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që të mos lejojë pagesat në Kosovë me dinarin serb, ishte një befasi e panevojshme. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po monitorojnë nga afër dhe po analizojnë zhvillimin e situatës.
Sipas ambasadorit Hill, një fazë e rëndësishme e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar, dhe se befasitë dhe çështjet që nuk janë në interes të përbashkët duhet të shmangen, raportoi Radio Televizioni i Serbisë.
“Ne mendojmë se gjëja më e rëndësishme tani është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por po ashtu që Kosovës t’i jepet mundësia e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Ne duhet të përqendrohemi në këto dhe të shmangim temat që nuk janë në interes të përbashkët”, tha Hill.
Më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, sipas së cilës, monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro. Rregullorja do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.
Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.
Në rregulloren e BQK-së, u tha se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur në formë fizike apo në llogaritë bankare dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.
Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim.
Pas miratimit të kësaj rregulloreje, Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – u bëri thirrje palëve që të shmangin veprimet e pakoordinuara. Nga blloku evropian po ashtu kanë thënë se janë dhe analizuar dhe duke kërkuar sqarime nga Kosova për këtë vendim dhe për implikimet që ai mund të ketë./REL
Foto ilustruese GJERMANI- Shtetasit izraelitë që banojnë në Gjermani mund të qëndrojnë në vend deri&...
pamje nga rrugica TURQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stambollin në Turqi, ku një person ka sulmuar me thikë çdo k...
shembja e dheut KINË- Tetë personave kanë humbur jetën pas një rrëshqitje dheu në Kinën jugperëndimore...
Ndalore Likaj. KOSOVA- Një alarm në telefon, në 07:25, i tregon çdo ditë se është koha të niset p...
Kryeministri sllovak Robert Fico SLLOVAKIA- Kryeministri sllovak Robert Fico, ka bërë të ditur të hënën se do...
Foto ilustruese UKRAINË- Ushtria ukrainase njoftoi të hënën se zmbrapsi sulme ruse në disa pjesë të vendit gjatë na...
SHBA- Përpjekjet e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale, pë...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesit e familjeve të ...
Foto ilustruese SHBA- Irani “është jashtëzakonisht i përfshirë në mënyrë të drejtpë...
Foto ilustruese ITALI- Në një analizë të publikuar së fundmi Amnesty International shkruan se ligjvënësit italian&e...