14 Prill 2026, 13:11
Nga D.S

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se sulmet ajrore izraelite në depot e naftës përreth Teheranit në muajin mars, mund të kenë shkaktuar dëme serioze afatgjata për civilët dhe mund të përbëjnë krime lufte.
Në një raport të publikuar më 13 prill, organizata tha se sulmet ndaj infrastrukturës që është kryesisht civile në natyrë, “janë shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar” dhe “ka të ngjarë të jenë krime lufte”.
Sulmet ndodhën më 7 mars, kur Izraeli shënjestroi katër depo nafte në zonën e Teheranit.
Autoritetet iraniane raportuan të nesërmen se “katër lokacione të përdorura për ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve të naftës dhe një qendër transporti për produkte të naftës... u sulmuan nga avionët armiqësorë”.
Në të njëjtën ditë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kishin goditur “disa komplekse të magazinimit të karburanteve” në Teheran, që i përkisnin Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
HRW-ja tha se sulmet mund të kenë pasoja të rënda afatgjata për ata që jetojnë në Iran.
Sulmet “mund të kenë pasoja shkatërruese në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve për shumë vite dhe ka të ngjarë të përbëjnë krime lufte”, shkroi studiuesja e HRW-së, Bahar Saba.
“Forcat izraelite nuk duket se e kanë marrë parasysh dëmin e parashikueshëm afatgjatë... dhe duhet të mbahen përgjegjëse”, shtoi ajo.
Organizata tha se i bazoi gjetjet e saj në intervista me tetë persona në Teheran dhe Karaj, në konsultime me nëntë ekspertë mjedisorë dhe shëndetësorë dhe në analizë të imazheve satelitore dhe videove të verifikuara.
HRW-ja u shkroi edhe autoriteteve izraelite dhe iraniane më 26 mars, për të kërkuar sqarime.
Zyrtarët iranianë nuk u përgjigjën, ndërsa zyrtarët izraelitë u përgjigjën më 30 mars, duke thënë se sulmet “u kryen në përputhje me parimet e dallimit, proporcionalitetit dhe masave paraprake”.
Ata shtuan se objektet e shënjestruara ishin “për të siguruar karburante direkt për njësitë në forcat e armatosura të regjimit... duke përfshirë aviacionin, UAV-të dhe anijet detare”.
HRW-ja tha se ka konfirmuar se depot e naftës u përdorën për “qëllime civile”, por vuri në dukje se nuk mund të përcaktonte nëse ato u përdorën edhe për mbështetje ushtarake.
Një burim i informuar i tha organizatës se “depot e naftës përmbanin vetëm benzinë dhe naftë... nuk përdoren për aviacion, UAV ose anije detare”.
Grupi i të drejtave të njeriut arriti në përfundimin se, duke pasur parasysh dëmin e parashikueshëm mjedisor dhe shëndetësor, sulmet ngrenë shqetësime serioze sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mund të përbëjnë krime lufte./REL
sulmet e izraelit iran shba
Bota
14 Prill 2026, 12:16
D.S
SUEDI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Helsingborgut në Suedi, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasoj&eum...
Bota
14 Prill 2026, 11:27
D.S
fotonga vendngjarja
TURQI- Pamjet e mëposhtme tregojnë një 19-vjeçar në Turqi i cili hyri në një shkollë t&...
Bota
14 Prill 2026, 11:13
D.S
JD Vance
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, tha se topi tani është në fushën e Iranit, pasi bisedimet...
Bota
14 Prill 2026, 10:58
D.S
TURQI- Një person i armatosur me pushkë gjahu sulmoi këtë mëngjes një shkollë profesionale në Sanliurfa t&e...
Bota
14 Prill 2026, 09:37
D.S
SHBA- Ushtria amerikane filloi një bllokadë të porteve të Iranit, duke zemëruar Teheranin dhe duke shtuar pasiguri rreth rrug&eu...
Bota
14 Prill 2026, 08:25
D.S
Në fillim të marsit, një litër benzinë super kushtonte 2 euro e 50 cent në disa pika karburanti në Gjermani. Aktualisht, &c...
Bota
14 Prill 2026, 08:08
D.S
Që nga lufta në Iran, në Ukrainë është rritur frika se lufta në vend mund të spostohet në plan të...
Bota
14 Prill 2026, 07:41
D.S
Më 9 prill, një ditë pas shpalljes së armëpushimit mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit, Maryami - emër i vendosur nga redaksia...
Bota
14 Prill 2026, 07:35
D.S
Peter Magyar
HUNGARI- Peter Magyar, kryeministri i ardhshëm i mundshëmi Hungarisë, ka paraqiturdisa nga ndryshimet politike që mun...
Bota
13 Prill 2026, 22:33
D.S
Eric Swalwell
SHBA- Komiteti i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve ka nisur zyrtarisht një hetim ndaj demokratit Eric Swalw...