LIVE UPDATES
Bota

Human Rights Watch: Mungesa e ndihmës nga jashtë ka shkaktuar krizë shëndetësore në Afganistan

Marrja e pushtetit në Afganistan nga talibanët në gusht të vitit 2021 shtyu miliona njerëz drejt varfërisë dhe urisë pasi ndihma nga jashtë u ndal menjëherë.

12 Shkurt 2024, 09:37 Nga N.F
Human Rights Watch: Mungesa e ndihmës nga jashtë ka shkaktuar
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) tha se sistemi publik shëndetësor në Afganistan është goditur rëndë për shkak të rënies së madhe të ndihmës nga jashtë, shoqëruar nga shkeljet e talibanëve kundër grave dhe vajzave, duke vënë në rrezik të drejtën për kujdes shëndetësor të miliona afganëve. Në raportin e ri, të publikuar më 12 shkurt, HRW tha se kjo ka bërë që “popullsia afgane gjithnjë e më shumë të jetë më e cenueshme ndaj kequshqyerjes dhe sëmundjeve”, që tha se janë ndër efektet e kujdesit të pamjaftueshëm shëndetësor.

Marrja e pushtetit në Afganistan nga talibanët në gusht të vitit 2021 shtyu miliona njerëz drejt varfërisë dhe urisë pasi ndihma nga jashtë u ndal menjëherë. Sanksionet ndaj sundimtarëve talibanë, ndalja e transfereve bankare dhe ngrirja e miliarda rezervave të monedhës së Afganistanit, kanë shkaktuar ndërprerje të qasjes në institucionet botërore dhe në ndihmën nga jashtë nga e cila është varur ekonomia para tërheqjes së trupave amerikane dhe forcave të NATO-s.

Më 2023, Programi Botëror i Ushqimit paralajmëroi se niveli i kequshqyerjes në Afganistan ishte në nivele rekorde, pasi gjysma e shtetit përgjatë vitit ka vuajtur nga uria akute.

“Gratë dhe vajzat në mënyrë disproporcionale janë prekur nga kriza e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për shkak të shkeljeve të talibanëve”, u tha në raport.

Talibanët kanë ndaluar gratë nga shumica e fushave të jetës publike dhe nga puna, si dhe kanë ndaluar gratë që të ndjekin mësimin përtej klasës së gjashtë, si pjesë e masave të ashpra që ata kanë vendosur pasi kanë marrë pushtetin. Kufizimet e talibanëve ndaj të drejtës së grave për të lëvizur dhe për t’u punësuar, kanë kufizuar rëndë qasjen e tyre në shërbimet e kujdesit shëndetësor, u tha në raportin e HRW, ndërkaq ndalesat ndaj arsimimit kanë bllokuar të gjitha trajnimet e grave në fushën e kujdesit shëndetësor.

“Humbja e ndihmës nga jashtë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga talibanët kanë shkaktuar një krizë katastrofale shëndetësore në Afganistan, që në mënyrë disproporcionale po prek gratë dhe vajzat”, citohet të ketë thënë në raport Fereshta Abbasi, hulumtuese për Afganistanin në Human Rights Watch.

Ajo shtoi se “kostoja e trajtimit dhe ilaçeve bën që shumë afganë të mbesin pa kujdes shëndetësor”. HRW ka bazuar raportin e tij në intervistat me 46 afganë dhe me zyrtarë të ndihmës së huaj, punëtorë të kujdesit shëndetësorë dhe persona që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në 16 nga 34 provincat e Afganistanit mes periudhës shkurt 2023 dhe janar 2024. Pesëmbëdhjetë nga të intervistuarit, 12 gra dhe tre burra, ishin afganë që kishin kërkuar trajtim mjekësor.

Marrë nga REL

afganistan human rights watch ndihma mjekesore

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë