22 Shtator 2025, 18:55
Nga E. D
Michael Waltz
I dërguari i ri i Uashingtonit në Kombet e Bashkuara u zotua se shteti i tij “do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”. Këtë deklaratë ai e bëri më 22 shtator në mbledhjen emergjente lidhur me inkursionin e avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë.
NATO-ja ngriti në ajër avionët saj pasi tre avionë luftarakë rusë të llojit MiG-31 të premten hynë në hapësirën ajrore të Estonisë dhe qëndruan për 12 minuta, duke shënuar një tjetër provokim të rrezikshëm. Moska ka mohuar se avionët e saj kanë shkelur hapësirën ajrore estoneze.
Estonia, anëtare e NATO-s, e thirri mbledhjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së “në përgjigje të shkeljes së qartë të hapësirës ajrore estoneze nga Rusia” dhe po ashtu kërkoi bisedime me aleatët e tjerë të NATO-s.
“Siç thamë edhe para nëntë ditësh, SHBA-ja qëndron me aleatët tanë në NATO në dritë të këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore. Ne duam që ta shfrytëzojmë këtë moment që të përsërisim, të theksojmë se SHBA-ja dhe aleatët do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, tha ambasadori amerikan në OKB, Michael Waltz.
Ky inkursion erdhi pasi anëtarja tjetër e NATO-s, Polonia, tha më herët gjatë këtij muaji se dronë rusë kishin shkelur hapësirën e saj ajrore teksa po kryenin një sulm në Ukrainë. Varshava e cilësoi këtë “akt të agresionit”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë fundjavës dënoi shkeljen e fundit të hapësirës ajrore duke u zotua se do të mbrojë Poloninë dhe shtetet e Baltikut në rast të një përshkallëzimi nga Rusia.
I pyetur nëse do të ndihmojë në mbrojtjen e shteteve të Bashkimit Evropian nëse Rusia intensifikon armiqësitë, Trump u tha gazetarëve: “Po, do t’i mbroj”.
Presidenti Trump ka bërë thirrje për paqe dhe i ka kërkuar homologut rus, Vladimir Putin, t’i japë fund luftës në Ukrainë, por Moska nuk ka dhënë sinjale se është e gatshme t’i bindet presionit amerikan. Trump disa herë është shprehur se është i zhgënjyer me Putinin.
“Në kohën kur presidenti Trump dhe SHBA-ja janë përqendruar dhe kanë shpenzuar shumë kohë e përpjekje që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund, ne presim që Rusia të gjejë mënyra për të ulur tensionet e jo të rrezikojë zgjerimin” e luftës, shtoi Waltz në fjalimin e tij të parë para Këshillit.
Përveç Polonisë dhe Estonisë, edhe Rumania më herët gjatë muajit ka raportuar se një dron rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore. Fuqitë perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po luan me zjarr me këto inkursione në hapësirën ajrore të NATO-s, teksa aleanca ka një pakt për mbrojtje kolektive./REL
michael waltz
Bota
22 Shtator 2025, 18:31
E. D
foto ilustruese
EVROPË- Mijëra pasagjerë kanë përjetuar vonesa ose anulime fluturimesh pas një sulmi kibernetik në aero...
Bota
22 Shtator 2025, 17:02
E.d
Foto ilustruse
PALESTINË – Hamasi i ka drejtuar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump, ku i kërkon garanci 60-d...
Bota
22 Shtator 2025, 16:36
E.d
Mohammad Eslami, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit
MOSKË - Kreu i organizatës së energjisë atomike ...
Bota
22 Shtator 2025, 15:57
E.d
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk
POLONI – Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se...
Bota
22 Shtator 2025, 15:26
E.d
Pamje nga protestat në Itali
ITALI - Italia ka mbushur rrugët e qyteteve më të rëndësishme të saj në mbës...
Bota
22 Shtator 2025, 13:57
I.A
Permbytje
ITALI- Qyteti italian Meda është përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe dalja nga shtrati e lumit Taro. Inmeteo shk...
Bota
22 Shtator 2025, 11:09
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Një grua 62-vjeçare është arrestuar nga policia greke pasi fshehu vdekjen e nënës së saj pë...
Bota
22 Shtator 2025, 10:59
I.A
Foto Ilustruese
ESTONI- Incidentet e fundit me hyrjen e avionëve rusë në Estoni, si dhe incidentet me dronë në ...
Bota
22 Shtator 2025, 10:36
I.A
Donald Trump dhe Elon Musk
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump u takua me miliarderin Elon Musk, dikur këshilltarin e tij të besuar, me të...
Bota
22 Shtator 2025, 10:00
I.A
Trump
SHBA- Administrata Trump pritet të njoftojë të hënën se përdorimi i Tylenol-it, i njohur gjerësisht si paracetamo...