Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...

Reagimi i Jordan Dacit:
Në lidhje me një informacion të bërë publik së fundmi, sipas të cilit emri im rezulton i propozuar si kandidat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin të sqaroj me korrektësi dhe qetësi se nuk jam anëtar i Partisë Demokratike, nuk kam paraqitur asnjë kërkesë, pëlqim apo shprehje vullneti për të kandiduar në strukturat e saj, dhe nuk kam pasur dijeni paraprake për një propozim të tillë. Duke ruajtur respektin për çdo qytetar apo strukturë që mund të ketë vlerësuar emrin tim, si dhe duke falënderuar cilindo propozues që mund të ketë vepruar me mirëbesim, më duhet të shprehem qartë se nuk pajtohem me përfshirjen e emrit tim në këtë proces dhe kërkoj që ai të mos konsiderohet si shprehje e vullnetit tim personal, profesional apo publik.
Aktualisht, zgjedhja ime institucionale dhe profesionale është e lidhur me kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, i qëndroj me përgjegjësi të plotë parimeve kushtetuese të pavarësisë, paanësisë, integritetit dhe mospërfshirjes në veprimtari politike, të cilat janë thelbësore për çdo kandidat që synon t’i shërbejë vendit në një funksion të tillë të lartë kushtetues. Ky sqarim nuk synon të krijojë debat publik, polemikë apo keqkuptim politik, por vetëm të shmangë çdo interpretim të pasaktë mbi pozicionin tim.
Unë nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e këtij procesi politik, dhe emri im nuk duhet të përdoret apo të interpretohet si shenjë përkatësie, mbështetjeje apo angazhimi partiak. Do të vijoj me seriozitet, përulësi dhe përgjegjësi rrugën institucionale të kandidimit për Gjykatën Kushtetuese, me bindjen se, nëse organet përkatëse të emërtesës do të më besojnë këtë detyrë, do t’i shërbej Republikës së Shqipërisë vetëm mbi bazën e Kushtetutës, ligjit, pavarësisë dhe interesit publik./Dosja.al
SHBA- Një gjyqtar federal në Uashington urdhëroi të hënën heqjen e emrit të Presidentit amerikan Donald Trump nga Qendra Jo...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe partnerja e tij e supozuar, Alina Kabayeva, i kanë punësuar të paktë...
Donald Trump SHBA- Një mbledhje e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë për vlerësimin e situatës lidhur me luftë...
pamjet RUMANI- Sipas të dhënave të NATO-s droni, që goditi në një ndërtesë banimi në Rumani, vjen n...
Pedro Sánchez SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez po përballet me krizën më të rëndë politike...
FRANCË- Në një raport të ri, Ministria e Brendshme Franceze thotë se aktet antifetare godasin lirinë e ndërgjegjes dhe...
Foto ilustruse LIBAN- Agjencia e OKB-së për fëmijët UNICEF, ka deklaruar ditën e sotme se sulmet izraelite kanë vra...
BRUKSEL- Estonia, Franca, Gjermania dhe Spanja mbështesin Sistemin e Tregtimit të Emetimeve, mjetin kryesor të politikës klimatike të...
Esmaeil Baghaei IRAN- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei ka deklaruar ditën e sotme se Ua...
Presidenti amerikan, Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka përfunduar takimin me bashkëpunëtorët e tij, mbi marrë...