LIVE UPDATES
Bota

Sulmi i 24 shtatorit në Kosovë, Konjufca për DW: Serbia duhet të sanksionohet

Në një intervistë ekskluzive me DW shqip, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, flet për sfidat aktuale për sigurinë në Ballkan dhe mundësitë e përballjes së tyre.

12 Tetor 2023, 09:51 Nga DOSJA
Sulmi i 24 shtatorit në Kosovë, Konjufca për DW: Serbia duhet
Glauk Konjufca

KOSOVË- Në një intervistë ekskluzive me DW shqip, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, flet për sfidat aktuale për sigurinë në Ballkan dhe mundësitë e përballjes së tyre.

DW: Zoti Konjufca, gjendja ne Kosovë është alarmante, sipas NATO-s. Po ju a jeni të alarmuar?

Glauk Konjufca: Natyrisht që jemi të alarmuar, sepse u sulmuam më 24 shtator: Ishte një sulm terrorist dhe akt agresioni i shtetit të Serbisë mbi Republikën e Kosovës. Sepse një grup i madh i armatosur hyri nga shteti i Serbisë brenda territorit tonë, e vrau policin Afrim Bunjaku, dhe plagosi të tjerë, me qëllimin e qartë që të aneksojë një pjesë të Kosovës. DW: Sa i madh është rreziku që konflikti të përhapet dhe të shkaktojë një luftë të re në Ballkan?

Glauk Konjufca: Rreziku është gjithmonë aty, por duhet ta kuptoni pse. Nuk është për shkak që ne po mbrohemi, por për shkak që Serbia po sulmon.

DW: A e ndajnë këtë mendim edhe partnerët tuaj me të cilët ju u takuat në Beriin gjatë këtyre dy ditëve?

Glauk Konjufca: Deri në 24 shtator mendimi ndoshta ka qenë ndryshe, por pas 24 shtatorit, të gijthë po binden që potenciali më i rrezikshëm i destabilizimit të krejt Ballkanit dhe Kosovës është Serbia. Sepse, e para ajo strehon grupe terroriste brenda, e dyta ka një lidhje të qartë të mbështetjes nga ushtria e Serbisë të këtij grupi, trajnimet, poligonet ku kanë ushtruar, bazat ushtarake, të cilat i kanë përdorur, armatimi, të cilin e kanë përdorur, ka një lidhje të drejtpëdrejtë me shtetin e Serbisë. Pra, instanca të caktuara të shtetit të Serbisë, bile unë supozoj deri edhe te presidenti, duhet ta kenë ditur për këtë sulm ndaj Kosovës.

DW: Çfarë duhet të bëjë Gjermania ose Bashkimi Evropian për ta ndihmuar Kosovën në këtë situatë?

Glauk Konjufca: Duhet të sanksionohet Serbia, kjo duhet të ndodhë patjetër. Në kuptimin e sigurisë Serbia duhet të vendoset në karantinë, pa e vendosur Serbinë në karantinë në kuptim ndërkombëtar, gjithmonë prej aty do të burojnë forca destabilzuese drejt Kosovës, drejt Bosnjës, edhe drejt Malit të Zi, bile. Këto tri shtete janë në shënjestër të Serbisë. Serbia ka nevojë për një protektorat ndërkombëtar. Ushtria e Serbisë, inteligjenca e Serbisë, ministria e Mbrojtjes ministria e puneve te Brendshme të Serbisë duhet të monitorohen nga vendet e BE-së, sepse këto institucione dalin në shtete të tjera e vrasin njerëz, siç na ndodhi neve me sulmin e 24 shtatorit.

DW: Ambasadori gjerman në Prishtinë sërish bëri thirrje për vijimin e dialogut në normalizimin e marrëdhënieve. A pajtoheni me këtë thirrje?

Glauk Konjufca: Nëse do ta thërrasin Vuçiçin në Bruksel me kryeministrin Kurti sa për ta bërë një fotografi, kjo, për besë, duket shumë e panevojshme në këto momente. Krejt çka është duke menduar Kosova tash është një gjë, që ta shumëfishojë forcimin e policisë dhe të institucioneve të sigurisë në atë pjesë të Kosovës. që ne ta evitojmë një sulm të ardhshëm që vjen nga Serbia. Kjo është ajo për të cilën ne po mendojmë tash për tash. E dialogut politik mendoj që do t’i vijë koha herëdokur.

DW: Sa po e mbështet Gjermania këtë qëndrim që keni?

Glauk Konjufca: Gjermania ishte shumë e qartë në ndëshkimin e aktit terrorist dhe të aktit të agresionit që bëri Serbia. Edhe kancelari Scholz, edhe ministrja e Jashtme Baerbock ishin shumë të qartë, edhe në atë çka duhet të bëjë Serbia, edhe në gjykimin e kriminelëve. Por ne si Kosovë themi që ata duhet të ekstradohen në Kosovë, ata duhet të gjykohet në Kosovë. Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin para institucioneve tona, që ai të gjykohet atje dhe ta merr denimin e merituar.

DW: Çfarë ndihme prisni konkretisht nga ana e Bashkimit Evropian, pasi ju keni qenë edhe më parë të pakënaqur me zotin Borell e Lajçak?

Glauk Konjufca: Bashkimi Evropian, nëse flasim për departamentin që udhëheq zoti Borrell edhe zoti Lajçak, është shumë i ngathët dhe shumë mirëkuptues për Serbinë. Është kollaj ta dënosh aktin terorist, sepse ka ndodhur në pikë të ditës. Të gjithë e kanë dënuar, në rregull jemi. Por kurrkush nuk po e vë në spikamë përgjegjësinë e shtetit serb për këtë akt terrorist. Zoti Radoiçiq u lirua brenda 24 orëve prej Gjykatës sikur të kishte bërë ndonjë shkelje në trafik. Ai u lirua dhe sot është qytetar i lirë atje. Gjykata do ta thërrasë një herë në muaj, apo nuk do ta thërrasë fare. Kriminelë të tjerë janë të lirë. Janë dhjetëra të tjerë që morën pjesë në sulmet e 24 shtatorit e janë të lirë. Çfarë shteti është ky që është edhe kandidat për BE?

DW: A nuk mendoni se këto mosmarrëveshje mund të zgjidhen me dialog?

Glauk Konjufca: Ne ishim në dialog dhe mësuam se ky shtet pas shpine sponsorizonte grupe per me hy e për na vra policinë. Çfarë kuptimi ka dialogu?

DW: Javën e ardhshme mbahet në Tiranë, samiti i Procesit të Berlinit. Çfarë prisni ju të ndodhë?

Glauk Konjufca: Ne e përkrahim këtë format, por pres që së pari të thuhet qartë ajo që ka ndodhur në 24 shtator. Të shpjegohet që është një kërcënim i drejtpërdrejtë i projektit evropian të integrimeve, madje të thuhet më drejtpëdrejt përgjegjësia që e ka pasur shteti serb në aktin e agresionit të 24 shtatorit. Këtë e pres prej Procesit të Berlinit. Nëse kjo nuk ndodh, do ta pikëllojë krejt rajonin dhe krejt forcat progresive në Evropë.

DW: Një dëshirë e shprehur nga kryeministri Kurti është shtimi i forcave gjermane në Kosovë. Përse është kaq e rëndësishme prania e gjermanëve në Kosovë?

Glauk Konjufca: Prania gjermane është më se e mirëseardhur, sepse ka pasur edhe shtete të tjera, si Britania e Madhe që kanë dërguar trupa shtesë, edhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian kanë dërguar trupa shtesë. Por shtimi i pranisë së KFOR-it është i nevojshëm vetëm për një arsye: NATO-ja në Kosovë është për të parandaluar një invazion të mundshëm të Serbisë, një sulm invaziv për të pushtuar Kosovën nga ana e Serbisë. Nëse vjen, NATO-ja duhet të jetë e gatshme, dhe kufijtë e Kosovës janë edhe nën përgjegjësinë e mbrojtjes nga NATO-s, por përgjegjësitë e para për të reaguar në çfarëdo sulmi i ka Republika e Kosovës. Edhe në kuptimin e sundimit të ligjit, KFOR-i e thotë shumë qartë, dhe NATO-ja e thotë shumë qartë, edhe nga Brukseli edhe nga selia qëndrore e NATO-s, që përgjegjësit kryesor janë institucionet e sigurisë së Kosovës dhe ata e përgëzuan policinë e Kosovës për një reagim shumë profesional në shpartallimin e këtij grupi terrorist që e patëm më 24 shtator. Kështu që kështu duhet të vazhdojë edhe thellimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit tonë me NATO-n.

DW: Konfliktit në Ukrainë, iu shtua së fundmi edhe konflikti në Lindjen e Mesme, me sulmin kundër Izraelit, ndërkohë që konflikti i Kosovës mbetet ende pezull…

Glauk Konjufca: Jo, Kosova nuk është konflikt. Ne e kemi shpallur pavarësinë tonë në vitin 2008 dhe kemi ardhur tash në niveiln e institucioneve tona të sigurisë, aq të përgatitura, sa më s’mund të mposhten prej bandave dhe prej grupeve terroriste. Kjo është arritje e madhe, nuk është konflikt. Serbia dëshiron konflikt, por ne e shuajmë, me institucionet tona çfarëdo përpjekje për ndezje konflikti në këtë mënyrë.

DW: Megjithatë ekziston një nevojë për paqe në këtë rajon, për një normalizim të marrëdhënieve, që rajoni të vijojë në rrugën e integrimit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar që të bëhet një konferencë ndërkombëtare ku vendimmarësit të rrinë aty e të mos dalin pa një marrëveshje. Çfarë mendoni ju për këtë propozim?

Glauk Konjufca: Nuk më duket ideja më e mirë: mendoj që faktori ndërkombëtar ka nevojë të ftojë vetëm Serbinë në një konferencë dhe ta bindë që nuk mund të ecim përpara pa njohjen e Kosovës. Pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe pa e ndryshuar kjo strukturë e pushtetit në Serbi, e cila është sponsorizuese e këtyre grupeve që destabilizojnë gjithë këto shtete, duke filluar prej Kosovës e Bosnjës, Malin e Zi e kështu me radhë, nuk mendoj që mund të ecim shpejt në integrime evropiane. Kjo, për shembull, e mban peng krejt Evropën. Ama burimi i vërtet, pse kemi gjithë këto destabilizime në Ballkan është vetëm një arsye: që Serbia nuk është rehat me kufijtë e vet, mendon që në mënyrë jo meritore është më e vogël se çfarë meriton nga shpërbërja e Jugosllavisë. Kjo është arsyeja e politikës hegjemoniste të saj. E për këtë nuk kemi nevojë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Konferencë ndërkombëtare ka nevojë të mbahet për demokratizimin e Serbisë, që të mos jenë atje forcat e shtetit, armata e inteligjeca sponsorizuese të terrorizmit, qysh e vërtetoi akti i 24 shtatorit./ DW

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri