12 Tetor 2023, 08:36
Nga r.ll
yahav winner
IZRAEL- Ushtarët izraelitë, kanë gjetur mbrëmjen e 10 tetorit, trupin e regjisorit izraelit, Yahav Winner, në kibutin jugor të Izraelit në Kfar Aza. Yahav u zhduk të shtunën 7 tetor, ditën kur nisën sulmet nga Hamasi dhe militantët sulmuan shtëpinë e tij.
Winner po ruante dritaren e banesës së familjes së tij për t’i lënë kohë gruas së tij, regjisores Shaylee Aary dhe vajzës së tyre një muajshe Shaya, që të shpëtonin nga sulmuesit.
Shumë njerëz që jetonin atje, duke përfshirë fëmijë dhe familje të tëra, u vranë gjithashtu në Kfar Aza. Filmi i shkurtër i Winner “The Boy” fitoi çmimin për ‘kinematografinë më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Studentor të Tel Avivit të këtij viti. Kompania izraelite e shitjeve dhe shpërndarjes ‘Go2Films’ konfirmoi po ashtu vdekjen e Yahav, shkruajnë mediat e huaja.
Në një deklaratë, Go2Films tha: “Me dhimbje të madhe ndajmë lajmin shkatërrues se regjisori ynë i dashur, Yahav Winner, u gjet i vdekur në Kfar Aza mbrëmjen e djeshme, pas tre ditësh në të cilat ai konsiderohej i zhdukur. Humbja e Yahav ka lënë një boshllëk të pashlyeshëm në zemrat tona dhe ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për Shaylee Aary, gruan e tij, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që u prekën nga arti dhe shpirti i tij. Pas kësaj tragjedie, gjejmë ngushëllim në mendimin për të festuar jetën dhe veprën e Yahavit. Filmi i shkurtër i Yahav, The Boy, shpalos një rrëfim që hedh dritë mbi jetën në Kfar Aza. Filmi fitoi çmimin për kinematografinë më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit në Tel Aviv dhe do të shfaqet si pjesë e konkursit ndërkombëtar në Filmschoolfest Munich. Për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij, jemi të përkushtuar që të shfaqim The Boy në sa më shumë vende”, thuhet më tej.
konflikti izrael-palestine yahav winner
Bota
12 Tetor 2023, 08:26
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Prej gjashtë ditësh trupat ushtarake të Izraelit po luftojnë me militantë e Hamasit, pas sulmit që k&...
Bota
11 Tetor 2023, 14:00
r.ll
marko makovec
SERBI-Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) Marko Makovec ka ...
Bota
12 Tetor 2023, 08:12
A.B
Antonio Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje të mërkurën palëve në Lin...
Bota
12 Tetor 2023, 08:03
A.B
Harta
Rreth 1200 civilë izraelitë, ndër ta gra dhe fëmijë e foshnja, u vranë nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor k&eum...
Bota
12 Tetor 2023, 07:54
A.B
Donald Trump
SHBA-Ish-presidenti amerikan Donald Trump kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për atë që ai ...
Bota
12 Tetor 2023, 07:28
A.B
Antony Blinken
SHBA- Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, do të zbarkojë në Izrael pas disa orësh në shenjë solidari...
Bota
11 Tetor 2023, 23:00
I.A
Steve Scalise
SHBA- Ligjvënësit nga Partia Republikane kanë nominuar Steve Scalise për t’u bërë kryetari i ri i Dhom&eu...
Bota
11 Tetor 2023, 22:52
I.A
Arian Zeka
KOSOVË- Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka thotë se rënia e investime të huaj...
Bota
11 Tetor 2023, 22:05
a.l
Foto ilustruese
IZRAEL- Zyrtari izraelit akuzon Iranin se i dha dritën jeshile sulmeve të Hamasit, pavarësisht inteligjencës fille...
Bota
11 Tetor 2023, 22:00
a.l
Foto ilustruese
IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftojnë se kanë përjashtuar një "infiltrim të dyshu...