LIVE UPDATES
Bota

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit shton frikën për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Irani tha se sulmi me raketa ishte në shenjë hakmarrjeje ndaj fushatës izraelite kundër Hezbollahut në Liban, organizatë aleate e Teheranit.

2 Tetor 2024, 17:04 Nga E. D
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit shton frikën për zgjerimin e konfliktit
fotot ilustruese

IZRAEL- Sulmi i Iranit ndaj Izraelit me 180 raketa balistike ka shtuar frikën për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, ndërsa të dyja vendet lëshuan paralajmërime ndaj njëri-tjetrit. Izraeli është zotuar se do të kundërpërgjigjet, ndërsa Teherani tha se Izraeli duhet të ndalë dhunën në rajon. Ndërkohë ushtria izraelite vazhdoi sulmet në Liban, duke rritur presionin ndaj Hezbollahut.

Irani tha se sulmi me raketa ishte në shenjë hakmarrjeje ndaj fushatës izraelite kundër Hezbollahut në Liban, organizatë aleate e Teheranit. Ushtria izraelite tha se shumica e raketave u interceptuan dhe shkatërruan në ajër, megjithëse disa ranë në Izraelin qendror dhe jugor dhe dy persona u plagosën lehtë.

Ishte i fundit në një sërë sulmesh të përshkallëzuara në një konflikt shumëvjeçar midis Izraelit dhe Iranit dhe aleatëve të tij arabë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se sulmi i Iranit dështoi.

“Ai u frenua falë sistemit të mbrojtjes ajrore të Izraelit, i cili është më i avancuari në botë. ..... Falenderoj gjithashtu Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në përpjekjet tona të mbrojtjes”, tha kryeministri izraelit.

Ai u betua se Irani do të paguajë një çmim për sulmin.

“Irani bëri një gabim të madh sot dhe do të paguajë për këtë. Regjimi i Iranit nuk arrin ta kuptojë vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe për t'u hakmarrë kundër armiqve tanë.”

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian tha të mërkurën se vendi i tij do të përgjigjet edhe më me forcë, nëse Izraeli vazhdon fushatën në Liban.

"Kupola e Hekurt që ata kanë ndërtuar nuk është prej hekuri, është më e brishtë se qelqi. Bota duhet të ndëshkojë një regjim të tillë aparteidi, gjenocidal", tha ai.

Shtetet e Bashkuara, që kishin njoftuar Izraelin për sulmin e pritshëm, gjithashtu e dënuan goditjen e Iranit.

Presidenti Joe Biden tha se administrata e tij është "plotësisht në mbështetje" të Izraelit.

David Aaron Miller, analist i Fondacionit Carnegie për Paqen i tha Zërit të Amerikës të mërkurën se Izraeli do të kundërpërgjigjet dhe se izraelitët janë të vendosur të vazhdojnë përpjekjet për të dobësuar Iranin dhe aleatët e tij në rajon, por ...

“Lindja e Mesme është një rajon shumë i paqendrueshëm dhe nuk duhet të kemi pritshmëri të mëdha që këto arritje ushtarake (të Izraelit) të përkthehen në suksese politike”

Të mërkurën, banorët e Jeruzalemit që kishin dalë për të blerë ushqimet e fundit përpara Vitit të Ri hebre thanë se kishin frikë gjatë sulmit me raketa iraniane të martën në mbrëmje, por i besonin ushtrisë izraelite.

"Kisha frike për fëmijet, nipat e mbesat. Po i telefonoja çdo moment, ishte e frikshme. Por falë zotit, mbetëm të sigurt dhe po luteshim për të gjithë popullin e Izraelit", thotë Sasson Mordehai.

"Për sa kohë që ndoqëm udhëzimet e komandës së ushtrisë që dhe të hynim në dhomën e sigurt, e dija se do ta kalonim", thotë Gila Levitan.

Por në Gazë, Irak, Jordani dhe Jemen banorët i përshëndetën sulmet, duke nxjerrë edhe një herë në pah tensionet e thella rajonale.

Izraeli nuk ka dhënë shenja se do të ndalë veprimet e tij në Liban. Ushtria tha të mërkurën se njësitë e rregullta të këmbësorisë të saj dhe ato të blinduara po i bashkoheshin operacioneve të saj tokësore në vend. Izraeli po e forcon praninë në Libanin jugor, ndërkohë që vazhdon të godasë Hamasin në Gazë.

Këshilli i Sigurimit po diskuton për zhvillimet e fundit. Izraeli i ndaloi Sekratarit të Përgjithshëm Antonio Guterres hyrjen në vend, pasi siç tha Ministri i Jashtëm i vendit, ai nuk dënoi sulmin e Iranit. Ndërkohë Italia ka thirrur një mbledhje urgjente të G7-ës, lidhur me krizën në Lindjen e Mesme./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet