Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MEpiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 40 kilometra në veriperëndim të Heratit, qytet me afër 700.000 banorë. Tërmeti i parë u pasua edhe me tre pasgoditje të fuqishme.
AFGANISTAN- Përpjekjet e shpëtimit kanë vazhduar më 8 tetor në perëndim të Afganistanit, një ditë pas një serie të tërmeteve të fuqishme që shkaktuan dëme të mëdha dhe vranë deri në 2.000 persona. Kjo po konsiderohet si fatkeqësia më e madhe natyrore që ka goditur Afganistanin në vitet e fundit.
Numri i viktimave pas tërmetit prej 6.3 shkallësh mbetet i paqartë, pasi ka vlerësime të ndryshme. Në orët e vona të 7 tetorit, Kombet e Bashkuara thanë se sipas vlerësimeve paraprake, 320 persona kanë vdekur. Por, më pas thanë se numri i viktimave është ende duke u verifikuar.
Autoritetet lokale kanë thënë se 100 persona kanë vdekur dhe 500 janë lënduar. Megjithatë, më 8 tetor një anëtar i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët ka përditësuar shifrat sa i përket viktimave, duke thënë se tani numri ka arritur në 2.000.
Mullah Janan Sayeeq, zëdhënës në Ministrinë e Fatkeqësive, tha për agjencinë Reuters se 2.053 persona kanë vdekur, 9.240 janë lënduar dhe 1.329 shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar.
Epiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 40 kilometra në veriperëndim të Heratit, qytet me afër 700.000 banorë. Tërmeti i parë u pasua edhe me tre pasgoditje të fuqishme. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti më i fuqishëm ishte 6.3 shkallë të Rihterit, ndërkaq pasgoditjet ndodhën rreth 30 kilometra në verilindje të qytetit Zindah Jan, që ka një popullsi prej 70.000 personash.
Zëdhënësi i autoritetit për fatkeqësi, Mohammad Abdullah Jan, tha se katër fshatra në qarkun Zenda Jan në provincën e Heratit u goditën më së keqi nga pasgoditjet. Afganistani shpesh goditet nga tërmetet, veçmas në vargmalin e Hindu Kushit, që gjendet afër pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.
Në qershor të vitit të kaluar, mbi 1.000 persona u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë pasi një tërmet prej 5.99 shkallësh goditi provincën Paktika. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në pothuajse çerekshekulli. Në mars të këtij viti, 13 persona u vranë në Afganistan dhe Pakistan, pas tërmetit prej 6.5 ballësh që kishte epiqendrën në Jurm, në verilindje të Afganistanit. Afganistani veçse po përballet me krizë humanitare, për shkak të ndalimit të ndihmës së huaj pas rikthimit të talibanëve në pushtet më 2021./REL
shani louk IZRAEL-Ndërsa luftimet mes pjesëtarëve Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite sa vjen e po rritet, pamje të rënda t&eu...
Ushtaret IZRAEL- Deri më tani raportohen për 500 persona të vrarë dhe për mbi 300 të plagosur në Izrael kur grupi m...
Lufta IZRAEL-Ndërsa intensiteti i luftimeve mes pjesëtarëve Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite sa vjen e po rritet, të dyja pal&eu...
Gazetarja IZRAEL-Një gazetare po raportonte direkt nga Rripi i Gazës konfliktin e përgjakshëm mes militantëve të Hamasit dhe ...
Grupi palestinez, Hamas, nisi më 7 tetor një sulm të befasishëm nga Gaza në Izrael. Ngjarja u përshkrua si një nga pë...
Votim GREQI- Ditën e sotme, shteti fqinj voton për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal. Procesi i votimit ka nisur në...
Kur kryeministri, Markus Söder hyn në sallën e mitingut zgjedhor ai nuk shkon drejt e në skenë, por hyn nga pjesa e pasme e sallë...
Një grerëz i vjen vërdallë Tarek Al-Wazirit dhe duket sikur do e pickojë. Ministri i Gjelbër i Ekonomisë dhe Transportit ka...
Lufta IZRAEL- Dhjetëra izraelitë janë marrë peng nga militantët palestinezë. Ambasada izraelite në Shtetet e Bashkuara ...
Lufta IZRAEL- Grupi militant Hezbollah me bazë në Liban ka marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa dhe artileri ...