Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkombëtarët kanë dënuar ashpër sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe gjithashtu kanë bërë thirrje që autorët të vihen para drejtësisë.
STRASBURG-Sulmi terrorist i 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, do të diskutohet të martën e ardhshme në Parlamentin Evropian.
Ndërkombëtarët kanë dënuar ashpër sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe gjithashtu kanë bërë thirrje që autorët të vihen para drejtësisë. Lajmi për diskutimin e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës u bë përmes një njoftimi zyrtar nga Parlamenti Evropian.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kuvendi do të debatojë për zhvillimet e fundit në Kosovë
Pas përleshjeve të fundit vdekjeprurëse në veri të Kosovës, eurodeputetët do të diskutojnë të martën për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës me Komisionin dhe Këshillin. Këtë javë, Përfaqësuesja e Lartë dënoi në termat më të ashpër sulmin e një bande të armatosur kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe tre sulmues të grupit serb. Në dy raporte të miratuara në maj 2023, eurodeputetët i kërkuan Serbisë dhe Kosovës të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE -ja dhe të sigurojnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave bazuar në parimin e njohjes reciproke. Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012 dhe negociatat për anëtarësim kanë filluar në vitin 2014. Kosova zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor 2022.
Procedura: Deklaratat e Këshillit dhe Komisionit, pa rezolutë
Debati: E martë, 3 tetor
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
foto ilustruese BJELLORUSI- Bjellorusia njoftoi sot se një helikopter polak ka shkelur hapësirën ajrore të saj. Avioni kaloi ...
Travis King SHBA- Travis King, ushtari amerikan që kaloi në Korenë e Veriut dy muaj më parë, është kthyer në t...
Zveçan KOSOVË- “E tmerrshme”, “nuk është dashur të ndodhë”, “jetë të humbura kot&rd...
foto nga vendngjarja STOKHOLM- Tre persona në dy ngjarje të ndryshme janë vrarë gjatë natës në Suedi, pasi një p&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) hodhi poshtë pretendimet e z...
Permbytjet GREQI- Një stuhi e fuqishme ka goditur disa pjesë të Greqisë qendrore, duke fshirë rrugë, duke shkatërruar ur...
Departamenti Amerikan i Shtetit SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e r...
Foto ilustruese AZERBAJXHAN- Republika e vetëshpallur e Nagorno-Karabakut nuk do të ekzistojë duke nisur nga viti i ardhshëm ...
foto ilustruese SHBA- Hëna e plotë do të shkëlqejë në orët e para të mëngjesit të 29 shtatorit, duke...
Milan Radoiçiç KOSOVË- Derisa autoritetet e Kosovës çdo ditë prezantojnë prova se nënkryetari i Listës S...