Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, kur mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë. Ndaj Radoiçiç dhe një grupi personash, autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë.
SERBIA- Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, Nenad Stefanoviç, tha se në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2025 do të merret vendimi lidhur me ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Millan Radoiçiç për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
“Në këtë kuptim, pres bashkëpunim adekuat me EULEX-in”, tha Stefanoviq në një intervistë për Kosovo Online.
Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, kur mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë. Ndaj Radoiçiç dhe një grupi personash, autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë.
Autoritetet në Serbi po ashtu kanë kryer hetime për këtë sulm, për të cilin Kosova e fajëson Beogradin, por autoritetet atje kanë mohuar përfshirjen në të. Stefanoiç tha se gjatë hetimit të autoriteteve serbe janë ndërmarrë mbi 40 veprime procedurale.
Ai tha se Radoiçiç akuzohet nga autoritetet serbe se së bashku me persona të tjerë të panjohur “ka kryer veprat penale: Organizim për kryerjen e veprave penale, prodhim i paligjshëm, mbajtje, bartje dhe trafikim të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, si dhe vepra të rënda kundër sigurisë publike”.
Kryeprokurori serb tha se në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore të Serbisë, “po përcaktohen të gjitha faktet dhe rrethanat që lidhen me ngjarjen kritike në Banjskë më 24 shtator 2023 dhe po kontrollohen pretendimet e të dyshuarit të cilat i ka paraqitur gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Beograd”.
“Përveç kësaj, përmes Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Serbisë, Prokuroria e Lartë në Beograd i është drejtuar EULEX-it [Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë të Bashkimit Evropian] dhe ka kërkuar dorëzimin e të gjithë dokumentacionit që lidhet me ngjarjen kritike të 24 shtatorit 2023 në Banjskë”, shtoi ai.
Ai tha se në këtë drejtim, nga EULEX-i është kërkuar dorëzimi i procesverbalit të hetimeve, foto-dokumentacionit, procesverbaleve të autopsisë për të gjithë viktimat dhe raportet mjekësore të të gjithë të plagosurve.
“Janë kërkuar gjithashtu procesverbalet për ekzaminimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve shpërthyese, si dhe procesverbalet e marrjes në pyetje të të akuzuarve dhe dëshmitarëve”, tha Stefanoviç.
Më herët gjatë këtij viti, autoritetet e Kosovës kishin thënë se kërkesat e Serbisë për të siguruar informacione për sulmin në Banjskë, janë në kundërshtim me disa pika të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, dhe në bazë të ligjeve të Kosovës, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion t'i gjykojnë çështjet që pretendohet se janë kryer brenda territorit të vendit.
Nga Zyra e BE-së kishin thënë po ashtu se kërkesat e Serbisë për këtë rast, ia kishin përcjellë autoriteteve të Kosovës. Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka thënë se Serbia po ashtu asnjëherë nuk u është përgjigjur kërkesave të saj për dorëzimin “e kriminelëve në mënyrë që ata të përgjigjen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”.
Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë kundër Radoiçiç, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale, por vetëm tre prej tyre gjenden në Kosovë. Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska, ndër të tjera, për vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiç, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale. Radoiçiç gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin. Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale./ REL
Autori dhe viktima TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autori i dyshuar i vrasjes së djeshme të 50-vjeçarit Alfred Dedja, ë...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka bërë një deklaratë se hedh poshtë deklaratat e pavërteta q&e...
Julian Gjoshi TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autor i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja ditën e djeshme n&e...
Altin Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshi...
Aida Hajnaj TIRANË- Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, foli sot nga Kuvendi i Shqipërisë për pun&eum...
Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, foli sot nga Kuvendi për luftën kundër korrupsionit duke deklaruar se SPAK nuk mund ta luftoj...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europ&eu...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europ&eu...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës,...
Dritan Gjila EKUADOR- Gjatë gjashtë ditëve të gjykimit, Prokuroria ka paraqitur katër dëshmi dhe prova si nxjerrje telefonike...