“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Zeynep dhe Elife Tzivi jetonin në një ndërtesë shtatëkatëshe kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi orët e para të së hënës, më 6 shkurt.
TURQI- Dy motra të moshës 22 dhe 20 vjeç përshkruan momentet që jetuan të ngujuar për katër ditë nën rrënojat e banesës ku jetonin në qytetin e Kahramanmaras derisa u liruan përfundimisht nga shpëtimtarët turq dhe izraelitë. Zeynep dhe Elife Tzivi jetonin në një ndërtesë shtatëkatëshe kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi orët e para të së hënës, më 6 shkurt. Siç thotë Elife, e cila është dy vjet më e vogël, nga spitali Kahramanmaras ku po kurohet, “Nuk do të kisha mbijetuar pa Zeynep”.
“Isha me fat sepse kisha motrën time të madhe me vete sepse po të isha vetëm do të kishte qenë shumë më e vështirë. Ishim poshtë krevatit. Ne mbijetuam së bashku. Ishte ftohtë dhe ne ishim të frikësuar”, nisi përshkrimin e saj 20-vjeçarja.
Kur u pyet se çfarë ndodhi kur filloi tërmeti në Turqi, Elife tha: Ne menduam se do të dridhej për një kohë dhe do të ndalonte, por kjo nuk ndodhi. Ndërtesa filloi të rrëshqasë. E gjithë dhoma filloi të rrëshqasë.
Sipas motrës së saj, Zeynep, vendimi që ajo mori kur kuptoi se ndërtesa do të shembej ishte vendimtar për mbijetesën e saj.
“Isha gati të shkoja në dhomën e nënës sonë. Ndalova dhe prita. Dëgjova zhurmën e shembjes së ndërtesës, kat më kat. Vazhdova të dëgjoja "bang, bang". Dhe në atë moment unë e vendosa kokën e Elife nën krevat dhe rashë edhe unë nën të. Kështu bëmë”, përshkruan 22-vjeçarja.
Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.
Scott Lannister ANGLI- Një sadist i akuzuar për detyrimin e një burri dhe një gruaje që ai i përshkroi si 'kafshe shtëpi...
proteste KINË- Shumë persona të pensionuar kanë dalë sërish për të protestuar në rrugët e Kinës, kun...
Ndertesa TURQI- Për shkak të fatkeqësisë së madhe në Turqi, del në pah debati për mbrojtjen më të la...
Gjermani GJERMANI- Sindikata ver.di ka paralajmëruar një grevë për të premten në aeroportet në Frankfurt, Mynih, Hamburg...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Turqi, Gjermani dhe Greqi nga dita e sotme, 16 shk...
Recep Tayyip Erdogan TURQI- Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë çrregulluar planet për zgjedhjet që do të mbahen ...
Ukrainë SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të merkurën në Bruksel se ministrat evropianë t&eu...
Ish-nënpresidenti Mike Pence SHBA- Ish-nënpresidenti Mike Pence tha të mërkurën se do të kundërshtojë një thir...
Foto ilustruese Sipas një sondazhi të fundit, gjysma e amerikanëve mendojnë se organizatat mediatike kombëtare, synojnë t&eum...
Foto ilustruese ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale që po shënon një rritje të shpejtë, mori vëmendjen e publi...