LIVE UPDATES
Bota

Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Inxhinierët turq: Amnistia për ndërtuesit, fajtor për numrin e lartë të vdekjeve

Të mbijetuarit tregojnë se kur filluan dridhjet e tokës, katet filluan të shemben njëra mbi tjetrën, sikur të ishin të bëra prej një materiali të butë

12 Mars 2023, 10:06 Nga a.l
Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Inxhinierët turq: Amnistia
Tërmeti në Turqi

TURQI- Ndërsa pjesë të Turqisë juglindore kanë filluar përpjekjet për rimëkëmbje nga tërmeti i muajit të kaluar, shumë pyesin pse kaq shumë ndërtesa relativisht të reja u shembën gjatë tërmetit me magnitudë 7.8. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, disa inxhinierë turq e drejtojnë gishtin nga politikat e qeverisë si fajtori kryesor për këtë.

 Nën rrënoja ende gjenden trupa të pajetë. Miliona ton mbeturina po hiqen ngadalë. Por pyetjet mbi nivelin e shkatërrimit nuk po largohen.

Të mbijetuarit tregojnë se kur filluan dridhjet e tokës, katet filluan të shemben njëra mbi tjetrën, sikur të ishin të bëra prej një materiali të butë. Disa ndërtesa mbijetuan relativisht të padëmtuara, ndërsa të tjera, pranë tyre, u shembën.

“Fakti që kishte ndërtesa që nuk u rrënuan ndonëse janë pranë atyre që u shemben nga tërmeti, tregon se projekti, zbatimi, ose fazat e kontrollit të ndërtesave të shembura nuk kanë funksionuar”, thotë Hasan Aksungur, kryetar i Dhomës së Inxhinierëve të Ndërtimit në Adana.

Kritikët e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan thonë se qeveria e tij ofroi disa herë amnisti për ndërtesat e paligjshme, duke i lejuar ndërtuesit të mos respektojnë rregullat bazë të sigurisë. Miliona ndërtesa u çertifikuan në këtë mënyrë.

Që nga viti 1985, ka pasur amnisti të njëpasnjëshme. Pas amnistisë së fundit më 2018, ndërtesat u hipotekuan pa iu nënshtruar asnjë kontrolli, asnjë inspektimi, vetëm duke paguar tarifat përkatëse”, thotë zoti Aksungur.

Para tërmetit, qeveria po shqyrtonte dhënien e një tjetër amnistie për ndërtuesit, përpara zgjedhjeve presidenciale, që do mbahen në muajin maj. Zoti Erdogan u mburr me këto amnisti gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, siç bëri gjatë një tubimi zgjedhor në provincën e Hatajit, tani një nga më të goditurat nga tërmeti. “Me vendimet për amnisti, ne zgjidhëm problemet për 205 mijë qytetarë të Hatajit ”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Qeveria turke nuk i është përgjigjur kërkesave të Zërit të Amerikës për koment. Ministri turk i Drejtësisë ka nënvizuar se edhe partitë opozitare e kanë mbështetur amnistinë për ndërtuesit. Muajin e kaluar, Presidenti Erdogan akuzoi rivalët se po e shfrytëzojnë tërmetin për përfitime politike.

Ne e dimë se disa po fërkojnë duart, duke pritur që shteti dhe qeveria të bien nën rrënoja bashkë me njerëzit tanë”, tha zoti Erdogan.

Presidenti turk ka thënë se zgjedhjet presidenciale të majit nuk do të shtyhen. Reagimi i strukturave të shtetit ndaj tërmetit dhe arsyeja që shkaktoi vdekjen e më shumë se 45 mijë njerëzve duket se do të jenë çështje kyçe të fushatës zgjedhore, ndërsa presidenti aktual kërkon një mandat të tretë./VOA

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen