12 Mars 2023, 09:19
Nga I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur se Asosacioni i Komunave Serbe është kusht pa të cilin nuk mund të ketë bisedime të mëtejshme në dialogun Kosovë-Serbi. Në përgjigje të deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nuk do ta formojë ZSO-në, Vuçiç tha se kjo nuk është vetëm çështje e insistimit serb, por temë e të gjithëve dhe duhet të vendoset sepse u dakordësua në Bruksel.
“ZSO është një “conditio sine qua non” për çdo bisedë. Një kusht që nuk mund të bëhet pa. Nëse dëshironi - do, nëse nuk dëshironi - nuk do. Vetëm mos na merrni më kohën”, tha Vuçiç.
Ai kujtoi se të hënën dhe të martën në Beograd do të presë të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
“Nuk e di se çfarë pret dikush nga Ohri... Unë do të shkoj në Ohër, nuk do të them kurrë se nuk mund të flas. Pse duhet të paraqitemi si të çmendur dhe si dikush që nuk dëshiron të flasë. Dhe atje do të them të njëjtën gjë që po ju them këtu tani, dhe atë që dinë edhe ata. Dikush thjesht duhet të më shpjegojë kuptimin e gjithçkaje. Pse më ftove në dasmë, ku nuk është nusja dhe dhëndri. Është diçka që e bën gjithçka të pakuptimtë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se e shqetëson kur sheh se të gjithë heshtin dhe askush nuk do të reagojë ndaj deklaratave të Kosovës, duke thënë se serbët ndoshta do të jenë sërish fajtorë për diçka.
I pyetur për 15 modelet e ZSO-së, të cilat Lajçak tha se ia propozoi Kurtit, Vuçiç tha se nuk e dinte se për cilat modele e kishte fjalën Lajçak, por se ishte i bindur se përfaqësuesi evropian duhet të dijë se çfarë është nënshkruar në Bruksel në katër dokumente, në marrëveshjen bazë, parimet, marrëveshjen e zbatimit dhe vendimin për ekipin menaxhues.
“Ne kemi katër vendime në Bruksel, të cilat janë miratuar dhe nënshkruar. Bashkimi i komunave serbe është e vetmja gjë që nuk mund të diskutohet, sepse tashmë është nënshkruar. Flisni për gjithçka që dëshironi, kjo është diçka që është nënshkruar”, nënvizoi Vuçiç.
miroslav lajçak aleksandër vuçiç dialogu kosove-serbi
Bota
12 Mars 2023, 09:09
I.A
Protesta
IZRAEL- Qindra mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në atë që disa e quajnë protestën më t&eum...
Bota
12 Mars 2023, 08:55
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Autoritetet në shtetin amerikan të Teksasit kanë këshilluar qytetarët amerikanë të mos udhëto...
Bota
12 Mars 2023, 08:41
I.A
Tringa Krasniqi
KOSOVË- Paramendojeni një të ri/re që ka dëshirë të madhe për të kryer studimet jashtë Ko...
Bota
12 Mars 2023, 08:37
I.A
Nikos Dendias
KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të qëndroj sot për vizitë n&eu...
Bota
12 Mars 2023, 08:24
I.A
Tim Davie
ANGLI- Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie u ka kërkuar falje taksapaguesve si dhe qytetarëve pas një dite ndë...
Bota
12 Mars 2023, 08:11
I.A
Vendi i ngjarjes
GREQI- Skenat e një filmi të Far West u shpalosën në orët e para të mëngjesin jashtë një...
Bota
11 Mars 2023, 17:20
F.M
Gary Lineker
BRITANI E MADHE- Pa kaluar 24 orë nga pushimi i tij nga BBC, nisin ofertat për Gary Lineker! BT Sport kërkon që prezantues...
Bota
11 Mars 2023, 16:43
F.M
Roger Mosey
BRITANI E MADHE- Ish-drejtori i departamentit të lajmeve dhe drejtori i sportit i BBC-së, Roger Mosey ka komentuar çësht...
Bota
11 Mars 2023, 16:36
F.M
Gary Lineker
BRITANI E MADHE- Gary Lineker ka mbështetjen e Unionit Kombëtar të Gazetarëve (NUJ), me sekretaren e saj të përg...
Bota
11 Mars 2023, 16:06
F.M
Mërgim Musliu
KOSOVË- Një person i identifikuar si Mërgim Musliu është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovë...