Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Reagimi i tij vjen pasi, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, kritikoi qëndrimet e zyrtarëve britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë.
BRITANI E MADHE- Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott deklaroi në një intervistë se krimi shqiptar ka arritur të krijojnë terren në Britani.
Reagimi i tij vjen pasi, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, kritikoi qëndrimet e zyrtarëve britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë. Përmes një letre drejtuar gazetës “The Guardian”, Ferizi theksoi se përmendja e shqiptarëve si komunitet me probleme me ligjin krijon stereotipe dhe i vendos ata në shënjestër.
Diplomati britanik theksoi se shumica e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë normalisht, punojnë dhe kontribuojnë në ekonomi, megjithatë, ai pranoi se shtetasit shqiptarë janë grupi më i madh i të huajve të dënuar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Pjesë nga intervista:
"Nicholas Abbott: Do të isha shumë dakord me ambasadorin Farizi, se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me statistikat, me shifrat që përdorin njerëzit dhe me realitetin që qëndron pas tyre. Mendoj se ai ka plotësisht të drejtë ta ngrejë këtë çështje. Prandaj ai dhe unë kemi një bisedë të gjatë mbi pyetjen se kë do të konsideronit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do të përfshinte edhe ata që kanë emigruar nga Italia apo Greqia, por që kanë identitet etnik shqiptar. Si qeveri, ne nuk veprojmë kështu. Ne i konsiderojmë shtetas shqiptarë ata që kanë pasaportë shqiptare dhe hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me të. Pra, nuk është kaq e thjeshtë. Shumica e shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar bëjnë jetë normale, jetë krejt normale, si njerëzit këtu. Ata kanë punë. Kontribuojnë në ekonomi. Kanë fëmijë që shkojnë në shkollë. Mund të kenë familjarë që jetojnë në Britani dhe marrin trajtim mjekësor. Por ka edhe një realitet që qeveria nuk mund ta shpërfillë. Shtetasit shqiptarë janë grupi më i madh i të huajve të dënuar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Ky është realitet. Nuk synon aspak të demonizojë askënd. Dhe mendoj se mesazhi im, qoftë kur flas me ambasadorin Farizi, qoftë kur flas me pjesëtarë të diasporës në Mbretërinë e Bashkuar, apo me ata që vijnë këtu, është i njëjtë. Kohët e fundit pata një vizitë nga një grup biznesmenësh të suksesshëm që jetojnë në Londër. Nuk po flas për njerëz që drejtojnë kompani të mëdha. Janë kompani familjare. Por ata kanë qenë atje për gati 30 vjet. Kanë pasur sukses. Janë vendosur atje me familjet e tyre. Ata më pyesnin: çfarë mund të bëjmë tani për vendin tonë? Si mund të na ndihmoni këtu në Shqipëri? Dhe unë qesh pak, sepse më duket sikur tani kam një lloj elektorati shqiptar që përfaqësoj.
Pra ambasador ju nuk bini dakord me kryeministrin Edi Rama, kur thote qe krimi nuk ka kombesi?
Nicholas Abbott: Po. Mendoj se është më e ndërlikuar se kaq. Duhet parë mënyra se si krimi ekziston brenda shoqërive të ndryshme, dhe si funksionon ai. Ajo që ka ndodhur është se grupet kriminale shqiptare kanë arritur të krijojnë terren dhe të marrin kontrollin e disa fushave të krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Me sa kuptoj, në Gjermani, Francë apo Holandë, janë grupe të tjera. Kaq është. Pra, askush nuk po thotë se pas kriminalitetit në Evropën Perëndimore qëndron një mendje shqiptare që drejton gjithçka. Por ekziston një realitet: grupet kriminale shqiptare janë të përfshira fort në trafikun e kokainës, në kanabis, në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në Evropën Perëndimore dhe më gjerë. Këto janë çështje që duhen përballur drejtpërdrejt. Sepse, për ta bërë këtë, duhet bashkëpunim për t’i ndalur. Dhe mendoj se kjo nuk është diçka që zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Nuk do të vijë një ditë kur kjo të marrë fund. Ajo që përpiqesh të bësh është të menaxhosh rreziqet për shoqërinë tënde, në mënyrë që ato të mos kenë ndikim shkatërrues mbi vetë shoqërinë. Kjo vlen edhe këtu, në Shqipëri. Askush nuk do të donte ta shihte këtë këtu.", u shpreh ambasadori./Dosja.al
MBRETËRI E BASHKUAR- Pallati i Buckinghamit ka njoftuar se udhëtimi katër-ditor në Shtetet e Bashkuara nga Mbret...
SHBA- BBC ka shkruar një artikull mbi sigurinë e Shtëpisë së Bardhë ku u dëgjuan të shtëna një natë m&e...
SHBA- Presidenti amerikan ka deklaruar se, personi i armatosur që hapi zjarr në sallën e vallëzimit ku po zhvillohej Darka e Korresp...
TIRANË- Një aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur në zonën e quajtur Ura e Çerkezës, pasditen e sotme në ...
SHBA- Keir Starmer dhe Donald Trump diskutuan nevojën urgjente për të rivendosur lundrimin në Ngushticë...
LIBAN- Ushtria izraelite filloi sulmet ndaj objektivave në Libanin jugor, menjëherë pasi lëshoi një njoftim urgjent p&eum...
Gazetari i Radios Evropa e Lirë në Uashington, Alex Raufoglu, ndodhej brenda sallës ku po mbahej darka e korrespondentëve të Shtë...
donalod trump SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump lidhi të shtënat në darkën e Shoqatës së Korrespondent...
SHBA- Pallati Buckingham ka deklaruar se Mbreti Charles ndihet i lehtësuar që Presidenti i SHBA-ve i shpëtoi atentatit. Deklaratat e&...
KOSOVË- Kosova e ka dërguar një ekip të Forcës së saj të Sigurisë (FSK) në Rripin e Gazës për të b...