23 Gusht 2022, 16:15
Nga e.k
Foto ilustruese
GJERMANI- Prej rritjes së çmimeve dhe inflacionit gjermanëve do t'u duhet t'i përdorin thuajse gjithë të ardhurat për të përballuar jetesën e përditshme.
Analistë të disa bankave në Gjermani, ndër të tjera Sparkasse, Volksbank dhe Raiffeisenbank, janë të mendimit se qytetarëve do t'u mbeten më pak para për të kursyer, sepse të ardhurat do t'u nevojiten për të përballuar shpenzimet e përditshme të jetesës.
Sipas ekspertëve të grupit të Bankave të Kursimeve, Sparkasse, shumica e gjermanëve po jetojnë gjithnjë e më shumë limitet e tyre financiarë për shkak të inflacionit të lartë. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Bankave të Kursimeve, Helmut Schleweis, tha për gazetën "Welt am Sonntag": "Ne presim që deri në 60 për qind e konsumatorëve do ta humbasin fuqinë blerëse për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve".
Edhe grupi i bankave Volksbank dhe ai i Raiffeisenbank po vëzhgojnë se klientët kanë më pak hapësirë për të manovruar. "Inflacioni i lartë u rrëmben konsumatorëve fuqinë blerëse, gjë që redukton aftësinë e tyre për të kursyer”, i tha gazetës "Welt am Sonntag" drejtori i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Grupit Volksbank dhe Raiffeisenbank, Andreas Martin.
Nga vjeshta pritet përkeqësim i situatës financiare
Sipas ekspertëve bankarë situata e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, sidomos për personat me të ardhura të ulta dhe të mesme. Situata e tensionuar duket që tashmë qartë në llogaritë bankare, sepse shumë vetë marrin kredi afatshkurtra ose hyjnë në minus.
Marrë nga DW
gjermani
Bota
23 Gusht 2022, 16:07
e.k
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpreson të organizojë një takim midis udhëheqësit ukrainas...
Bota
23 Gusht 2022, 15:26
e.k
Bozhidar Deliç
SERBI- Ka ndërruar jetë ditën e sotme Bozhidar Deliç, ish-gjenerali i ushtrisë serbe i cili pak dit&e...
Bota
23 Gusht 2022, 15:22
F.M
Policia e Kosoves
KOSOVË- Dy persona janë arrestuar në Kosovë, pasi janë përfshirë në një konflikt të dhu...
Bota
23 Gusht 2022, 14:58
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
LIBAN- Tetë depozita të tjera gruri u shembën në portin e Bejrutit, duke u dorëzuar kështu p&...
Bota
23 Gusht 2022, 14:48
e.k
Një grua duke u freskuar në një fontanë në Budapest të Hungarisë
HUNGARI- Dy zyrtarë të lartë të...
Bota
23 Gusht 2022, 14:17
e.k
Pamje nga ceremonia mortore
RUSI- Është mbajtur sot në Moskë ceremonia mortore e vajzës së vrarë të një p...
Bota
23 Gusht 2022, 14:02
A.B
Blogeri bjellorus, Andrey Byalyauski, është dënuar me dy vjet burgim, me dyshimin qw me postimet e tij në mediat sociale ai ka fyer sundim...
Bota
23 Gusht 2022, 13:50
A.B
Lija e majmunit
ITALI- Një 50-vjeçar italian ka ndërruar jetë teksa ishte me pushime në Kubë. Viktima ësht&e...
Bota
23 Gusht 2022, 13:40
A.B
Kufi
KOSOVË- Ditën e sotme janë mbledhur përballë Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë...
Bota
23 Gusht 2022, 13:03
A.B
Escobar dhe Kurti
TIRANË- I dërguari për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, sot pritet të arrij...