Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Goran Vasiç, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni, u arrestua më 13 maj, nën dyshimet se kishte falsifikuar dokumentacionin mbi bazën e të cilit Qeveria e Serbisë ia hoqi statusin e mbrojtjes kulturore objektit të Shtabit të Përgjithshëm.
BEOGRAD- Kompania Affinity Partners, në pronësi të Jared Kushnerit, ka njoftuar se tashmë është i pasigurt fati i projektit për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin ku sot ndodhet kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit, pas arrestimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Serbi.
Goran Vasiç, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni, u arrestua më 13 maj, nën dyshimet se kishte falsifikuar dokumentacionin mbi bazën e të cilit Qeveria e Serbisë ia hoqi statusin e mbrojtjes kulturore objektit të Shtabit të Përgjithshëm.
Kjo kishte hapur rrugën që, në vend të këtij objekti modernist, të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XX, kompania e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, të ndërtonte një hotel luksoz dhe objekte shumëkatëshe – projekt i kundërshtuar nga ekspertë dhe opinioni publik në Serbi.
Nga Affinity Partners i thanë gazetës amerikane, The New York Times, se nuk kanë pasur asnjë rol në procesin e rishqyrtimit të statusit kulturor të lokacionit.
“Sot, nga mediat, mësuam se një ish-zyrtar i Qeverisë serbe, pa asnjë lidhje me kompaninë tonë, dyshohet se ka falsifikuar dokumente në lidhje me statusin e mbrojtjes kulturore për projektin ‘Belgrade Square’”, thuhet në deklaratën e kompanisë, duke shtuar se “do ta hetojmë situatën dhe do të marrim hapat e mëtejshëm”.
Sipas kompanisë, punimet në këtë lokacion ende nuk kanë nisur, dhe fati i projektit është tashmë i pasigurt. Prokurori serb për krime të organizuara njoftoi më 14 maj se ka marrë në pyetje të dyshuarin Goran Vasiç, i cili – sipas Institutit – ka pranuar veprën penale që i ngarkohet. Qeveria e Serbisë më 15 maj 2024 nënshkroi një marrëveshje për “revitalizimin” e kompleksit me kompaninë e Kushnerit, Affinity Global Development, përmes së cilës ia ka dhënë tokën me qira për 99 vjet.
Kushner ka planifikuar të ndërtojë një kompleks afaristo-banesor, ku do të përfshihet edhe një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s, por detajet e kontratës me Qeverinë serbe nuk janë bërë publike. Projekti është kundërshtuar nga ekspertë, opozita dhe një pjesë e qytetarëve, të cilët e konsiderojnë sulm ndaj trashëgimisë kulturore, dhe kritikojnë mungesën e transparencës.
Ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së atëhershme jugosllave, dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, u ndërtuan mes viteve 1955-1965, sipas projektit të arkitektit Nikolla Dobroviq, si një ansambël dykatësh që atëherë quhej Sekretariati Shtetëror për Mbrojtjen Popullore. Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm u bombardua dy herë gjatë fushatës ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër Jugosllavisë, më 1999./ REL
Foto ilustruese GAZA- Shërbimet palestineze të emergjencës thanë sot se 103 persona u vranë nga bombardimet izraelite n&...
SHBA- Donald Trump-it do t'i "duhet të mendojë" nëse do të kandidojë për një mandat të katërt për presi...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një marrëveshje të madhe gjatë turneut të tij n&eu...
Foto ilustruese TURQI- Takimi midis Recep Tayyip Erdogan dhe Volodymyr Zelensky po zhvillohet në Pallatin Presidencial në Ankara. Volodymyr Zelen...
TURQI- Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet për çështjen ukrainase në Turqi, njoftoi zëd...
Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky TURQIA- Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për ...
lideri sirian dhe trump SIRI- Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të bot...
vladimir putin RUSI- Kremlini komunikoi përbërjen e delegacionit të Rusisë, që të enjten (15.05.2025) udhëton p&eum...
Moore SHBA- Kongresmeni i Utahut, Blake Moore, u pa duke fjetur gjatë një votimi në fund të një takimi gjithë natën...
Foto SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjat&eum...