Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Stërvitjet po zhvillohen kryesisht në Ngushticën e Hormuzit, në Gjirin e Omanit dhe në pjesën veriore të Oqeanit Indian.
Irani dhe Rusia kanë nisur stërvitje të përbashkëta detare në ujërat jugore të Iranit më 19 shkurt, derisa Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë ta zgjerojnë praninë e tyre ushtarake në Detin Arabik.
Stërvitjet po zhvillohen kryesisht në Ngushticën e Hormuzit, në Gjirin e Omanit dhe në pjesën veriore të Oqeanit Indian.
Të njohura si “Brezi i Sigurisë Detare”, këto ushtrime vjetore mbahen që nga viti 2019 dhe zakonisht kanë përfshirë edhe Kinën, megjithëse Pekini nuk duket të jetë i përfshirë në stërvitjet e tanishme.
Admirali i marinës iraniane, Hassan Maqsudlu, u tha gazetarëve se një nga qëllimet e stërvitjeve është “parandalimi i çdo veprimi të njëanshëm në rajon”, me gjasë duket duke iu referuar rritjes së pranisë ushtarake amerikane.
Stërvitjet e përbashkëta Iran-Rusi
Sipas mediave iraniane, marinat e Iranit dhe Rusisë zhvilluan ushtrime të vëzhgimit ajror dhe praktikuan formacione taktike si dhe manovrime në kuadër të stërvitjes.
Ushtrimet përfshinë gjithashtu skenarë të formacioneve ofensive, me qëllim përmirësimin e koordinimit taktik, forcimin e komandës dhe kontrollit të përbashkët, si dhe simulimin e reagimit të shpejtë në kushte operacionale, ku njësitë praktikuan teknika të kombinuara dislokimi dhe manovrimi.
Forcat pjesëmarrëse përfshinin njësi nga marina iraniane dhe marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) - si anije luftarake, anije me raketa, helikopterë, ekipe të operacioneve speciale dhe mjete të shpejta sulmuese - së bashku me korvetën ruse Stoikiy dhe avionë luftarakë të Forcave Ajrore Iraniane.
IRGC-ja, e cila i zhvilloi stërvitjet e veta detare në Ngushticën e Hormuzit më 16–17 shkurt, pritet të shpallet zyrtarisht organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian këtë javë.
Vendimi për ta futur IRGC-në në listën e zezë u mor muajin e kaluar. Nga pala ruse, duket se vetëm një anije luftarake mori pjesë në stërvitje.
“Të vogla dhe simbolike”
Duke e theksuar praninë e kufizuar të Rusisë, ish-oficeri i marinës iraniane, Mohammad Parsi, i përshkroi stërvitjet si “të vogla dhe simbolike”.
“Nuk mund ta paramendoj Rusinë duke ofruar mbështetje reale në një përballje të drejtpërdrejtë mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara”, i tha ai Radios Farda, duke shtuar se Moska ka gjasa ta përdorë Teheranin si “mjet presioni” në përballjen e saj më të gjerë me Perëndimin, në vend që të angazhohet për mbrojtje të ndërsjellë.
Stërvitjet po zhvillohen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje të mundshme që do të kufizonte programin bërthamor të Iranit dhe do të shmangte luftën.
“Irani do tregonte mençuri duke arritur marrëveshje”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, më 18 shkurt, pasi rundi i dytë i bisedimeve SHBA–Iran në Gjenevë përfundoi pa ndonjë përparim.
Uashingtoni ka rritur praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme javët e fundit dhe së fundmi ka dërguar aeroplanmbajtësen e dytë në Detin Arabik.
Sipas disa raportimeve, fuqia ajrore amerikane në rajon ka arritur tani nivelin më të lartë që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003./REL
Foto ilustruse Shumë europianë që nuk janë pronarë nuk janë optimistë për të blerë një shtëpi. ...
Princi Andrew dhe Mbreti Charles ANGLI- Mbreti Charles ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor,&...
Princit Andrew BRITANI E MADHE- Policia britanike shkoi në shtëpinë e ish-Princit Andrew në Anglinë lindore dhe e...
Yun Suk-yeol KOREJA E JUGUT- Ish-presidenti i Koresë së Jugut Yun Suk-yeol u dënua me burgim të përjetshëm të enjte...
Shtepia e Bardhë Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Iranin se do të ishte “i mençur” që të arrinte...
Bill Gates INDI- Bashkëthemeluesi i Microsoft Corp., Bill Gates Bill Gates, ka anuluar një fjalim kryesor që ishte...
Izrael IZRAEL- Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë paralajmëruar se përpjekj...
SHBA- Mediat amerikane raportojnë se SHBA-të po vendosin një forcë të fuqishme sulmuese detare dhe ajrore në rajon, gjë...
SERBI- Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e 16 shkurtit në incidente në qendër të Novi Sadit, ku...
Randy Fine UASHINGTON- Një postim në mediat sociale nga përfaqësuesi republikan Randy Fine i Floridës ka bërë...