19 Tetor 2025, 19:12
Nga M.L
Foto ilustruese
IRAN- Irani ka ekzekutuar një person të dënuar për spiunazh për agjencinë e inteligjencës së Izraelit, tha sistemi gjyqësor më 19 tetor. Ky është dënimi i fundit, teksa Irani së voni ka kryer një sërë ekzekutimesh që lidhen me luftën 12-ditore që Irani dhe Izraeli zhvilluan në qershor të këtij viti.
“Ekzekutimi i këtij spiuni… u krye në burgun e Komit pas konfirmimit nga Gjykata Supreme dhe refuzimit të kërkesës së tij për amnisti”, citohet të ketë thënë Kazem Mousavi, kryegjyqtari i provincës Kom, sipas ueb-faqes së gjyqësorit iranian, Mizan Online.
Identiteti i burrit – që u dënua me varje të shtunën në qytetin e shenjtë të Komit, në jug të Teheranit – nuk është bërë publik.
Sipas autoriteteve iraniane, personi i dënuar kishte nisur kontaktet me shërbimin izraelit të inteligjencës në tetor të vitit 2023 dhe u arrestua në mes të janarit dhe shkurtit të vitit 2024. Sipas autoriteteve iraniane, i dyshuari nisi të kontaktonte me shërbimin e inteligjencës izraelite në tetor 2023 dhe u arrestua midis janarit dhe shkurtit 2024.
Hetuesit thanë se ai pranoi bashkëpunimin me agjencinë izraelite të inteligjencës, Mossad, dhe i dërgoi online informacione konfidenciale. Më herët këtë muaj, gjashtë burra u ekzekutuan në provincën Kuzestan nën dyshime për terrorizëm, më pak se një javë pasi një person që u përshkrua si një nga spiunët kryesor të Izraelit u ekzekutua me varje.
Një tjetër, i quajtur Roozbeh Vadi, u ekzekutua nën dyshimet se kishte zbuluar informacione për një shkencëtar bërthamor që u vra gjatë konfliktit të qershorit. Republika Islamike, e cila kryen ekzekutime me varje, është shteti i dytë në botë pas Kinës, me numrin më të lartë të ekzekutimeve të kryera, sipas organizatave për të drejtat e njeriut./ REL
ekzekutohet iraniani per spiunazh
Bota
19 Tetor 2025, 19:07
M.L
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të hënën se po pezullonte ndihmën financiare për Kol...
Bota
19 Tetor 2025, 19:02
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet këtë të diel raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku qy...
Bota
19 Tetor 2025, 18:56
M.L
Foto ilustruese
PARIS- Bizhuteri të çmuara nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie u vodhën nga Muzeu i Luvri...
Bota
19 Tetor 2025, 17:53
M.L
Foto ilustruese
PARIS- Një grabitje spektakolare ndodhi në Muzeun e Luvrit, në zemër të Parisit, ku autorët vodh&eu...
Bota
19 Tetor 2025, 17:44
M.L
Foto ilustruese
PARIS- Nëntë bizhuteri të çmuara nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie u vodhën herët ...
Bota
19 Tetor 2025, 17:38
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet këtë të diel raundi i parë i zgjedhjeve lokale ...
Bota
19 Tetor 2025, 16:25
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet këtë të diel raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku qy...
Bota
19 Tetor 2025, 13:20
E.d
Foto ilustruse
PALESTINË- Hamasi ka mohuar paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkeljen e afërt t&eu...
Bota
19 Tetor 2025, 12:41
E.d
Foto ilustruse
FRANCË- Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e muzeu të famshëm të Luvrit në Paris. Autoret ka...
Bota
19 Tetor 2025, 12:22
M.L
Foto ilustruese
PARIS- Një grabitje e bujshme ka tronditur sot Muzeun e Luvrit në Paris, duke detyruar mbylljen e menjëhershme të ...