LIVE UPDATES
Bota

Irani rekruton 12-vjeçarë si “luftëtarë që mbrojnë atdheun”

28 Mars 2026, 11:20 Nga I.A

Irani rekruton 12-vjeçarë si “luftëtarë që

IRAN- Irani ka bërë të ditur se fëmijë, nisur prej moshës 12-vjeçare, mund të anëtarësohen në programin e ri “për luftëtarët që mbrojnë atdheun”.

Skema e rekrutimit është raportuar nga disa media iraniane dhe është prezantuar nga një zyrtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, që është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara më 26 mars.

Rahim Nadali, zëvendësdrejtori i Gardës për sektorin e Kulturës në Teheran, ka thënë përmes një njoftimi televiziv se programi është përgjigje ndaj kërkesës së madhe të publikut për t’iu ndihmuar ushtarëve që po përballen me “agresion global”, duke iu referuar sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite.

Ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë, e cila nuk ka leje për të operuar në Iran.

“Ne e kemi lansuar një plan që e quajmë Për Iranin, e ai është plan për luftëtarët që e mbrojmë atdheun”, ka thënë Nadali. “E kemi caktuar moshën minimale në 12 e lart”.\

Mediat iraniane kanë raportuar se në mesin e detyrave për rekrutët do të përfshihen patrullimet dhe “turnet në pika kontrolli”.

Diçka e tillë mund t’i rrezikojë fëmijët. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i kanë sulmuar pikat e kontrollit që i takonin milicisë Basij, degë e Gardës Revolucionare, e angazhuar për shtypje brutale të disidencës në Iran.

Një thirrje e Basijit për rekrutim, e publikuar në mediat iraniane për programin Për Iranin, shfaqte fëmijë që shihet se janë në grup-moshën e synuar të projektit, duke qëndruar mes flamujve iranianë teksa raketat e djegura rrëzohen nga qielli.

Si është të jesh brenda Iranit këto ditë:

Ende nuk është bërë e qartë nëse synimi për rekrutim ka qenë përpjekje për të rritur mbështetje, përgjigje ndaj uljes së numrit të personelit ushtarak, apo kombinim i të dyjave.

Një mbrojtës iranian i të drejtave të fëmijëve i ka thënë Radios Evropa e Lirë se rekrutimi i fëmijëve në këtë shtet nuk është “fenomen i ri” mirëpo këtë herë po ndodh në shkallë më të gjerë.

“Basij ka rekrutuar vazhdimisht fëmijë dhe adoleshentë. Sa u përket pikave të kontrollit që po diskutohen aktualisht, tema ka marrë më shumë vëmendje për shkak të numrit”, ka thënë Hamid Farahani me seli në Londër.

“Fatkeqësisht, shumë prindër mund të pajtohen me këtë rekrutim”, ka thënë ai.

“Nëse prindërit e shohin se fëmijët e tyre po joshen, ata duhet të tentojnë t’i bindin”.

Irani ka histori të rekrutimit të fëmijëve për role në siguri ose edhe role luftarake përfshirë për luftën e viteve ’80 me Irakun. Histori të fëmijëve që i sakrifikuan jetët e tyre për t’i shkatërruar tanket irakiane janë mësuar në shkollat iraniane si mënyra të indoktrinimit.

Më 2017, agjencia ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch ka raportuar se Irani është duke rekrutuar fëmijë afganë për të luftuar në Siri. Aty është thënë se fëmijët, nisur prej 14 vjeç, kanë shërbyer në njësite afgane të mbështetura nga Irani, që kanë shërbyer përkrah forcave besnike të presidentit të atëhershëm Bashar al-Assad në luftën civile shtetërore. Kjo agjenci pati publikuar edhe fotografi të varrezave të tetë fëmijëve që kanë vdekur në fushëbeteja të ndryshme siriane.

Së fundmi, Irani është akuzuar për përdorimin e të miturve për të ndihmuar në shtypjen e protestave të vitit 2022 Gra, Jetë, Liri. Në ato protesta, qindra njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale janë parë fëmijë të veshur me uniforma Basij dhe pajisje tjera në rast trazirash. Qendra iraniane e bamirësisë, Shoqëria e Imam Aliut, pati thënë se fëmijët janë nga familjet e varfra dhe se atyre po u ofrohen “disa pako me ushqim” për punën e tyre.

Në mesin e detyrave tjera të reditura në skemën aktuale të rekrutimit përfshihen edhe “shpërndarja e pajisjeve që u nevojiten luftëtarëve si dhe përkujdesja për shtëpitë e shkatëruara nga sulmet e armikut”, ka raportuar mes tjerash media shtetërore iraniane./REL

iran lufta ne iran

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale