LIVE UPDATES
Bota

Irani synon kontroll të përhershëm të internetit me ndihmën e teknologjisë kineze

Mohammad Sarafraz, anëtar i Këshillit Suprem të Hapësirës Kibernetike të Iranit dhe ish-udhëheqës i transmetuesit shtetëror IRIB, i tha gazetës online Faraz më 23 maj se pajisjet kineze tashmë ndodhen në vend. Sipas tij, qëllimi i kësaj teknologjie është të krijojë bazën për kufizimin e përhershëm të internetit, duke lejuar vetëm qasje të kontrolluar rreptësisht për përdoruesit e përzgjedhur në vendin me rreth 90 milionë banorë.

26 Maj 2026, 22:52 Nga E. D
Irani synon kontroll të përhershëm të internetit me
foto ilustruese

IRAN- Një zyrtar i lartë iranian zbuloi se Teherani ka importuar teknologji të avancuar kineze, në përpjekje për të kufizuar përgjithmonë qasjen në internetin global. Ky informacion vjen në kohën e një ndërprerjeje të madhe të internetit në Iran, ku autoritetet kanë bllokuar rrjetin që pas fillimit të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, më 28 shkurt.

Mohammad Sarafraz, anëtar i Këshillit Suprem të Hapësirës Kibernetike të Iranit dhe ish-udhëheqës i transmetuesit shtetëror IRIB, i tha gazetës online Faraz më 23 maj se pajisjet kineze tashmë ndodhen në vend. Sipas tij, qëllimi i kësaj teknologjie është të krijojë bazën për kufizimin e përhershëm të internetit, duke lejuar vetëm qasje të kontrolluar rreptësisht për përdoruesit e përzgjedhur në vendin me rreth 90 milionë banorë.

Tani në muajin e tretë, ndërprerja e internetit në mbarë Iranin është më e gjata që nga ndërprerja gati gjashtëmujore në Libi, gjatë protestave të Pranverës Arabe në vitin 2011. Por, duke qenë se popullsia e Iranit është rreth 15 herë më e madhe se ajo e Libisë, kjo bllokadë konsiderohet nga ekspertët si ndërprerja më e madhe ndonjëherë e komunikimeve e urdhëruar nga një qeveri.

Organizata monitoruese e internetit NetBlocks e ka përshkruar ndërprerjen në Iran si “të pakrahasueshme në shkallë dhe ashpërsi në një shoqëri të lidhur me rrjet”. Autoritetet janë përpjekur ta justifikojnë bllokadën, duke thënë se ajo parandalon sulmet e huaja kibernetike, mbron zyrtarët nga atentatet gjatë kohës së luftës dhe ruan moralin publik.

Por, Sarafraz i hodhi poshtë këto justifikime të Qeverisë iraniane. Ai argumentoi se disa nga sulmet më të rënda kibernetike ndaj vendit kanë ndodhur pikërisht gjatë periudhave kur interneti ka qenë i bllokuar.

Po ashtu, sipas tij, interneti nuk ka arritur të parandalojë vrasjen e dhjetëra zyrtarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli gjatë konfliktit aktual. Sarafraz, gjithashtu, kundërshtoi idenë se mbyllja e internetit mbron moralin publik.

Sipas tij, izolimi i zgjatur digjital - i shoqëruar me politika të pabarabarta qasjeje, si “internet i bardhë” për njerëzit e lidhur me regjimin dhe shërbimet komerciale “Internet Pro” për përdoruesit më të pasur - ka shkaktuar më shumë dëme psikologjike tek iranianët sesa ndikimi i mundshëm negativ i përmbajtjeve të huaja online.

A mund të funksionojë modeli kinez në Iran?

Zëvendësministri iranian i Komunikimeve, Ehsan Chitsaz, tha gjatë një konference për shtyp më 9 maj se kopjimi plotësisht i modelit të internetit të Kinës nuk është “në asnjë mënyrë i realizueshëm” për Iranin. Ai tha se sistemi i Kinës mbështetet në një popullsi prej mbi 1 miliard banorësh dhe në një treg të madh të brendshëm digjital, të cilin Irani nuk mund ta riprodhojë.

Chitsaz paralajmëroi, gjithashtu, se vetë ndërprerjet e zgjatura të internetit përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare. Amir Rashidi, drejtor për sigurinë e internetit dhe të drejtat digjitale në Miaan Group, një organizatë amerikane për siguri digjitale e fokusuar në Iran, tha se sistemi i Teheranit është shumë më i thjeshtë krahasuar me atë të Kinës.

Në vend që të ndërtojë një sistem të madh me kosto të lartë financiare dhe teknologjike gjatë dekadave, ai tha se Irani ka shtuar kufizime mbi infrastrukturën ekzistuese të internetit. Sipas Rashidit, kjo e bën më të lirë dhe më të lehtë për qeveritë e tjera autoritare që ta kopjojnë modelin iranian.

“Ata mund ta marrin dhe ta zbatojnë sistemin iranian të bllokadës dhe censurës” pa pasur nevojë t’i rindërtojnë rrjetet e tyre nga fillimi, tha Rashidi për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.

Studiuesi i rrjeteve, Aryan Eqbal, tha se ata që janë në favor të kontrollit të internetit në Iran, supozojnë gabimisht se rritja ekonomike e Kinës e justifikon modelin e kufizimeve digjitale.

“Kina nuk u zhvillua për shkak të internetit të mbyllur”, i tha Eqbal faqes iraniane të teknologjisë Zoomit.

“Ka pasur arsye të tjera, dhe mbyllja, në fakt, ka pasur efekt negativ në progresin e saj”, tha ai.

Sipas Eqbalit, mbështetësit iranianë të kontrollit më të fortë përpiqen të kopjojnë vetëm pjesën represive të sistemit kinez, por pa bazat ekonomike që i mundësojnë Pekinit t’i përballojë kostot. Në kushtet e sanksioneve ndërkombëtare dhe të një ekonomie të dobësuar nga keqmenaxhimi prej dekadash, ekonomia e Iranit nuk është në nivel për ta bërë një model të tillë të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, tha ai.

Ndikimi ekonomik i ndërprerjes së internetit në Iran ka qenë i konsiderueshëm. Afshin Kolahi, zyrtar i Dhomës së Tregtisë së Iranit, tha gjatë një seance më 12 prill se bllokimi i internetit po i kushtonte vendit deri në 40 milionë dollarë në ditë. Humbjet indirekte, sipas tij, arrinin deri në 80 milionë dollarë në ditë në mes të prillit./REL

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë