LIVE UPDATES
Bota

Ish diplomati amerikan Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes, ende aktiv në çështjet botërore

Siç shkroi në gazetën “Washington Post” i biri, David Kissinger, ish diplomati do të festojë 100 vjetorin këtë javë me vizita në Nju Jork, Londër dhe vendlindjen e tij, qytetin Fürth, në Gjermani.

27 Maj 2023, 22:52 Nga I.A
Ish diplomati amerikan Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes, ende aktiv
Henry Kissinger

SHBA- Ish sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari presidencial Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes këtë të shtunë, duke kapërcyer për jetëgjatësinë shumë bashkëkohës të tij politikë që udhëhoqën Shtetet e Bashkuara në një nga periudhat e saj më të trazuara, përfshirë presidencën e Richard Nixon-it dhe Luftën në Vietnam.

I lindur në Gjermani më 27 maj 1923, zoti Kissinger mbetet i njohur për rolin e tij kyç në politikën e jashtme amerikane të viteve 1960 dhe 1970, përfshirë përpjekjet e fundit për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Vietnami, që ndodhi pasi emri i tij ishte lidhur tashmë pazgjidhshmërisht me shumë prej veprimeve të diskutueshme të konfliktit.

Siç shkroi në gazetën “Washington Post” i biri, David Kissinger, ish diplomati do të festojë 100 vjetorin këtë javë me vizita në Nju Jork, Londër dhe vendlindjen e tij, qytetin Fürth, në Gjermani.

Përgjatë viteve të fundit, zoti Kissinger ka arritur të ruajë rolin e tij ndikues si një burrë shteti me përvojë të gjatë, tek udhëheqësit e Uashingtonit.

Ai ka këshilluar presidentë republikanë dhe demokratë, përfshirë Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së zotit Trump, ndërkohë që mban një sipërmarrje ndërkombëtare këshillimi, përmes të cilit mban fjalime me theksin gjerman që nuk e ka humbur që kurse u largua nga vendlindja e tij, për t'i shpëtuar regjimit nazist, së bashku me familjen, kur ishte ende adoleshent.

Gjatë këtij muaji, zoti Kissinger u shpreh se me hyrjen e Kinës në bisedime po shënohet një pikë kthese për luftën në Ukrainë. Ai i tha rrjetit televizv CBS News se pret që negociatat të përmbyllen "deri në fund të vitit". Ai ka bërë thirrje për paqe përmes negociatave, për t'i dhënë fund konfliktit.

Zoti Kissinger është gjithashtu bashkëautor i një libri për inteligjencën artificiale, që doli në shitje në vitin 2021, i quajtur "Epoka e inteligjencës artificiale dhe e ardhmja jonë njerëzore". Ai ka paralajmëruar se qeveritë duhet të përgatiten për rreziqet e mundshme që lidhen me teknologjinë.

Gjatë tetë viteve si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe sekretar shteti, zoti Kissinger u përfshi në ngjarje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë shembullin e parë të "diplomacisë së udhëtimeve” në kërkim të paqes në Lindjen e Mesme, negociatat sekrete me Kinën për të afruar marrëdhëniet e “ngrira” mes dy superfuqive në zhvillim dhe nxitjen e bisedimeve të paqes në Paris për t'i dhënë fund luftës në Vietnam dhe pranisë ushtarake amerikane atje.

Zoti Kissinger, së bashku me Presidentin Nixon, mbajtën gjithashtu peshën kryesore të kritikave të aleatëve amerikanë kur forcat komuniste të Vietnamit të Veriut morën kontrollin e kryeqytetit të Vietnamit Jugor, Saigon, në 1975, ndërsa personeli i mbetur amerikan u largua nga ai që tani njihet si qyteti Ho Chi Minh City.

Ai gjithashtu u akuzua si përgjegjës për zgjerimin e konfliktit në Laos dhe Kamboxhia, që bëri të mundur vendosjen e regjimit të gjenocidit të Kmerëve të Kuq që vrau rreth 2 milionë kamboxhianë.

Ai u njoh si nxitësi kryesor në periudhën e Detantes, një përpjekje diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik duke filluar nga viti 1967 deri në 1979 për të ulur tensionet e Luftës së Ftohtë përmes negociatave tregtare dhe të armëve.

Zoti Kissinger mbeti një nga këshilltarët më të besuar të Presidentit Nixon, gjatë administratës së tij nga viti 1969 deri në 1974, fuqia e tij vetëm sa u shtua, derisa për shkak të skandalit të përgjimeve (Watergate) ai dha dorëheqjen si president i 37 i Shteteve të Bashkuara.

Gerald Ford, i cili si zëvendëspresident u mori drejtimin e Zyrës Ovale pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, i dha zotit Kissinger “Medaljen Presidenciale të Lirisë” në vitin 1977, duke thënë se zoti Kissinger "ushtroi fuqinë e madhe të Amerikës me mençuri dhe dhembshuri në shërbim të paqes".

Marrë nga VOA

henry kissinger

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet