27 Maj 2023, 21:28
Nga I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Tensione u krijuan gjatë asistimit nga ana Policisë së Kosovës të kryetarëve të komunave në veri të vendit për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet e komunave përkatëse. Këto tensione e kanë vënë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin, Albin Kurti në qendër të kritikave që nga Departamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-ti, e të shumë analistëve në Kosovë. Pavarësisht kritikave të shumta që mori Kurti, ai tha se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna.
“Unë iu bashkangjita dhe e falenderoj shumë për ftesën. Por, sa i përket ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është që krejt çka kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës, është të mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet t'i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim feje, etnie e prejardhje. Dhe besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë…E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.
Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?
Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serbë kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.
antony blinken albin kurti tensione në veri të kosovës
Bota
27 Maj 2023, 20:47
I.A
Rexhep Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu
TURQI- Orët e fundit të garës presidenciale të Turqisë janë bërë gjithnjë...
Bota
27 Maj 2023, 20:33
I.A
Wagner
UKRAINË- Mercenarët rusë nga grupi Wagner raportohet se kanë nisur të zhvendosen nga disa prej pozicioneve të tyre n&e...
Bota
27 Maj 2023, 20:19
I.A
Oleksiy Danilov
UKRAINË- Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmimin e saj të shumëpritur kundër forcave ru...
Bota
27 Maj 2023, 20:15
I.A
Kine SHBA
SHBA- Ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao ishte në Shtetet e Bashkuara këtë javë, për takime me Sekretaren ameri...
Bota
27 Maj 2023, 20:04
I.A
Ivica Daçiç
SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se Serbia me ngritjen e nivelit ...
Bota
27 Maj 2023, 19:57
I.A
protesta
SERBI- Në qendër të Beograd, dhjetëra mijëra persona protestuan më 27 maj nën sloganin “Serbia kundë...
Bota
27 Maj 2023, 19:22
I.A
Viola Von Cramon
GJERMANI- Viola Von Cramon ka qëndruar për një vizitë në veri të vendit ku ka takuar pjesëtarë t&e...
Bota
27 Maj 2023, 18:55
I.A
EUREGHA
KOSOVË- Pas aplikimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në EUREGHA, bordi i këtij mekanizmi evropian ka pr...
Bota
27 Maj 2023, 18:31
I.A
Ushtari
UKRAINË- Një video që po bën xhiron në rrjetet sociale tregon një ushtar rus i cili i dorëzohet trupave të ...
Bota
27 Maj 2023, 18:19
I.A
Oktapodi
SHBA- Shkencëtarët kanë regjistruar një sjellje të çuditshme tek një oktapod në laborator, në ...