LIVE UPDATES
Bota

Takimet e nivelit të lartë sinjalizojnë për përmirësim në marrëdhëniet SHBA-Kinë

Por, në një takim në Vjenë më herët këtë muaj me zyrtarin e lartë kinez për politikën e jashtme Wang Yi, këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara synojnë ta lënë pas këtë incident.

27 Maj 2023, 20:15 Nga I.A
Takimet e nivelit të lartë sinjalizojnë për
Kine SHBA

SHBA- Ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao ishte në Shtetet e Bashkuara këtë javë, për takime me Sekretaren amerikane të Tregtisë, Gina Raimondo dhe Përfaqësuesen për Çështjet Tregtare, Katherine Tai. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, takimet u mbajën disa ditë pasi Presidenti Joe Biden sinjalizoi për një përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe të rënduara nga problemet e tregtisë dhe të sigurisë, si dhe nga rrëzimi nga avionët amerikanë në muajin shkurt të një balone përgjimi kineze që përshkonte territorin e Shteteve të Bashkuara.

Një sinjal i qartë u dha nga Presidenti Joe Biden për marrëdhënien SHBA – Kinë.

“Një balonë që kishte pajisje përgjimi sa për të mbushur dy vagonë treni fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara; balonën e rrëzuam dhe gjithçka ndryshoi për sa i përket dialogut me njëri-tjetrin”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Biden iu referua kështu balonës përgjuese kineze që fluturoi mbi territorin amerikan në shkurt. Incidenti shkaktoi indinjatë tek të dyja palët politike në Shtetet e Bashkuara dhe anulmin e vizitës së Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Pekin.

“Është shkelje e sovranitetit tonë. Është shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha Sekretari Blinken.

Por, në një takim në Vjenë më herët këtë muaj me zyrtarin e lartë kinez për politikën e jashtme Wang Yi, këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara synojnë ta lënë pas këtë incident. Pas kësaj, u shënuan kontakte të nivelit të lartë, përfshirë një takim të enjten mes Sekretares së Tregtisë Gina Raimondo dhe homologut kinez, Wang Wentao.

Zotit Wang u takua të premten edhe me Përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara për Tregtinë, Katherine Tai.

“Mendoj se mbajtja hapur e këtyre kanaleve të komunikimit, është pjesë thelbësore e strategjisë tonë me Kinën, që tashmë është kombinim i një balance delikate mes konkurencës dhe bashkëpunimit”, thotë Yun Sun, nga Qendra “Stimson”.

Përtej dëshirës për të treguar se mund të menaxhojë konkurencën me Kinën dhe ndërsa përpiqet për të bashkëpunuar për çështje si lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe ndalimin e trafikut të fentanilit, zoti Yun thotë se Uashingtoni kërkon që Pekini të jetë një forcë konstruktive për luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, Kina kërkon të përfitojë nga një marrëdhënie e tillë për çështjet që janë të rëndësishme për të, si kufizimet amerikane ndaj teknologjisë së gjysmëpërçuesve. Një faktor që i nxit të dyja palët për të përmirësuar marrëdhëniet është takimi i udhëheqësve të APEC-ut, (Forumit Ekonomik të Azi-Paqësorit) që Shtetet e Bashkuara do të organizojnë në nëntor në San Françisko.

“Për Xi Jinpingun, që e konsideron veten, apo Kinën, ndër themeluesit e APEC-ut, ai dëshiron vërtet që të jetë në atë takim. Dhe prania aty e presidentit kinez, pa praninë e Putinit, do të jetë një arritje e madhe për administratën Biden”, thotë Dennis Wilder, nga Universiteti Georgetown.

Nëse zoti Xi do të marrë pjesë në takimin e APEC-ut, atëherë do të krijohet mundësia për një takim të veçantë me Presidentin Biden. Ky do të ishte takimi i tyre i dytë, që nga takimi në kuadrin e G20-tës në Bali, nëntorin e kaluar.

Marrë nga VOA

wang wentao marredheniet shba-kine katherine tai

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen