LIVE UPDATES
Bota

Ish-presidenti i Kroacisë mesazh për Kosovën: Bindeni botën t'ju njohë

Ai u dërgoi edhe disa mesazhe autoriteteve të Kosovës se çfarë duhet të bëjnë për ta bërë vendin e tyre më të njohur.

19 Qershor 2022, 11:42 Nga j.c
Ish-presidenti i Kroacisë mesazh për Kosovën: Bindeni botën
Stipe Mesiç

KROACI- Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka folur për ndikimin e Rusisë në Ballkan pas pushtimit të Ukrainës, nëse Serbia mund t’i kthehet vërtet Perëndimit e të distancohet nga Rusia. Në një itervistë me The Geoupost ai u dërgoi edhe disa mesazhe autoriteteve të Kosovës se çfarë duhet të bëjnë për ta bërë vendin e tyre më të njohur.

Ai tha se Kosova me Rusinë, duhet të zhvilloi një dialog, jo me armë, por me argumente. Mesiç theksoi gjithashtu se Ukraina ka marrë mjaftueshëm armë në Perëndim dhe se mund të bëjë rezistencë në luftën me Rusinë, por sipas tij kjo nuk është mënyra e duhur pasi ai mendon se asnjë mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhet me armë.

Intervista e plotë:

Si e shihni ndikimin rus në Ballkan pas Luftës së Dytë Botërore deri më sot?

Epo, ai ndikim nuk ishte shumë i madh. Rusët kanë pasur gjithmonë aspirata për të arritur në detin e ngrohtë. Nga Rusia cariste kanë mbetur ende pamje të tilla për detin e ngrohtë, por vetë Rusia, domethënë Bashkimi Sovjetik, nuk kishte aq shumë ndikim. Bashkimi Sovjetik nuk e sulmoi Jugosllavinë, ndikimi nuk ishte aq i madh, më pas ndodhi një rimëkëmbje, ku fillimisht ishte konflikti Tito-Stalin, dhe më pas ishte një situatë qetësuese dhe në atë kohë Jugosllavia u shpërbë por edhe Bashkimi Sovjetik. Rusia është rimëkëmbur dhe sot është sërish një fuqi e madhe. Amerika e kuptoi zhdukjen e Bashkimit Sovjetik si një fitore për Perëndimin, megjithatë, Bashkimi Sovjetik u shemb për shkak të keqkuptimeve të brendshme.

Rusia është forcuar dhe tani duhet të dialogojmë me të, jo me armë, por me argumente. Rusia vështirë se mund të pranonte raketat perëndimore me kokë bërthamore që vinin në kufirin rus, kështu që negociatat duhej të zhvilloheshin. Pse këmbëngulën që Ukraina duhet të anëtarësohet si në OKB ashtu edhe në paktin e NATO-s, kur kjo është objektivisht e pamundur, sepse Rusia nuk do ta pranojë kurrë NATO-n.

Si e sheh Kroacia agresionin rus në Ukrainë?

Të gjithë akuzojnë për agresion, sepse nuk duhej të ndodhte. Ukraina po mbrohet, kishte një pjesë të mirë të ushtrisë së saj, megjithatë, mori aq shumë armë në Perëndim sa Ukraina mund të mbrohet sot, por asgjë nuk zgjidhet me armë. Ato çështje që ishin të pazgjidhura, mbeten ende, ndaj duhet të ulen sërish në tavolinë, ashtu siç çdo luftë ka përfunduar në paqe, ashtu do të jetë edhe kjo.

A mund të ndikojë kriza në Ukrainë në problemet ekzistuese në Ballkan, pra në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Republika Srpska? Si e shihni këtë?

Ajo krizë, në thelb, nuk mund të shkaktojë një konflikt në ish-Jugosllavi, por ka nga ato koka të nxehta në Serbi dhe Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë që mendojnë se mund ta mposhtin botën përsëri. Kur vdiqën njëqind mijë qytetarë në luftën për të shpërbërë BeH-në, BeH nuk mbeti e ndarë, ajo u bashkua, ashtu si Kosova që pati shumë viktima dhe Kroacia, ishin viktima të luftës, por Kosova mbeti brenda kufijve të saj dhe Kroacia mbeti brenda kufijve të saj.

Ata që flasin “botën serbe” përsëri bëjnë thirrje për ndryshim kufijsh, por Aca (Aleksandar) Vuçiç nuk mund të bëjë asgjë atje, as Milorad Dodik në BeH, por mund të krijojnë pengesa, keqkuptime. Ata janë një faktor përçarës dhe Europa dhe Amerika duhet ta kuptojnë këtë. Nuk mjafton të thuash “Dodikut ia ndalojmë të shkojë në Amerikë”, “do ia ndalojmë Vuçiçit të shkojë në Amerikë”, ata as nuk do të shkonin në Amerikë. Pra, çfarë do të thotë kjo për ta? Ata duhet të ndiqen penalisht sepse kanë grabitur qytetarët e tyre, atëherë do të ishte efektive.

A jeni optimist se Serbia më në fund mund t’i kthejë shpinën Putinit dhe Rusisë dhe t’i kthehet Perëndimit, apo Rusia do ta përdorë Serbinë gjithmonë si një faktor destabiliteti në Ballkan?
Derisa kjo qeveri është në Serbi, do të mundohen të ulen në dy karrige, njëra karrige do të jetë e kthyer nga Putini dhe tjetra drejt Evropës dhe Amerikës. E cila do të mbizotërojë, në fund të fundit, nuk ka shumë rëndësi, sepse Serbia nuk ishte faktori vendimtar në politikën evropiane.

A keni një mesazh për Kosovën?

Duhet të dërgohet një delegacion për të vizituar vendet e Amerikës së Jugut, Azisë, Afrikës, por kushton shumë, por ajo që mund ta përballojë Kosova është që një delegacion serioz të vizitojë misionet e të gjitha vendeve në Kombet e Bashkuara me letra drejtuar shefave të tyre dhe qeverive. Pra, vizitoni përfaqësuesit e secilit shtet, më të voglin dhe më të madhin dhe sqarojini pse duhet njohur Kosova. Duhet të bëhet një fushatë me propozime serioze që ata do t’i kuptojnë, sepse të shkosh veç ashtu në një vend, nuk do të ketë dobi. Secili përfaqësues në OKB do t’ia dorëzojë letrën Qeverisë së vendit të tij dhe kreut të vendit të tij.

stipe mesiç

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion