LIVE UPDATES
Bota

Ish-Presidenti Trump ndryshon fushatën për përballjen me Kamala Harris

Republikanët e kuptuan se trysnia e demokratëve ndaj Presidentit Joe Biden po çonte drejt tërheqjes së kandidaturës së tij nga gara zgjedhore.

25 Korrik 2024, 16:25 Nga S.B
Ish-Presidenti Trump ndryshon fushatën për përballjen me Kamala
Harris dhe Trump

SHBA- Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandidati republikan Donald Trump po përballet me një kundërshtare tjetër pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns njofton për mënyrat se si ekipi i ish Presidentit Trump po ndryshon fushatën për përballjen e mundshme me Nënpresidenten Kamala Harris. Ndërkaq, kjo e fundit pritet që të zgjedhë kandidatin e saj për postin e Nënpresidentit brenda datës 7 gusht.

Republikanët e kuptuan se trysnia e demokratëve ndaj Presidentit Joe Biden po çonte drejt tërheqjes së kandidaturës së tij nga gara zgjedhore.

Kur ai njoftoi largimin, ata vepruan menjëherë.

“Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se si Joe Biden-i mund ta dëmtomte kaq shumë kufirin, mos harroni që ai nuk ishte i vetëm”, thuhet në një nga reklamat e republikanëve.

Ata i zhvendosën kritikat drejt Nënpresidentes Kamala Harris duke e fajësuar atë për rritjen e emigracionit të paligjshëm.

Reklama vazhdon me zonjën Harris duke thënë: “Kam punuar për këtë çështje për një kohë të gjatë.

“Kjo është e vërteta për Kamala Harrisin. Ajo ka qëndrime të rrezikshme liberale në lidhje me imigracionin e paligjshëm”, thotë më tej reklama.

Në tubimin e saj të parë si kandidate e pritshme e demokratëve, zonja Harris ishte gati me një kundërsulm duke u kujtuar votuesve punën e saj si prokurore.

“Në ato role jam marrë me kriminelë të të gjitha llojeve. Me ata që abuzuan gratë, me mashtrues që grabisin konsumatorët, me mashtrues që shkelin rregullat për përfitimin e tyre. Unë e njoh tipin e Donald Trump-it”, tha Nënpresidentja Harris.

Kandidimi i zonjës Harris shënon një rifillim në garën që ish-Presidenti Trump po e udhëhiqte, thotë eksperti i studimeve qeveritare të Institutit Brookings, Darrell West.

“Ajo do të jetë një kandidate e fortë në shtetet e rëndësishme për garën zgjedhore si Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin. Unë mendoj se ajo do te shtojë gjasat e demokratëve për fitore në disa nga shtetet e diskutueshme ku përkrahja për ta kishte filluar të zbehej, si për shembull ne Arizonë”, thotë zoti West.

Kandidati republikan Trump, siç ndodh rëndom me rivalët e rinj, filloi ta vërë në lojë zonjën Harris.

“E keni parë se si qesh ajo? Ajo eshte e çmendur. Mund të kuptosh shumë për njerëzit nga mënyra se si qeshin. Ajo është e çmendur”, tha zoti Trump.

Republikanët janë të sigurt se mund të mposhtin çdo demokrat, thotë Meena Bose nga Universiteti Hofstra.

“Është e qartë se ish-presidenti Trump dhe ekipi i tij menduan se Presidenti Biden ishte një kandidat i mundshëm. Ata duket se kanë të njëjtat pikëpamje edhe për Nënpresidenten”, thotë Dr. Bose.

Një rivale e re megjithatë nënkupton disa ndryshime në fushatë, thotë zoti West.

“Republikanët duhet të riformulojnë të gjithë fushatën e tyre, e cila e vinte theksin tek mosha e Joe Biden-it dhe familja e tij, duke e quajtur të korruptuar. Të gjitha këto bien poshtë tani. Tani ata do të vënë theksin tek fakti që zonja Harris është nga Kalifornia, shteti më liberal se pjesa tjetër e vendit”, thotë eksperti i studimeve qeveritare të Institutit Brookings, Darrell West.

JD Vance, kandidati republikan për nënpresident, ka filluar sulmet duke e fajësuar zonjën Harris për punën që republikanët e vlerësojnë si të dobët të zotit Biden.

“Vendi ynë ka qenë i udhëhequr për tre vjet e gjysmë nga një President që nuk mund ta bëjë këtë detyrë dhe kjo ndodhi sepse Kamala Harris dhe pjesa tjetër e demokratëve ka gënjyer për aftësinë e tij për të qenë president”, thotë zoti Vance.

Zonja Harris, e cila pritet që të zgjedhë kandidatin e saj për postin e Nënpresidentin brenda datës 7 gusht, thotë se votuesit kanë një zgjedhje të qartë midis vizionit të saj dhe atij të zotit Trump.

“A duam të jetojmë në një vend të lirisë dhe sundimit të ligjit apo në një vend kaosi, frike dhe urrejtjeje? Këtu qëndron e bukura e këtij momenti. Secili prej nesh ka fuqinë t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. Fuqia është me popullin”, tha zonja Harris.

Sondazhet fillestare politike që nga tërheqja e Presidentit Biden tregojnë se zonja Harris po e ngushton hendekun me zotin Trump./ VOA

doland trump kamala harris

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë