19 Maj 2026, 22:59
Nga E. D
JD Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance ka deklaruar se negociatat me Iranin kanë shënuar “progres të rëndësishëm”, duke shtuar se Teherani duket i gatshëm për një marrëveshje. Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Vance tha se SHBA nuk ka një plan për transferimin e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit drejt Rusisë dhe se Uashingtoni nuk e di nga burojnë këto raportime.
Ai theksoi se çështja nuk është diskutuar në bisedimet mes dy palëve dhe se, sipas tij, Irani do ta kishte ngritur këtë kërkesë nëse do të ekzistonte realisht një plan i tillë. Vance deklaroi gjithashtu se SHBA sheh “dy rrugë” në marrëdhëniet me Iranin, duke përsëritur qëndrimin se Teherani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore.
Sipas tij, administrata amerikane ka bërë “progres të madh” përmes negociatave dhe se Irani duket më i hapur ndaj një marrëveshjeje pas kontakteve të fundit diplomatike. Ai paralajmëroi megjithatë se ekziston edhe “opsioni B”, që nënkupton rifillimin e veprimeve ushtarake nëse diplomacia dështon.
“SHBA është e gatshme për çdo skenar, por preferon zgjidhjen përmes negociatave,” u shpreh Vance.
Zëvendëspresidenti amerikan shtoi se brenda udhëheqjes iraniane ka ende paqartësi dhe ndarje të brendshme për qëndrimin në negociata, duke e cilësuar procesin si të paqëndrueshëm dhe të vështirë për tu interpretuar./Dosja.al
jd vance
Bota
19 Maj 2026, 22:51
E. D
Publikimi i “Memorandumit” të lëvizjes studentore, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përb&eu...
Bota
19 Maj 2026, 22:42
E. D
KINË- Më pak se një javë pas vizitës së presidentit amerikan në Kinë, tani është Vladimir Putin ai që p...
Bota
19 Maj 2026, 19:30
E.d
Jonathan Andic
SPANJA- Djali i themeluesit të rrjetit të modës Mango, Jonathan Andic është arrestuar në Spanjë p&eu...
Bota
19 Maj 2026, 19:13
G.M
KALIFORNI- NASA ka zbuluar pamjet e zjarreve apokaliptike që kanë pushtuar Kaliforninë e Jugut. Imazhet satelitore të marra pak pas mesdit...
Bota
19 Maj 2026, 19:08
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Barcelona po përpiqet të ndalojë turizmin e tepërt, duke rritur tarifën për vizitorët e kro&...
Bota
19 Maj 2026, 18:10
G.M
NATO
SHBA- Diskutimet për dërgimin e trupave të NATO-s në Ngushticën e Hormuzit, kanë të bëjnë me mu...
Bota
19 Maj 2026, 18:31
E.d
Pamje nga tragjedia
SIBERI- Një tragjedi ka ndodhur në liqenin Bajkal në Siberi, ku pesë persona kanë humbur jet&eu...
Bota
19 Maj 2026, 18:05
E.d
Vladimir Putin dhe Xi Jinping
PEKIN- Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur këtë të martë në Pekin, ku pritet të zh...
Bota
19 Maj 2026, 17:58
G.M
Foto Ilustruese
KINA- Forcat e armatosura të Kinës përparuan në fund të vitit 2025 në trajnimin sekret t...
Bota
19 Maj 2026, 14:14
D.S
EUROPË- Europol njoftoi një goditje të madhe dixhitale që çoi në heqjen e mijëra llogarive online të lidhura me...