Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këto mesazhe, Guterres i bëri në deklaratat e tij të Vitit të Ri, duke dhënë alarmin për një botë të zhytur në kaos.
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u bëri thirrje liderëve botërorë që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të vendosinnjeriun dhe planetin në prioritet. Këto mesazhe, Guterres i bëri në deklaratat e tij të Vitit të Ri, duke dhënë alarmin për një botë të zhytur në “kaos”.
“Bota ndodhet në një udhëkryq. Rreth nesh ka kaos dhe pasiguri. Përçarje. Dhunë. Kolaps klimatik. Shkelje sistematike të së drejtës ndërkombëtare. Vënie në dyshim e parimeve themelore që na bashkojnë si familje njerëzore,” theksoi Guterres në një mesazh të regjistruar me video.
“Me hyrjen në vitin 2026, u drejtoj një thirrje lidereve dhe liderëve të mbarë botës: merrni përgjegjësitë tuaja. Mjaft më me vuajtje. Jepini përparësi njeriut dhe planetit. I ftoj të gjithë ata që po e dëgjojnë këtë mesazh të luajnë rolin e tyre.
E ardhmja jonë varet nga aftësia jonë për të gjetur së bashku guximin për të vepruar,” tha ai, duke denoncuar edhe një herë pabarazinë mes shpenzimeve ushtarake dhe financimit të ndihmës për shtresat më të pambrojtura.
“Ndërsa po mbyllim një vit të trazuar, faktet janë të qarta: shpenzimet ushtarake globale u rritën me gati 10%, duke arritur në 2.7 trilionë dollarë. Ky është 13 herë më shumë sesa ndihma totale për zhvillim dhe i barabartë me Prodhimin e Brendshëm Bruto të gjithë Afrikës.
Dhe kjo, në një kohë kur konfliktet nuk kanë qenë kurrë kaq të ashpra që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë vit të ri, le të marrim vendimin për të rishikuar prioritetet tona. Për ta bërë botën më të sigurt, duhet të investojmë më shumë në luftën kundër varfërisë dhe më pak në luftëra. Paqja duhet të fitojë,” deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, i cili pritet të nisë vitin e fundit të mandatit të tij.
foto nga vendngjarja BRAZIL- Një moment tronditës ka ndodhur në Brazil ku një grua shtyp aksidentalisht pedalin e gabuar ndër...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonat...
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ktheu vëmendjen e tij te Lindja e Mesme të hën&e...
TURQI- Tre oficerë policie turq, gjashtë terroristë të ISIS-it u vranë dhe tetë oficerë policie dhe nj&...
Volodymyr Zelensky dhe Giorgia Meloni ITALI- Italia synon të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën vitin...
Sergei Lavrov Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendoi se Ukraina ka shënjestruar një nga rezidencat e presidentit rus, Vladimir Put...
IZRAEL- Izraeli po kërkon të zhvillojë një sistem të ri interceptorësh lazer me fuqi të lartë që mund t...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj një...
Donald Trump dhe Vladimir Putin SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump dhe Vladimir Putin pat&e...
Foto nga vendngjarja GREQI: Një tragjedi ka ndodhur sot në një fshat të Krya Vrysi, Kalambaka në Greqi. Motër e vë...