LIVE UPDATES
Bota

Jo pasaporta nga struktura ilegale: Kosova kundër KE

Qeveria e Kosovës tha, se është e shqetësuar dhe e kundërshton një propozim të fundit të Komisionit Evropian, sipas të cilit vizat nga 1 janari i vitit 2024 duhet të hiqen edhe për qytetarët serbë të Kosovës, që kanë pasaporta të Serbisë të lëshuara nga një Drejtori Koordinuese e Serbisë që funksionon në Kosovë.

22 Nëntor 2023, 09:22 Nga A.B

Jo pasaporta nga struktura ilegale: Kosova kundër KE

Qeveria e Kosovës reagoi ndaj propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave edhe për serbët e Kosovës me pasaporta serbe. Sipas saj nuk mund të pranohen pasaportat e strukturave ilegale serbe në Kosovë.

Qeveria e Kosovës tha, se është e shqetësuar dhe e kundërshton një propozim të fundit të Komisionit Evropian, sipas të cilit vizat nga 1 janari i vitit 2024 duhet të hiqen edhe për qytetarët serbë të Kosovës, që kanë pasaporta të Serbisë të lëshuara nga një Drejtori Koordinuese e Serbisë që funksionon në Kosovë. Për qeverinë e Kosovës, kjo drejtori Koordinuese është strukturë ilegale e Serbisë në Kosovë dhe si e tillë duhet të cilësohet e jashtëligjshme edhe nga Komisioni Evropian. Qeveria e Kosovës, thotë se qytetarët serbë të Kosovës duhet të pajisen me pasaporta të Kosovës që të mund të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, si të gjithë qytetarët e tjerë të vendit.

Ndryshim i qëndrimit të Komisionit Evropian

Në prill të këtij viti, vetë Komisioni Evropian kishte theksuar se liberalizimi i vizave i miratuar për Kosovën vlen vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës dhe jo për ata qytetarë që kanë pasaporta të Drejtorisë Koordinuese, e cila punon në Kosovë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Por me propozimin e ri, KE-ja tha se tashmë nuk ekziston asnjë arsye që serbët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë të mos mund të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog me Serbinë, tha se "propozimi i fundit i KE-së për pasaportat që lëshohen "nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese serbe” nuk është diskutuar fare me Qeverinë e Kosovës”. "Pasaportat ilegale të lëshuara nga Qendra Koordinuese e Serbisë, i konsideron komunat brenda Kosovës si pjesë të juridiksionit të Serbisë, shkelje kjo e sovranitetit tonë dhe e papranueshme. Qeveria e Kosovës e fton BE-në që këto dokumente t'i trajtojë si të paligjshme ashtu siç trajton pjesën tjetër të dokumentacionit paralel”, shkroi Bislimi në një reagim.

Sipas tij, liberalizimi i vizave për Kosovën që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, nuk nënkupton që pjesëtarët e komunitetit serb do të mbesin pa liberalizim, sepse ata, mund të pajisjen me pasaporta të lëshuara nga Kosova. "Qeveria jonë tashmë ka vënë në praktikë një procedurë të përshpejtuar për pajisjen e të gjithë serbëve të Kosovës me pasaporta të Kosovës. Së fundmi, është parë dhe një interes i lartë e rritje të numrave të qytetarëve që janë pajisur me pasaporta të Kosovës”, shkroi Bislimi.

Shoqëria civile reagon me një letër tek Komisionerja e BE për Çështje të Brendshme

Reagime ka pasur edhe nga rrjetet e organizatave të shoqërisë civile shqiptare dhe serbe në Kosovë, të cilat kanë qëndrime të ndryshme lidhur me propozimin e KE-së për serbët që bartin pasaporta të Serbisë. Mbi 20 organizata të shoqërisë civile shqiptare të Kosovës, i dërguan një letër, Komisionares Evropiane për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, nga e cila kërkuan që  Komisioni Evropian të tërheqë propozimin. "Ky propozim do të sfidojë seriozisht përparimet në integrimin e qytetarëve serbë të Kosovës përmes pajisjes me dokumente të Kosovës dhe do t'i nxisë dhe inkurajojë strukturat kriminale që veprojnë në pjesën veriore të Kosovës që të vazhdojnë me kërcënime e kanosje të qytetarëve serbë të Kosovës që synojnë të integrohen në jetën shoqërore dhe politike të vendit”, thuhet në letër.

Argumente të kundërtë vijnë nga një letër publike e 15 organizatave joqeveritare serbe të Kosovës. Aty thuhet se "argumentet se heqja e regjimit të vizave për qytetarët serbë të Kosovës, që kanë pasaporta të Serbisë pengon integrimin e tyre në Kosovë, nuk qëndron”. "Nuk do të integrohen më shumë serbë të Kosovës nëse pajisen me pasaporta të Kosovës sesa numri i atyre që tashmë kanë nënshtetësi të Kosovës. Kjo rrjedh nga fakti se pasaporta nuk mund të merret pa letërnjoftim dhe vërtetim të shtetësisë, pra me fjalë të tjera, një person që merr një pasaportë të re tashmë ka shtetësinë dhe kështu është tashmë i integruar”, thuhet në reagimin e organizatave joqeveritare serbe.

Pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, kanë të drejtën e dy shtetësisë dhe mund të mbajnë pasaportë të Serbisë. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan dhe Evropë, i cili nuk ishte përfshirë në liberalizimin e vizave. Por me vendim të Komisionit Evropian dhe në pajtim me shtetet e zonës Shengen, nga 1 janar i vitit 2024 edhe qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen./DW

kosova ke

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën