LIVE UPDATES
Bota

"Jo të gjithë në vend janë të kënaqur me euron", DW: Cilat janë përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

BE-ja mendon se Bullgaria është e gatshme për euron dhe i hapi rrugën anëtarësimit të saj në eurozonë në vitin 2026. Por jo të gjithë janë të kënaqur në vend.

5 Qershor 2025, 08:01 Nga r.ll
"Jo të gjithë në vend janë të kënaqur me
foto ilustruese

BULLGARI- Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit të komisionit vitin e kaluar Bullgaria kishte bërë me sukses përpjekje për të ulur përqindjen e inflacionit nga mbi 9.5 përqind në rreth 2.7 përqind. Komisioni Evropian pret që deri në vitin 2026 inflacioni në Bullgari të bjerë në nivelin 1.8% .

Bullgaria plotëson kriteret e eurozonës

Sipas Bankës Qendrore Evropiane tani Bullgaria i plotëson kriteret për t'u bërë pjesë e eurozonës në katër fushat e kërkuara. Për t'u anëtarësuar në eurozonë një vend duhet të përmbushë disa kritere, në të cilat bëjnë pjesë stabiliteti i çmimeve, financat e shëndosha publike, ulja e inflacionit dhe kursi i qëndrueshëm i këmbimit. Inflacioni nuk duhet të dalë jashtë kontrollit në mënyrë që të ruhen vlera e parasë dhe fuqia  e saj blerëse.

Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2007. Vendi i fundit që u pranua në eurozonë më 1 janar 2023 ishte Kroacia.

Anëtarësimi në eurozonë i jep Bullgarisë akses në politikën monetare dhe mbështetjet financiare të Bankës Qendrore Evropiane, duke zvogëluar rrezikun e krizave monetare.

Përdorimi i euros ul normat e interesit për kreditë qeveritare dhe të biznesit dhe eliminon rrezikun e këmbimit valutor me vendet e eurozonës, duke rritur besimin e investitorëve. Po ashtu përdorimi i euros thjeshton transaksionet ndërkufitare, duke e bërë më të lehtë tregtinë dhe turizmin me vendet e tjera të BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti euron si "simbol të prekshëm të forcës dhe unitetit evropian”. Falë euros ekonomia bullgare do të bëhet më e fortë do të ketë më shumë tregti me partnerët e eurozonës, më investime të huaja direkte, qasje në financa, vende pune me cilësi të lartë dhe të ardhura reale.

Kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov tha se BE-ja konfirmoi përparimet që bërë vendi. "Një ditë e jashtëzakonshme. Një hap tjetër përpara në rrugën e Bullgarisë drejt euros... Kjo vjen pas vitesh të tëra reformash, angazhimi dhe harmonie me partnerët tanë evropianë", shkroi ai në një postim në X.

Jo të gjithë të kënaqur me euron

Nxitja për të adoptuar euron ka shkaktuar reagime të forta negative dhe protesta pjesërisht të dhunshme në Bullgari. Protesta janë zhvilluar në Sofje dhe qytete të tjera. Sondazhet e fundit tregojnë se gati gjysma e të anketuarve e kundërshtojnë bashkimin e Bullgarisë me eurozonën.

Partia opozitare pro-ruse "Vazrazhdane" ka organizuar disa demonstrata kundër anëtarësimit në eurozonë.

"Nëse Bullgaria i bashkohet eurozonës, do të jetë si të hipësh në Titanik", tha Nikolai Ivanov, dikur zyrtar i lartë tani në pension, gjatë një proteste të kohëve të fundit, duke reflektuar frikën se miratimi i euros mund të prekë kursimet dhe të dëmtojë ekonominë bullgare./DW

bullgari euro

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale