LIVE UPDATES
Bota

Jubileu i Baletit Kombëtar, me improvizime dhe pa shtëpi! Kush mban përgjegjësi për mungesën e një TOB në Prishtinë

Balerinët e rinj, mbajnë mend insistimet për shumë vite të profesorëve të tyre tek autoritetet e vendit për ndërtimin e një objekti të operës dhe baletit. Insistimet për një objekt të tillë kanë vazhduar edhe nga gjenerata e re e balerinëve, thotë balerina Behije Murtezi, e cila është pjesë e Baletit Kombëtar të Kosovës tash e rreth 20 vjet. Ajo flet me Radion Evropa e Lirë, duke buzëqeshur. Por, siç thotë ajo, kështu po përpiqet ta fshehë zhgënjimin se po i afrohet moshës, kur më nuk do të jetë efektive në skenë, pa shkelur mbi një skenë profesionale të baletit në vendin e saj. Por, kush mban barrën e fajit për mungesën e një Teatri të Operas dhe Baletit në Kosovë?

10 Tetor 2022, 07:16 Nga DOSJA
Jubileu i Baletit Kombëtar, me improvizime dhe pa shtëpi! Kush mban
Kërcime

KOSOVË- Mbështetur në parmakët e shkallëve të Sallës sportive “1 Tetori” në Prishtinë, Rrustem Bajrami, 70-vjeçar, vështron provat e fundit të Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës për shfaqjen “Halili dhe Hajria”. Atyre u janë bashkuar edhe balerinët e Trupës së Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës. Kjo vepër baleti luhet me muzikën e kompozitorit shqiptar, Tish Daija, dhe me koreografi të Panajot Kanaçit. Rrustemi, ende pa iu drejtuar mikrofonit të Radios Evropa e Lirë, me sy kah balerinët në skenë, pëshpëriti “e bukur, shumë bukur... por edhe zhgënjyese dhe dëshpëruese”.

Në vitin 1981, vetë Rrustemi kishte qenë në skenë, si balerin, duke e luajtur të njëjtën vepër. Me rivënien në skenë të kësaj vepre të baletit, nga koreografja Alisa Gjoni, të dielën në mbrëmje, më 9 tetor, Baleti Kombëtar i Kosovës shënon jubileun e 50-të të themelimit. Gjysmë shekulli më parë, Rrustemi nga Komuna e Pejës pasi që kishte përfunduar studimet për kërcimtar të baletit në Shkup, si 20-vjeçar, në vitin 1972 i ishte bashkuar Trupës së Baletit të Teatrit Krahinor të Kosovës, siç quhej asokohe kur ishte themeluar. Lëvizjet e balerinëve në skenën e improvizuar, të ngritur në mesin e sallës “1 Tetori”, Rrustemi i përcjellë me nostalgji, me krenari - sepse ishte pionier i Baletit të Kosovës, që u trashëgua nga shumë të rinj - por edhe me zhgënjim.

“Ah...zhgënjimi vjen vetë kur e sheh se nuk ka kushte, nuk ka përmirësim, nuk funksionon... Njeriu zhgënjehet kur nuk ka shtëpi. Kemi qenë pa shtëpi dhe kemi mbetur pa shtëpi. Kjo është papërgjegjësi e shtetit tonë. Qysh kur kemi ardhur ne, atëherë në kohën tonë (1972), flitej se do të ndërtohet një teatër (i Operës dhe Baletit). Shkuan 50 vjet dhe s’ka lëvizje fare”, tha Rrustemi.

Ai rikujton se kur u themelua Ansambli parë i Baletit të Kosovë, në vitin 1972, ushtrimet i zhvillonin në dhomat e objekteve të Bashkësive Lokale në Prishtinë, siç quheshin atëherë, në kushte të papërshtatshme për inskenimin e shfaqjeve. Por, megjithatë, sipas tij, sukseset nuk munguan dhe balerinët e Kosovës u bënë të njohur, jo vetëm në hapësirën e ish-Jugosllavisë, por edhe në Evropë dhe botë. Asokohe, trupa kishte 25 balerinë të rinj, prej të cilëve 19 burra dhe 6 gra. Më 1991, masat e dhunshme të ish-regjimit serb, i nxorën balerinët e Trupës së Baletit jashtë Teatrit.

Për herë të parë me orkestër “të gjallë”

Disa prej tyre u rikthyen në Teatër pas luftës së viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë. Në vitet 2001 dhe 2002 inskenuan dy shfaqje, bashkë me studentët e tyre. Por, siç thotë Rrustemi, “balerinët ishin plakur për të dridhur skenën”. Në vitin 2005 Trupa e Baletit u rifreskua me balerinët e rinj, të diplomuar në Degën e Baletit në Shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Që atëherë e deri më sot, Baleti Kombëtar i Kosovës ka inskenuar rreth 60 shfaqje premierë dhe ka luajtur mbi 500 repriza, në vend, rajon dhe në botë. Të gjitha këto, janë punuar në hapësirë të ngushtë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, i cili aktualisht është duke u rinovuar, thonë pjesëtarët e Trupës së Baletit.

Pavarësisht nga kjo, Luljeta Ademi, balerinë e kësaj trupe, thotë se është e emocionuar që do të jetë në skenë, me shfaqjen që shënon jubileun e Baletit të Kosovës. Për më shumë, sipas saj, kjo është hera e parë që shfaqja do të luhet me orkestër, siç e quan ajo, “të gjallë’ të Filharmonisë të Kosovës. Një gjë e tillë, sipas saj, ka qenë e pamundur më herët, për shkak të mungesës së hapësirës.

“Është hapësira, do të thotë objekti që ne nuk e kemi. Po ta kishim mbajtur edhe në Teatrin Kombëtar, nuk do të mund ta realizonim kështu, sepse nuk ka hapësirë për orkestër. Ky është improvizim, por të paktën, do të mund ta realizojmë shënimin e 50- vjetorit. Përndryshe, nuk e di se si do t’ia bënim”, tha Luljeta.

Për shkak të renovimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, por edhe në mungesë të një shtëpie rezidente të veten, Baleti Kombëtar i Kosovës aktualisht po i mban ushtrimet e rregullta në sallën e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” në Prishtinë, thotë drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi.

Për shënimin e jubileut të 50-të të Baletit Kombëtar të Kosovës, sipas tij, është dashur të improvizohet skena në një sallë sporti, ku ambienti, siç thotë ai, nuk është fare i përshtatshëm për shfaqje dhe aq më pak për shënim të një jubileu.

“Sigurisht që nuk është i përshtatshëm. Është rrethanë e imponuar. Ne kemi shpresuar dhe vazhdojmë të shpresojmë që do ta kemi një teatër të operës dhe baletit, i cili do të na ofronte kushte më të mira, hapësira më të gjera, salla më të mira, skenë më të mirë...Kjo gjë nuk ka ndodhur për 50 vjet. Nuk ka ndodhur as në këto vitet e pasluftës. Ka pasur premtime shumë, ka pasur nisma, ka pasur projektime, ka pasur ndarje fondesh për projektimin e kësaj ndërtese. Mirëpo, realiteti është se ne sot jemi pa ndërtesë”, thotë Kajtazi.

Ai shton se edhe vetë i takon gjeneratës së pasluftës të balerinëve të Kosovës, të diplomuar në vitin 2005, të cilët kishin lidhur hallkën e vazhdimësisë së ekzistencës së baletit në vend. Kjo, sipas tij, ishte bërë me mundin dhe sakrificën e gjeneratës së tij, por në veçanti të gjeneratës së parë, së cilës i takon edhe balerini Rrustem Bajrami dhe shumë të tjerë, të cilët ishin udhëhequr nga drejtori i mëparshëm i kësaj trupe, Ahmet Brahimaj, tashmë i ndjerë.

Balerinët e rinj, mbajnë mend insistimet për shumë vite të profesorëve të tyre tek autoritetet e vendit për ndërtimin e një objekti të operës dhe baletit. Insistimet për një objekt të tillë kanë vazhduar edhe nga gjenerata e re e balerinëve, thotë balerina Behije Murtezi, e cila është pjesë e Baletit Kombëtar të Kosovës tash e rreth 20 vjet. Ajo flet me Radion Evropa e Lirë, duke buzëqeshur. Por, siç thotë ajo, kështu po përpiqet ta fshehë zhgënjimin se po i afrohet moshës, kur më nuk do të jetë efektive në skenë, pa shkelur mbi një skenë profesionale të baletit në vendin e saj. Por, kush mban barrën e fajit për mungesën e një Teatri të Operas dhe Baletit në Kosovë?

“Fajet i kanë ata që vishen me kostume dhe kravata, që zgjidhen nga populli, që paguhen nga taksat tona dhe që dinë të flasin bukur para televizionit, por që punën nuk e kanë kryer siç është dashur. Dëshira ime, në këtë 50-vjetor, është që baleti të ketë një teatër të vetin. Shpresoj që nuk do të dalim në pension me dëshirën për të luajtur në një teatër profesional, por të krijohen kushtet për të gjithë artistët e Kosovës”, thotë Behija.

Saga e ndërtimi të një objekti

Për ndërtimin e një Shtëpie të Operës dhe Baletit kishte nisur të flitet që nga viti 2003, në rrethet e artistëve dhe drejtuesve institucionalë. Baleti Kombëtar i Kosovës është një nga institucionet kulturore që punon nën kupolën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në vitin 2006, kjo ide kishte dalë në publik, ndërkaq që ishte ndarë edhe një parcelë në Prishtinë, me qëllimin e ndërtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit. Në vitin 2009, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kishte nisur projektin për ndërtimin e Shtëpisë së Operës dhe Baletit. Po atë vit, ishte vënë gurthemeli i këtij objekti, por puna për ndërtimin e tij pati ngelur në themel. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndër vite kishte dështuar ta vazhdojë punën, qoftë për shkak të implikimeve buxhetore që parashihnin investim të 30 milionë eurove, qoftë për shkak të problemeve ligjore lidhur me pronësinë e parcelës ku ishin vendosur themelet e objektit.

Në vitin 2015, sërish kishte premtime për ndërtimin e Teatrit të Operës. Në shkurt të atij viti, zyrtarët e MKRS-së, thanë se “është çështje ditësh” dhe se në muajin mars do të niste projekti ideor, ndërkohë në muajin prill edhe puna praktike. Por, më pas, punë konkrete nuk pati.

Në fund të prillit të vitit 2022, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vendosur për vendndodhjen e një teatri të ri të mundshëm multifunksional, kryesisht për opera dhe balet. Në qershorin e sivjetmë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u ka thënë mediave vendore, së është “në procesin e shpalljes së thirrjes për projektimin e objektit të operas dhe baletit dhe do të vazhdojë ndërtimin e një objekti...”. Radio Evropa e Lirë, i është drejtuar MKRS-së, me pyetjet se “ a është kryer shpallja e thirrjes” për këtë projekt.

MKRS-ja, në një përgjigje me shkrim, thotë se “është çështje ditësh, kur do të bëhet publik konkursi për projektin në fjalë” dhe se “shtëpia e përhershme e baletit do të jetë Teatri i Operës dhe Baletit, një objekt modern, sipas parametrave dhe standardeve ndërkombëtare, që do të plotësojë kërkesat e artistëve dhe balerinëve”.

Marrë nga REL

rrustem bajrami

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje