Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Papa Françesku u ka ikur kritikave të drejtpërdrejta ndaj Rusisë, prej nisjes së luftës së saj në Ukrainë në shkurt, mirëpo ka folur më shpesh kundër vdekjeve dhe shkatërrimeve që sjell lufta.
SHBA- Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të mësojë nga historia, kur bëhet fjalë për luftën bërthamore, dhe të zgjedhë rrugën e paqes.
“Ne nuk mund të harrojmë rrezikun e luftës bërthamore që pati kërcënuar botën atëherë”, ka thënë ai në një meshë masive në Sheshin e Shën Petrit më 9 tetor, duke iu referuar periudhës së Luftës së Ftohtë në vitet 1960.
“Pse të mos mësojmë nga historia? Edhe atëherë ka pasur konflikte dhe tensione të mëdha, mirëpo është zgjedhur rruga e paqes”, ka thënë 85-vjeçari.
Papa Françesku u ka ikur kritikave të drejtpërdrejta ndaj Rusisë, prej nisjes së luftës së saj në Ukrainë në shkurt, mirëpo ka folur më shpesh kundër vdekjeve dhe shkatërrimeve që sjell lufta.
Kreu i Selisë së Shenjtë i ka bërë thirrje Evropës që të ketë mëshirë për migrantët që i ikin situatës së vështirë.
“Dëbimi i migrantëve është gjë skandaloze! Në fakt, dëbimi i migrantëve është gjë kriminale. I bën ata që të vdesin para nesh”, ka thënë ai.
“Deri më sot e kemi Mesdheun, varrezën më të madhe në botë. Dëbimi i migrantëve është gjë e neveritshme, është kriminale”.
Qindra mijëra migrantë kanë tentuar të kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut, në tentim e sipër për të kaluar në Evropë.
Rreth 25.000 njerëz kanë vdekur apo janë zhdukur në këtë rajon prej vitit 2014, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migrantë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
Ura Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të dielën Ukrainën se qëndron pas shpërthimit të fuqishëm që dëmtoi u...
Ura ku ndodhi shpërthimi UKRAINË- Çfarë dimë për atë që shkaktoi shpërthimin dramatik të së shtun&...
Joe Biden SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me kancelarin gjerm...
Foto Ilustruese TIRANË- Luftërat janë faktorë përcaktues në histori. Luftërat që shkojnë keq, dhe që sh&e...
UKRAINË- Kriza globale energjetike e shkaktuar nga sulmi rus ndaj Ukrainës po ndikon edhe tregun e makinave elektrike. Për shkak të rritjes ...
Iran GJERMANI- Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për t'u ndaluar hyrjen n...
Tregu Crackland BRAZIL- Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e drogës tani renditet ndër burimet kryesore të kokain&e...
Miçigan SHBA- Kisha katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Miçigan shënoi 50 vjetorin e themelimit të famu...
Igor Danchenko ALEXANDRIA, Virxhinia – Pesë vite pasi termi “dosja Steele” hyri në fjalorin politik, një analist që ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson s...