9 Tetor 2022, 19:16
Nga F.M
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan mund ta bindë Serbinë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për TRT Ëorld, Osmani kërkoi nga homologu turk që ta vizitojë Kosovën. Ajo shton se Erdogan ka një ndikim tek Vuçiç dhe sipas saj, kjo është rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor. Osmani tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por që Serbia nuk po i respekton marrëveshjevet e arritura.
“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiçi që ta bindë se rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet,”- ka thënë Osmani.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kosova kërkon që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por Serbia nuk pranon.
vjosa osmani
Bota
9 Tetor 2022, 17:51
I.A
Qyteti pas sulmit
UKRAINË- Më shumë se 200 shpëtimtarë janë në vendngjarje në vendin ku një raund sulmesh me r...
Bota
9 Tetor 2022, 17:47
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Ka qenë tetori i vitit 1962, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi i atëhershëm Sovjetik kanë qenë rreziksh&eu...
Bota
9 Tetor 2022, 17:46
I.A
Foto nga Brazili
BRAZIL- Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e drogës tani renditet ndër burimet kryesore të kokain&...
Bota
9 Tetor 2022, 17:41
I.A
Papa Françesku
VATIKAN- Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i ka bërë thirrje botës q&eum...
Bota
9 Tetor 2022, 17:16
Yevheniia Serheieva
BULLGARI- Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të furnizojnë me armë Ukrainën ...
Bota
9 Tetor 2022, 16:29
I.A
Oxana Malaya
UKRAINË- Historia e Oxana Malaya është një tregues mjaft i qartë se edukimi luan një rol më të...
Bota
9 Tetor 2022, 16:10
I.A
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku bëri një mbrojtje të pasionuar të emigrantëve të dielën, duke e quajt...
Bota
9 Tetor 2022, 16:09
Vladimir Putin
SHBA- Për dekada me radhë, Presidenti rus Vladimir Putin e paraqiti veten si garantues të stabilitetit në vendin e tij. ...
Bota
9 Tetor 2022, 16:01
I.A
Janet Yellen
SHBA- Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha se vendimi organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC+, p&eu...
Bota
9 Tetor 2022, 15:23
I.A
Te vraret
IRLANDË- Emrat e 10 personave të vrarë në një shpërthim në Creeslough, County Donegal të premten janë...