9 Tetor 2022, 17:41
Nga I.A
Papa Françesku
VATIKAN- Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të mësojë nga historia, kur bëhet fjalë për luftën bërthamore, dhe të zgjedhë rrugën e paqes.
“Ne nuk mund të harrojmë rrezikun e luftës bërthamore që pati kërcënuar botën atëherë”, ka thënë ai në një meshë masive në Sheshin e Shën Petrit më 9 tetor, duke iu referuar periudhës së Luftës së Ftohtë në vitet 1960.
“Pse të mos mësojmë nga historia? Edhe atëherë ka pasur konflikte dhe tensione të mëdha, mirëpo është zgjedhur rruga e paqes”, ka thënë 85-vjeçari.
Papa Françesku u ka ikur kritikave të drejtpërdrejta ndaj Rusisë, prej nisjes së luftës së saj në Ukrainë në shkurt, mirëpo ka folur më shpesh kundër vdekjeve dhe shkatërrimeve që sjell lufta. Kreu i Selisë së Shenjtë i ka bërë thirrje Evropës që të ketë mëshirë për migrantët që i ikin situatës së vështirë.
“Dëbimi i migrantëve është gjë skandaloze! Në fakt, dëbimi i migrantëve është gjë kriminale. I bën ata që të vdesin para nesh”, ka thënë ai.
“Deri më sot e kemi Mesdheun, varrezën më të madhe në botë. Dëbimi i migrantëve është gjë e neveritshme, është kriminale”.
Qindra mijëra migrantë kanë tentuar të kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut, në tentim e sipër për të kaluar në Evropë. Rreth 25.000 njerëz kanë vdekur apo janë zhdukur në këtë rajon prej vitit 2014, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migrantë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
papa françesku
Bota
9 Tetor 2022, 17:16
Yevheniia Serheieva
BULLGARI- Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të furnizojnë me armë Ukrainën ...
Bota
9 Tetor 2022, 16:29
I.A
Oxana Malaya
UKRAINË- Historia e Oxana Malaya është një tregues mjaft i qartë se edukimi luan një rol më të...
Bota
9 Tetor 2022, 16:10
I.A
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku bëri një mbrojtje të pasionuar të emigrantëve të dielën, duke e quajt...
Bota
9 Tetor 2022, 16:09
Vladimir Putin
SHBA- Për dekada me radhë, Presidenti rus Vladimir Putin e paraqiti veten si garantues të stabilitetit në vendin e tij. ...
Bota
9 Tetor 2022, 16:01
I.A
Janet Yellen
SHBA- Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha se vendimi organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC+, p&eu...
Bota
9 Tetor 2022, 15:23
I.A
Te vraret
IRLANDË- Emrat e 10 personave të vrarë në një shpërthim në Creeslough, County Donegal të premten janë...
Bota
9 Tetor 2022, 15:13
I.A
Foto Ilustruese
KINË- Ekonomia e Kinës po ec së fundi me ritëm më të ngadalshëm, teksa po adaptohet me strategjinë ...
Bota
9 Tetor 2022, 15:09
I.A
Ura e shperthyer
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të forcuar sigurinë përgjatë urës kyçe...
Bota
9 Tetor 2022, 14:59
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komentuar sulmin e djeshëm në urën që lidh Krimen me Rusin&e...
Bota
9 Tetor 2022, 14:50
A.B
Shurupi
GANIA- Policia në Gambia ka nisur një hetim për vdekjen e 66 fëmijëve, të cilëvë iu është dh...