9 Tetor 2022, 21:17
Nga DOSJA
Iran
GJERMANI- Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për t'u ndaluar hyrjen në vendet e bllokut, si dhe ngrirje të pronave, atyre që janë përgjegjës për shtypjen brutale të protestave antiqeveritarë në Iran.
Protestat më të qëndrueshme ndër vite kundër teokracisë së Iranit kanë hyrë tashmë në javën e katërt të tyre. Ato shpërthyen më 17 shtator, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, një vajze kurde, e cila vdiq në paraburgim. Mahsa Amini u arrestua nga e ashtuquajtura policia e moralit, nën dyshimet se kishte shkelur kodet e rrepta islame për veshjen e grave e vajzave.
Protestat janë përhapur tashmë në të gjithë vendin dhe po përballën me një goditje të ashpër, që sipas vlerësimeve ka shkaktuar dhjetëra të vrarë e qindra të arrestuar.
"Ata që rrahin gratë dhe vajzat në rrugë, e ndalojnë në mënyrë arbritrare ata që veçse kërkojnë të jetojnë të lirë duke i dënuar me vdekje, qëndrojnë në anën e gabuar të historisë", citohet të ketë thënë ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock për gazetën 'Bild am Sonntag'.
“Ne do të bëjmë të mundur që BE-ja t'u ndalojë hyrjen atyre që janë përgjegjës për këtë shtypje brutale e të ngrijë pronat e tyre në BE”, shtoi ajo. "U themi njerëzve në Iran: Ne qëndrojmë dhe mbetemi pranë jush".
Por zonja Baerbock nuk përmendi ndonjë individ apo organizatë specifike që Gjermania kërkon të ndëshkohet përmes sanksionesh.
Të enjten, ligjvënësit e BE-së miratuan një rezolutë ku kërkohej vendosja e sanksioneve kundër përgjegjësve për vdekjen e Mahsa Aminit dhe për shtypjen e dhunshme të protestave.
Marrë nga VOA
iran gjermani protesta ne iran
Bota
9 Tetor 2022, 21:05
Tregu Crackland
BRAZIL- Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e drogës tani renditet ndër burimet kryesore të kokain&e...
Bota
9 Tetor 2022, 21:03
Miçigan
SHBA- Kisha katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Miçigan shënoi 50 vjetorin e themelimit të famu...
Bota
9 Tetor 2022, 21:00
Igor Danchenko
ALEXANDRIA, Virxhinia – Pesë vite pasi termi “dosja Steele” hyri në fjalorin politik, një analist që ...
Bota
9 Tetor 2022, 19:16
F.M
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson s...
Bota
9 Tetor 2022, 17:51
I.A
Qyteti pas sulmit
UKRAINË- Më shumë se 200 shpëtimtarë janë në vendngjarje në vendin ku një raund sulmesh me r...
Bota
9 Tetor 2022, 17:47
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Ka qenë tetori i vitit 1962, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi i atëhershëm Sovjetik kanë qenë rreziksh&eu...
Bota
9 Tetor 2022, 17:46
I.A
Foto nga Brazili
BRAZIL- Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e drogës tani renditet ndër burimet kryesore të kokain&...
Bota
9 Tetor 2022, 17:41
I.A
Papa Françesku
VATIKAN- Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i ka bërë thirrje botës q&eum...
Bota
9 Tetor 2022, 17:16
Yevheniia Serheieva
BULLGARI- Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të furnizojnë me armë Ukrainën ...
Bota
9 Tetor 2022, 16:29
I.A
Oxana Malaya
UKRAINË- Historia e Oxana Malaya është një tregues mjaft i qartë se edukimi luan një rol më të...