LIVE UPDATES
Bota

Kalvari 16-vjeçar për pronësinë midis Manastirit të Deçanit dhe qeverisë së Kosovës

Më 20 maj 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të Manastirit të Deçanit, por ai nuk është zbatuar, ndonëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha palët.

20 Maj 2022, 13:35 Nga DOSJA
Kalvari 16-vjeçar për pronësinë midis Manastirit të
Manastiri i Decanit

KOSOVË- Kontesti gjyqësor rreth çështjes se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit mesjetar të Deçanit, ka zgjatur 16 vjet.

Më 20 maj 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të Manastirit të Deçanit, por ai nuk është zbatuar, ndonëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha palët.

Tash e disa vite, bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ta lejojnë Manastirin që ta regjistrojë tokën në kadastër.

Manastiri i Deçanit ka edhe një kontest me autoritetet lokale në Deçan, e që ka të bëjë me ndërtimin e rrugës kryesore Deçan – Plavë.

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge po zhvillohen përmes zonës së mbrojtur të Manastirit dhe ato janë ndërprerë disa herë, me kërkesë të Qeverisë së Kosovës ose bashkësisë ndërkombëtare.

20 MAJ 2016 -Gjykata Kushtetuese e Kosovës sjell vendimin që Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll. Ajo e refuzon vendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të vitit 2015, për kthimin e lëndës në Gjykatën Themelore në Deçan. Gjykata Kushtetuese përcakton gjithashtu se vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë nga viti 2012, i cili vërtetonte të drejtën e pronësisë së Manastirit mbi tokën në kontest, është “res judicata” (aktvendim i plotfuqishëm).

21 MAJ 2016-Kompanitë shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” i parashtrojnë kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e “ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, përkatësisht për “anulimin” dhe “revokimin” e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll. Ato pretendojnë se vendimi është “i paligjshëm dhe antikushtetues”.

20 QERSHOR 2016 -Historianët dhe autoritetet lokale në Deçan mbajnë protesta kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konfirmoi se Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll. Ata konsiderojnë se prona u takon kompanive shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, se ajo nuk ka qenë asnjëherë e Manastirit dhe se Gjykata Kushtetuese e legalizoi vendimin e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1997, kur vendosi t’ia dhurojë pronën Manastirit. Njëkohësisht, Kisha Ortodokse Serbe ka shfaqur shpresën se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet.

31 TETOR 2016 – Gjykata Kushtetuese e Kosovës nxjerr “Vendimin për papranueshmëri” lidhur me kërkesat për vlerësimin e “ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, të cilat janë dorëzuar nga kompanitë shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”. Gjykata Kushtetuese thekson se “një veprim i tillë juridik nuk lejohet apo autorizohet në asnjë mënyrë, me asnjë dispozitë të Kushtetutës, Ligjit apo Rregullores së Punës”. Konstatohet se Gjykata Kushtetuese nuk mund të vlerësojë, shfuqizojë, rishikojë dhe revokojë vendimet e saj përfundimtare.

20 PRILL 2017 – Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin se pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën e Manastirit të Deçanit nuk po zbatohet. Në anën tjetër, Shoqata e Historianëve të Kosovës, dega në Deçan, i jep ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri më 21 prill të përfshihet në zgjidhjen e kësaj çështjeje, në të kundërtën, në shenjë të pakënaqësisë me punën e institucioneve vendore, do të bllokojë rrugën që çon në Manastir. Qeveria e Kosovës porosit që vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet dhe se nuk ka kthim prapa.

26 MAJ 2018 – Vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, të cilat kanë nisur në vitin 2014 dhe që zhvillohen në afërsi të Manastirit të Deçanit. Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton ndërtimin e kësaj rruge, sepse “ajo kërcënon një nga monumentet më të rëndësishme të UNESCO-s në Ballkan – Manastirin e Deçanit”. Rruga Deçan – Plavë kalon nëpër një zonë që mbrohet me ligj që nga viti 2008, me qëllim mbrojtjen e manastireve, kishave dhe objekteve tjera fetare ortodokse serbe në Kosovë.

27 MAJ 2018 -Me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, autoritetet e Kosovës i pezullojnë punimet për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, përmes zonës së mbrojtur afër Manastirit të Deçanit.

14 GUSHT 2020 – Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, gjë që kundërshtohet ashpër nga Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë.

16 GUSHT 2020 -Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kërkon që të ndalen punimet për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, të cilat ndikojnë në veçanti në zonën e Manastirit të Deçanit. Të njëjtën ditë, komandanti i misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjenerali Micele Risi, viziton zonën e mbrojtur rreth Manastirit të Deçanit. Ai bisedon me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe me igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, për gjetjen e zgjidhjes për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë.

12 NËNTOR 2020 -Këshilli për zbatim dhe mbikëqyrje, i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Kishës Ortodokse Serbe dhe bashkësisë ndërkombëtare, miraton një marrëveshje për ndërtimin e një “bypass-i” (anashkalimi) rreth zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit, me çka edhe zgjidhet kontesti rreth ndërtimit të rrugës magjistrale në relacionin Deçan – Plavë.

19 MAJ 2021 -Në një komunikatë të përbashkët për media, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë (vendet e Quint-it) kërkojnë nga Qeveria e re e Kosovës që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, sipas të cilit, 24 hektarë tokë i përkasin Manastirit të Deçanit.

20 MAJ 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën thirrje për dialog me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Në letrën dërguar igumenit të Manastirit të Deçanit, ai shpreh dëshirën për ta vizituar Manastirin. Nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe thonë se bisedimet do të mund të zhvillohen vetëm kur të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2016, sipas të cilit, 24 hektarë tokë i takojnë Manastirit të Deçanit.

24 SHTATOR 2021 -Gjykata Kushtetuese e Kosovës nxjerr “Vendim për mosekzekutim të aktgjykimit”, ku thuhet se vendimi i saj i vitit 2016 nuk është ekzekutuar. Bëhet fjalë për vendimin që Manastiri i Deçanit është pronar i mbi 24 hektarëve tokë dhe pyll. Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese thekson se nuk ka juridiksion të vlerësojë përgjegjësinë për mosekzekutimin e një vendimi të Gjykatës nga organet përgjegjëse, por që një vlerësim i tillë i takon Prokurorit të Shtetit, në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

31 TETOR 2021 -Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Crammon, thotë se “toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i një shoqërie multietnike”. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ajo i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse “sundimi i ligjit nënkupton trajtimin e barabartë të të gjithëve”.

1 NËNTOR 2021 – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shkruan në llogarinë e tij në Twitter se pajtohet plotësisht me deklaratën se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2016 është duke u vonuar. “Zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara”, shkruan Rohde, duke u përgjigjur në deklaratën e publikuar nga Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

1 NËNTOR 2021 – Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në Graçanicë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, në afërsi të Prishtinës, thotë se Kisha Ortodokse Serbe pret që autoritetet e Kosovës ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, që konfirmon pronësinë e 24 hektarëve tokë dhe pyll për Manastirin e Deçanit./REL/

Sondazh

Poll
Bota 20 Maj 2022, 11:04

Joe Biden nis turin 6-ditor në Azi

Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shpreson të përdorë vizitën e tij në Azi për të konfirmuar besimin e tij ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje