LIVE UPDATES
Bota

Kamerat kineze në zonat ushtarake në Rumani nxisin shqetësime për sigurinë

Kamerat ishin prodhuar nga Hikvision, një kompani kineze që është pjesërisht nën pronësi shtetërore dhe e cila dyshohet se ka lidhje me ushtrinë kineze. Pajisjet e kësaj kompanie janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe, për shkak të brishtësisë të të dhënave dhe të sigurisë.

10 Mars 2024, 09:34 Nga r.ll
Kamerat kineze në zonat ushtarake në Rumani nxisin shqetësime
kamerat kineze

RUMANI- Një blerje e rëndomtë e kamerave të vëzhgimit, të prodhuara në Kinë, nga ushtria rumune më 16 janar, mund të shkaktojë telashe shumë të mëdha për sigurinë kombëtare të Rumanisë.

Një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes të Hungarisë i porositi për më pak se 1.000 dollarë një ndërprerës me tetë porte dhe dy kamera të vëzhgimit për rrjetin e sigurisë në një bazë ushtarake në fshatin e qetë jugor, Deveselu, në të cilin NATO-ja e ka vendosur sistemin e vet mbrojtës raketor, Aegis Ashore.

Kamerat ishin prodhuar nga Hikvision, një kompani kineze që është pjesërisht nën pronësi shtetërore dhe e cila dyshohet se ka lidhje me ushtrinë kineze. Pajisjet e kësaj kompanie janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe, për shkak të brishtësisë të të dhënave dhe të sigurisë.

Derisa nuk ka dëshmi për ndonjë shkelje për shkak të këtyre kamerave në Deveselu, një hulumtim njëmujor i Shërbimit rumun të Radios Evropa e Lirë (REL), tregon se pajisjet e vëzhgimit të prodhuara nga Hikvision dhe Dahua – një tjetër kompani që është pjesërisht nën pronësinë e Qeverisë kineze – përdoren nga së paku 28 objekte ushtarake në gjithë vendin.

Pajisjet përdoren edhe nga qindra institucione të tjera publike që janë të përfshira në sigurinë kombëtare. Përdorimi i pajisjeve të Hikvisionit dhe Dahuas është i ndaluar në SHBA, Britani dhe në disa vende të tjera të NATO-s, por jo edhe në Rumani.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë dhe institucionet e tjera të vendit që i përdorin ato kamera, thanë për REL-in se ato nuk janë të lidhura me internet dhe se kanë protokolle të rrepta të sigurisë. Por, ekspertët thonë se përdorimi i tyre në Rumani ngre pyetje vendimtare për sigurinë kombëtare dhe për kompromisin e mundshëm me të dhënat e ndjeshme.

Brishtësitë në firm ka mundësi t’ua mundësojë shteteve dhe grupeve joshtetërore të kenë qasje nga larg, të kenë kontroll në kamera, të kenë qasje në të dhëna dhe të kryejnë sulme ndaj rrjetit. Derisa këto shqetësime nuk janë të zakonshme për Hikvisionin dhe Dahuan, dyshimet se si ato i ruajnë të dhënat dhe lidhjet e tyre me Qeverinë kineze, i bëjnë të rrezikshme të dyja këto kompani.

“Rreziku vazhdon të ekzistojë, edhe nëse diçka nuk është e lidhur me internet”, tha për REL-in Conor Healy, drejtor i hulumtimit qeveritar në IPVM, një kompani hulumtuese e vëzhgimeve industriale.

“Ka shembuj të sistemeve të kamerave të mbyllua që janë hakuar përmes sistemeve të tjera të lidhura me internet”, tha ai.

Hikvisioni dhe Dahua e kanë mohuar se lidhjet që i kanë me shtetin kinez i bëjnë ato kompani të rrezikshme për sigurinë.

Dahua nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment, ndërsa Hikvision tha se një pjesë e madhe e mjeteve të saj shiten nga distributorë të palës së tretë dhe se kompania nuk mund të ketë qasje në kamerat e veta pasi t’ua ketë shitur myshterinjve.

“Kamerat e Hikvisionit janë në përputhje me ligjet dhe rregullat e zbatueshme në Rumani dhe në BE dhe u nënshtrohen kushteve të rrepta të sigurisë”, tha Hikvision për REL-in.

Nuk ka ndonjë ndalesë specifike në Rumani kundër blerjes së pajisjeve të Hikvisionit dhe Dahuas, edhe pse politikanët si Catalin Tentia, deputet rumun dhe kritik i përdorimit të këtyre kompanive nga shërbimet rumune të sigurisë, thotë se ka bazë ligjore për t’i ndaluar ato, por ajo nuk është zbatuar plotësisht.

Tenita tha për REL-in se legjislacioni ekzistues “mund ta hapë mundësinë për t’i rrëzuar ofertat të cilat nuk i përmbushin standardet e sigurisë, por Qeveria ka vendosur të mos e aplikojë këtë për Hikvisionin dhe Dahuan, edhe pse partnerët, si SHBA, kanë vendosur precedent”.

Sytë nga Deveselu

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se, për shkak se pajisjet janë në sisteme të mbyllura dhe nuk janë të lidhura me internet, askush nuk mund të depërtojë brenda tyre nga jashtë dhe se ato punojnë vetëm në rrjete të brendshme të sigurta.

“Të gjitha sistemet e video-vëzhgimit të instaluara në njësi ushtarake, përfshirë harduerin, kamerat dhe pajiset e rrjetit dhe të ruajtjes së të dhënave, kalojnë nëpër testime dhe vlerësime të rrepta dhe nëpër procedura të aprovimit”, tha një zëdhënës i kësaj ministrie për REL-in.

Ndërkohë, një zyrtar i NATO-s i tha REL-it në një përgjigje për shqetësimet e përdorimit të Hikvisionit dhe Dahuas se aleanca ushtarake aplikon “masa të forta për të garantuar sigurinë e stafit dhe objekteve tona nëpër zonën Euroatlantike”.

Aleanca nuk ka urdhëruar ndonjë ndalesë zyrtare kundër përdorimit të pajisjeve të vendeve të treta, por sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi në shtator 2023 kundër përdorimit të teknologjisë kineze në infrastruktura kritike.

Derisa Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë ngul këmbë se mbajtja shkyçur nga interneti e pajisjes do t’i largojë rreziqet e sigurisë, një situatë e ngjashme në Shtetet e Bashkuara mjaftoi për ta ndaluar përdorimin e Hikvisionit në këtë vend. Në vitin 2018, një bazë ushtarake në Mizuri i largoi kamerat në rrjetet e mbyllura të kësaj kompanie, si masë parandaluese.

Një vit më vonë, ligjvënësit amerikanë e futën Hikvisionin në listën e sanksioneve, duke mos i lejuar kompanitë amerikane të shesin pajisje të saj, për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe çështjeve të të drejtave të njeriut, pasi kjo kompani kishte ndërtuar teknologji të veçanta për t’i vëzhguar dhe për t’i gjurmuar ujgurët dhe minoritetet e tjera në Provincën Xinjiang në Kinë.

Dahua, Hikvisioni përhapen në Rumani

Rumania është tregu më i madh në BE për pajisjet e Hikvisionit, por as Hikvisioni e as Dahua nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në prokurimet publike. Firmat vendore të sigurisë veprojnë si ndërmjetësuese për to, duke i siguruar dhe shpërndarë teknologjitë e tyre në institucionet publike të vendit.

Hulumtimi i REL-it tregon se përdorimi i pajisjeve të këtyre kompanive është shumë i madh në nivele lokale dhe kombëtare të Policisë rumune, nga Inspektorati i Përgjithshëm për Situata Emergjente, nga policia kufitare, dhe nga xhandarmeria e vendit.

Regjistrat e prokurimit, që REL-i i ka parë, tregojnë po ashtu se pajiset e Hikvisionit dhe Dahuas përdoren gjithandej në gjykata, universitete në gjithë Rumaninë dhe në Parlamentin kombëtar në Budapest.

Policia rumune, Inspektorati i Përgjithshëm për Situata Emergjente, policia kufitare, dhe xhandarmeria e vendit thanë për REL-in se pajisjet e Hikvisionit dhe të Dahuas janë blerë ligjërisht në përputhje me legjislacionin kombëtar për prokurim publik dhe se ato “i plotësojnë në tërësi specifikat e kërkuara teknike”.

REL-i gjithashtu gjeti se edhe zyrat qendrore të shërbimit inteligjent të Rumanisë në qytetin verilindor, Iasi, në afërsi të kufirit me Moldavinë, përdorin pajisje të Hikvisionit dhe Dahuas.

Marian Ghenescu, specialit i sistemeve të videove dhe inxhinier i sistemeve të sigurisë në Softrust Vision Analytics, kompani rumune e specializuar për sigurinë e sistemeve të video-vëzhgimeve, tha për REL-in se mbajtja e rrjeteve shkyçur dhe mirëmbajtja e rregullt e sigurisë kibernetike, mund ta kufizojë çdo brishtësi të mundshme.

Ai thotë se në Ruamani, Hikvisioni dhe Dahua përzgjidhen shpesh, sepse ato janë mundësia më e përballueshme për institucionet lokale me buxhet ekonomik dhe se ato mund të mos instalohen gjithmonë në mënyrën më të sigurt të mundshme.

Alexandru Anghelus, ekspert i sigurisë kibernetike, tha për REL-in se të gjitha pajisjet e vëzhgimit përbëjnë rrezik për sigurinë, jo vetëm ato të markës kineze.

Ndërkohë, në Rumani disa ligjvënës po bëjnë thirrje për hetim të mëtejmë.

Adrian Trifan, senator i cili shërben si nënkryetar i Komisionit për Komunikim, Teknologji Informative dhe Inteligjencë Artificiale, thotë e dëshiron largimin e kamerave nga Parlamenti dhe dëshiron të dijë pse pajisjet e Hikvisionit dhe Dahuas po përdoren kaq shumë në vende të sigurisë nacionale.

“Kjo është diçka serioze që duhet të sqarohet menjëherë nga institucionet relevante. Dhe, duhet të sqarohet si i kaluan këto blerjen procedurat [në Këshillin Suprem të Mbrojtjes Nacionale të Rumanisë]”, tha ai.

Marrë nga REL.

rumani kamera kineze

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje