LIVE UPDATES
Bota

Kampet elektorale përpiqen të mobilizojnë votuesit e pavendosur në shtetin Xhorxhia

Votimi i hershëm për zgjedhjet presidenciale fillon në Xhorxhia në 15 tetor.

27 Shtator 2024, 20:28 Nga E. D
Kampet elektorale përpiqen të mobilizojnë votuesit e pavendosur
foto ilustruese

SHBA- Xhorxhia është një ndër shtatë shtetet e pavendosura që mendohet se do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve amerikane të këtij viti dhe të dyja kampet elektorale po punojnë për të mobilizuar votuesit në këtë shtet. Votimi i hershëm për zgjedhjet presidenciale fillon në Xhorxhia në 15 tetor. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, anketimet tregojnë një përballje me rezultat të ngushtë mes Nënpresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump.

Guvernatori i Xhorxhias Brian Kemp dhe kandidati për nënpresident JD Vance u shfaqën së bashku rishtazi në një aktivitet publik, duke demonstruar kështu unitetin e Partisë Republikane, pas disa vitesh mosmarrëveshjesh mes zotit Kemp dhe ish-Presidentit Donald Trump.

“Dëshirojmë një fillim të ri”, thotë Dorothy Harpe, votuese në Xhorxhia.

Ajo nuk është e shqetësuar për mosmarrëveshjen e ish-Presidentit Trump me guvernatorin Kemp në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020, për të cilat zoti Trump pretendon se i fitoi. Ajo është më e shqetësuar për ekonominë.

“Kishim çmime më të ulëta për ushqime, karburant, energji. Gjithçka ishte më mirë nën administratën Trump”, thotë zonja Harpe.

Ky është një mesazh që zonja Harpe e shpërndan në mbarë komunitetin e saj, duke i inkurajuar njerëzit të votojnë.

“Janë edhe shumë të rinj që thonë se do të votojnë për Trump-in”, thotë ajo.

Në zgjedhjet e vitit 2020, Joe Biden fitoi në Xhorxhia me një diferencë prej vetëm rreth 11 mijë votash më shumë, nga një total prej 5 milionë votash. I ndërgjegjshëm për këtë, guvernatori republikan i bëri thirrje audiencës, përshirë zonjës Harpe, që të votojnë.

“Nuk mund të marrim asgjë për të mirëqenë. Nuk mund ta ulim ritmin tani”, tha guvernatori Kemp.

“Xhorxhia është sërish e rëndësishme”, thotë kryebashkiaku i Atlantas, Andre Dickens.

Kryebashkiaku Dickens, i Partisë Demokrate, thotë se anketimet flasin për një tjetër garë të ngushtë mes ish-Presidentit Trump dhe Nënpresidentes Kamala Harris.

“Njerëzit nganjëherë dekurajohen nga mendimi se vota e tyre nuk vlen, por duhet të dalim në terren dhe të sigurohemi që secili e di se vota e tij ka rëndësi”, thotë zoti Dickens.

“Çdo votë ka rëndësi”, thotë Elijah Grace, aktivist me organizatën “New Georgia Action Fund”.

Aktivistët shkojnë derë më derë për të nxitur regjistrimin e votuesve.

“Punojmë në veçanti me votuesit me ngjyrë në mbarë shtetin, për t’u siguruar që kanë burimet që iu nevojiten për të hedhur votën e tyre”, thotë zoti Grace.

Një studim i Qendrës Kërkimore Pew në vitin 2020 tregoi se afrikano-amerikanët me të drejtë vote në Xhorxhia përbënin një të tretën e elektoratit total të këtij shteti. Anketimet në vitin 2020 treguan se 88% e votuesve afrikano-amerikanë zgjodhën Presidentin Biden. Por, anketimet e fundit tregojnë se demokratët po humbasin terren në këtë garë të ngushtë.

"Të dyja palët e kuptojnë se fitorja kalon nga Xhorxhia", thotë zoti Grace.

Kur gara bëhej mes kandidatëve Biden dhe Trump, zoti Grace vuri re një mungesë entuziazmi mes votuesve të mundshëm.

Që kur ndryshuan kandidatët demokratë, kemi parë një rritje të fortë në mbështetjen për Nënpresidenten Kamala Harris”, thotë ai.

“Ajo bashkon çështjet racore dhe gjinore”, thotë Bernice King, nga “Qendra King”.

Bernice King, vajza e udhëheqësit për të drejtat civile Martin Luther King Jr., beson se zonja Harris arrin të tërheqë votuesit që më parë mendonin të mos angazhoheshin.

Sinqerisht, duke folur thjesht si grua, mendoj se ky është një sezon kur shohim më shumë gra që shfaqen në role kyçe udhëheqëse”, thotë zonja King.

Janë cilësitë udhëheqëse që e motivojnë zonjën Harpe të mbështesë ish-Presidentin Trump dhe ajo po punon që t’i bashkohen edhe të tjerë, ndërsa republikanët fokusohen tek inflacioni dhe shqetësimet për koston e jetesës.

Jam zotuar të sjell në qendrat e votimit shumë të njohur të mi. U them, nëse nuk keni një mënyrë për të shkuar atje, do t'ju çoj unë", thotë zonja Harpe.

Qendrat e votimit hapen në Xhorxhia për votim të hershëm më 15 tetor./VOA

presidencialet ne shba

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje