All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kërcënimet nga Kina e Koreja e Veriut, SHBA dhe Japonia stërvitje të përbashkët ushtarake

Ato do të zgjasin deri më 19 nëntor. Rreth 26 mijë japonezë dhe rreth 10 mijë trupa amerikane, së bashku me 30 anije dhe 370 avionë nga të dyja palët, do të marrin pjesë në këto stërvitje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Japonisë.

10 Nëntor 2022, 13:58 Nga DOSJA
Kërcënimet nga Kina e Koreja e Veriut, SHBA dhe Japonia stërvitje
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia nisën stërvitje ushtarake të përbashkëta të enjten, në pjesën jugore të Japonisë, si tentim për rritjen e gatishmërisë shkaku i veprimeve të Kinës dhe intensifikimit të lëshimeve të raketave nga Koreja e Veriut.

Stërvitjet "Keen Sword", që zhvillohen çdo dy vjet, nisën në një bazë ajrore japoneze dhe, deri tash, u mbajtën në disa vende përreth Japonisë. Ato do të zgjasin deri më 19 nëntor. Rreth 26 mijë japonezë dhe rreth 10 mijë trupa amerikane, së bashku me 30 anije dhe 370 avionë nga të dyja palët, do të marrin pjesë në këto stërvitje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Japonisë. Australia, Bahreini dhe Kanadaja do t’u bashkohen disa pjesëve të ushtrimeve, sipas kësaj ministrie.

Stërvitjet e përbashkëta fushore janë planifikuar të zhvillohen në disa ishuj të largët në jugperëndim të Japonisë, si: Tokunoshima, Amami dhe Tsutarajima. Japonia po i shton kapacitetet mbrojtëse në rajon, mes tensioneve në ngritje me Kinën.

Kina i ka përforcuar pretendimet e saj për pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore duke ndërtuar ishuj artificialë të pajisur me instalime ushtarake dhe fusha ajrore. Pekini ka pretendime edhe për një varg ishujsh që kontrollohen nga Japonia në Detin e Kinës Lindore dhe ka rritur kërcënimet ushtarake ndaj Tajvanit të vetëqeverisur, për të cilin thotë se është pjesë e Kinës që do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme.

Stërvitjet e përbashkëta po bëhen, gjithashtu, pas intensifikimit të lansimit të raketave nga Koreja e Veriut - më shumë se 30 sosh vetëm këtë vit - duke përfshirë një të mërkurën që ra në detin midis Gadishullit Korean dhe Japonisë. Muajin e kaluar, një raketë balistike ndërkontinentale kaloi mbi Japoninë veriore.

Kryeministri Fumio Kishida, duke përmendur përkeqësimin e sigurisë në rajon, është zotuar të rrisë kapacitetet ushtarake japoneze dhe potencialisht të lejojë ndërtimin e kapaciteteve për sulme parandaluese nga larg ndaj vendlëshimeve armike të raketave. Këto plane pritet të jenë pjesë e strategjisë së sigurisë kombëtare, që është duke u rishikuar, dhe e udhëzimeve afatmesme dhe afatgjata për mbrojtje këtë vit.

Zhvillimi i kapaciteteve të sulmit përbën një ndryshim të madh në parimin e Japonisë që ka princip vetëm vetëmbrojtjen. Por, Japonia ka përforcuar me shpejtësi rolin dhe kapacitetet e ushtrisë së saj gjatë dekadës së fundit për të punuar më ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë në rajon dhe Evropë.

Stërvitjet si "Keen Sword" u ofrojnë forcave japoneze dhe amerikane "mundësi për t'u stërvitur së bashku në një sërë fushash misioni në skenarë realistë për të rritur gatishmërinë, ndërveprimin dhe për të arritur një parandalim kredibil", u thuhej në një deklaratë të forcave të SHBA-së të enjten.

Marrë nga REL

shba dhe japonia stërvitje ushtarake

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet